Home » Lajme, Rajonale » Rilindë Levizja Came

Rilindë Levizja Came

Sot eshte shpallur zyrtarisht Levizja Came, nje organizem I ri I komunitetit tone qe synon rilindjen e levizjes came per te rimarre te drejtat tona te humbura. Dhjetra delegate nga I gjithe vendi, qytete dhe fshatrat ku jetojne vellezerit tane morren pjese ne ceremonine e shpalljes ne ambjentet e hotel Rogner. Ne fjalen e tij, zoti Artur Dojaka, drejtues I levizjes shpalli qellimet e aferta dhe te largeta te komunitetit cam.

Ai deklaroi se:

Të nderuar miq, pjesëmarrës dhe të ftuar,

Vëllezër dhe motra të komunitetit Cam,

Duke ndjer që Cështja Came deri tashme ka ngelur në nivelin e retorikës,

Duke parë që rezultatet e prekshme dhe të dukshme për të gjithë mungojnë,

Duke u ndjerë të papërfaqësuar, duke mos pasur një zë që të flasi në emrin
e komuniteti tonë,

Duke mos pasur mundesi për shkak se pa aftesisa e

 tyre organizative dhe strukturore e ka bërë të pamundur bashkëpunimin tonë
të deritanishëm,

Duke ndjer që Cështja Came po sfumohet në negociata vendesh pune dhe
influence, tarafe familjare dhe nepotike,

Duke mos gjetur llogjik bashkepunimi mes përpjekjeve për Camerinë tonë, dhe
drejtimit të drejtorive të patentave, targave dhe te tjerave pikave të
tilla që janë burim pazarllëqesh dhe korrupsioni,

Duke parë që Cështja Ndërkombetare ligjore ka mbetur vetem një premtim
bosh,

Që prinderit dhe te moshuarit tanë vazhdojnë të kthehen në kufi pa e parë
sikur dhe për të fundin herë pragun e derës ku kanë lindur,

Duke mos u ndier për gjithë këto vite edhe sikur një hap më afër camërisë
sonë,

Ne Komuniteti Cam  i përfaqësuar nga një grup burrash dhe grash, një grupim
patriotësh,

Një përfaqësi nga më të nderuarat, gjithë përfshirëse dhe gjeografikisht më
të përfaqësuarat në komunitetit tonë vendosëm sot të bëjmë publike krijimin
e  Lëvizjen Patriotike Came.

Kjo Lëvizje vjen si një amanet i cili do te na shoqëroj në të gjithë
rrugëtimin tonë:   “Amanet nga Nujet tona, Camëria është e jona”

Kjo lëvizje vjen si një shpresë e re, si një zemër që refuzon të ndalet
përpara përfitimeve të momentit duke refuzuar të shkëmbejmë Camërinë tonë
me pjesë të pushtetit politik dhe ekonomik të Tiranës.

Jemi këtu se Camëria sot po lëngon dhe ne gjithashtu lëngojmë bashkë me të.

Jemi këtu se refuzojmë të ndihemi të keqpërdorur, të përbuzur e
papërfillur.

Jemi këtu për të krijuar një organizim komunitar e vllazëror, të ndërtojmë
një vendimmarrje demokratike e të hapur, të jemi afër njërzve dhe të afërve
tanë,

Jemi këtu për tu parë në sy e për ti dhënë dorën e besën njëri tjetrit,

Jemi këtu për tu ngritur mbi intrigat dhe interesat e momentit,

Jemi këtu për të qënë realisht të gjithë bashkë, të  veprojmë të gjithë
bashkë e të kërkojmë të drejtat tona në një zë.

Ne Çamët jemi një komunitet shumë i madh dhe shumë vital. Mjafton t’ju
kujtoj se shumica e prindërve tanë erdhën në Shqipëri, nga tokat e tyre në
Çamëri vetëm me rrobat e trupit…!

Kane kaluar rreth 70 vite dhe tashmë Camet janë të integruar ne çdo aspekt.
Janë mjekë, juristë, bankierë, zanatçinj dhe biznesmenë shumë të mirë.
Anëtarët e komunitetit tonë i gjen tashmë në çdo parti, grupim politik,
shoqëror dhe ekonomik.

Kemi shumë ç’ ka mendojmë ndryshe nga njëri – tjetri, por ajo që na bashkon
është AMANETI për tokën tonë, Çamërinë. Për këtë amanet duhet të punojmë që
të gjithë.

Por çfarë ka ndodhur? Në këto dy dekada pas rënies së komunizmit ne kemi
bërë hapa para, megjithëse së fundmi u benë më shumë se tre vite që kemi
ngelur ‘në vend numëro’.

Ne duhet të kishim një përfaqësim shoqëror të fortë, dinjitoz, i cili të
mbante gjallë shpirtin e komunitetit, kulturën, traditën, pasurinë tonë
shpirtërore.

Njerëz shumë të nderuar krijuan pas vitit 1990 shoqatën Çamëria, me qindra
ishin ata që punuan për këtë organizatë e cila bëri aq shumë për
komunitetin.

Aktualisht kjo shoqatë megjithëse është padyshim një vlerë e madhe e
komunitetit, është kthyer në një insitucion inekzistent,

A keni parë, dëgjuar apo lexuar kund ndonjë veprim apo lëvizje për Çështjen
tonë? Kjo shoqatë thuajse ka pushuar së funksionuari, për shkak se ata që e
drejtojnë kanë harruar AMANETIN.

Ata nuk kanë aspak kohë të japin ide, të të na përfaqësojnë. Ata janë shumë
të zënë me të ashtuquajtura “punë” qe rrjedhin nga përfaqësimi në pushtet.

Fatëkeqësisht edhe Gazeta shumë e dashur për të gjithë ne, zëri i të
gjithëve Ne, Gazeta Camëria ka humbur pa nam e nishan, pa asnjë shkak dhe
tashmë mbahet peng me keqëdashësi nga këta individ.

E pra, këta jane drejtuesit e PDIU e cila merr përsipër të përfaqësojë
komunitetin dhe interesat e komunitetit tone ne qeverisje. Nëse ju
kujtohet, ishte PDI e më pas PDU dhe tani është një forcë e vetme PDIU. Por
a po plotëson kjo parti pritshmëritë e komunitetit?

Komuniteti Cam mendon që jo, janë me dhjetra e mijëra që e shohin në mes të
ditës se si AMANETI këmbehet me parà.

Po po, me parà. Këta individë e kanë bërë pis gjithë përpjekjen e
komunitetit për zgjidhjen e çështjes sonë të përbashkët.

Ne nuk i shikojmë aspak drejtuesit PDIU në krye të aksionit politik për
çështjen tonë.

Kjo parti është kthyer në parti qokash dhe pazaresh për një vend pune, etj.

Besoj se pas këtij shpjegimi përgjigjia se përse ne komuniteti çam krijoi
Lëvizjen Çame, është e qartë.

Ne duam që çështja çame të ringjallet. Deri më tani është keqpërdorur për
efekte elektorale, konjuktura të çastit dhe përvetësime personale.

Refuzojmë të pranojmë status quon.

Ne dëgjojmë të na përmendin shifra marramendëse për ngritjen e memorialit
në kujtim të mijëra çamëve të masakruar në Greqi.

U bënë manifestime, fjalime në televizione, mbollën edhe një ullì. A e dini
se çfarë është bërë? Asnjë gjë. Edhe ulliri i mbjellë është tharë.

Parlamenti i ynë ka bërë rezoluta, deklarata në Kuvend apo është investuar
për çështje si për Tsunamin në Japoni apo në Sumatra, për Sudanin jugor,
për Timorin Lindor, për Lindjen e Mesme dhe atë të Largët.

Të gjitha me vlerë, por një rezolutë për Çamërinë nuk e kemi.

Përse Parlamenti shqiptar nuk ka miratuar edhe sot e kësaj dite një
rezolutë për Çamërinë?

A mos vallë deputetët shqiptarë nuk e njohin genocidin ndaj shqiptarëve të
Çamërisë?

Jo aspak. Të gjithë e njohin dhe shpesh e përdorin edhe si kartë politike,
elektorale kur u duhet të shfaqen si nacionalistë.

Ndoshta janë interesa të tjera që i bëjnë ata të heshtin.

Në Parlamentin shqiptar presionet e shtetit grek i kanë bërë të gjithë zap.

Unë nuk e kuptoj se si atyre që pretendojnë se janë deputetët tanë në
Kuvend te mos u ndihet zëri. Ky është një TURP.

Presioni i zotit Idrizi se do të dorëhiqet brenda dhjetorit nëse nuk
miratohet rezoluta Came nuk i vlen askujt.

Çështja çame është shumë më e madhe se karriera e tij politike dhe ky lloj
përbetimi për mendimin tim është një turp i madh, është një lloj përgjumje
në të cilën ai tenton të vendosë komunitetin që të mos i kërkojë llogari
për gjithë këto vite që humbën.

Ne si Lëvizje Çame e shikojmë këtë qëndrim të Shpëtim Idrizit si një dredhi
te rradhës dhe si rrjedhojë po ashtu edhe deklarimin e tij se do bëhet
theror nëse nuk miratohet rezoluta came deri ne dhjetor.

Ai është angazhuar me mish e me shpirt për “punë” te tjera që s’kanë aspak
lidhje me komunitetin çam.

z. Idrizi flet sot mbas 4 vjetësh sikur në këto 4 vite të mos kishin
egzistuar egzistuar dhe kjo të mos ishte kohë e mjaftueshme për të nisur
një Cështje Ligjore, Një protestë masive, memoriale të ndërtuar, libra të
botuar etj.

Dhe ky është ndryshimi mes nesh dhe tyre.

Ne skemi ardhur këtu si turist apo individ me axhende ekonomike
bashkelidhur.

4 vjet mund të mos dalin për të bërë gjithë milionat që ndokush ka në
mendje për të patur por 4 vjet të hedhura poshtë janë një fatëkeqësi
kombëtare për Ne.

Do t’i jepja pak të drejtë nëse Zoti Idrizi do ishte më dinjitoz. Nëse ai  do
ti bënte thirrje komunitetit çam që të protestonte para Kuvendit deri sa
rezoluta çame të miratohej.

Unë ndoshta po shkoj shumë larg, po flas për protesta për rezolutën çam,
por a e ka propozuar Z. Idrizi ndonjë rezolutë të tillë?

A ka parë njeri një draft rezolute? Cili grup pune e hartoj dhe cilët e
aprovuan atë? Pse asnjë Cam se ka parë kurrë me sy këtë rezolutë dhe pse
Idrizi ka kaq shumë frikë ta nxjeri nga sunduku i harresës?

Unë jo vetëm dyshoj, por jam tërësisht i bindur që nuk e ka bërë. Sepse
Idrizi nuk është politikan i aksionit patriotik dhe social por bën thjeshtë
pazare meskine personale për të cilat ne si Çamë jemi shumë të indinjuar
dhe të fyer.

Çështja Çame është një nga çështjet thelbësore kombëtare, andaj dhe çdo
emër i përveçëm është një hiç përpara saj.

Kjo çështje është shumë më e madhe se Shpëtimi, Arturi, apo çdokush tjetër,
sepse është një AMANET që po kalon nga brezi në brez dhe ne duhet të bëjmë
vetëm detyrën tonë në shërbim të tij.

Dorëheqja ashtu si dhe çdo përpjekje tjetër e tij nuk janë më shumë se një
flluskë sapuni.

Ne si Lëvizje Çame duam ti japim këtij proçesi rrugën e zgjidhjes.

Lëvizja Çame nuk del në skenë për të shtuar turbullirën politike.

Ne duam që të bashkojmë të gjitha forcat dhe energjitë së bashku, ti
drejtojmë ato te zgjidhja e çështjeve tona kyçe.

Ne nuk do të humbim më kohë me përpëlitje e përkëdheli.

Mes nesh ka djem e vajza shumë të zotë, inteligjentë dhe dinjitozë që do të
na përfaqësojnë denjësisht në çdo fushë.

Lëvizja Çame është krijuar për të vënë në lëvizje gjithë kauzën tonë. Sot
jam unë në krye, nesër do të jetë dikush tjetër dhe kështu me rradhë derisa
te arrijmë më të mirën për Çamërinë tonë.

Ne jemi shumë, shumë më shumë se ç’ mund të mendohet sepse nuk jemi një
grupim njerëzisht me interesa të ngushta por jemi të lidhur me një AMANET
të përbashkët,  “Çamëria është e jona”.

Ne nuk do të rrahim pafundësisht shpatulla, nuk do të performojmë fjalime
përdëlluese gjatë përvjetorëve por Jemi këtu për një punë dhe studim serioz
të çështjeve që kanë të bëjnë me komunitetin.

E kjo punë ka filluar sot miq, Nuk do të presim dhe harxhojmë asnjë ditë më
shumë.

Ne do të nxisim, mbështesim studime historike, gjuhësore, folklorike në
mënyrë që kultura jonë aq e bukur te mos zhduket nga efekti i urbanizimit.

 Këto studime nuk duhet të mbeten thjeshtë një libër në biblotekë që u
tregohet shokëve edhe pa u lexuar vetë përpara.

Ato duhet të bëhen pjesë e arsimit, e historisë zyrtare shqiptare.

Kam shumë respekt për të gjitha përpjekjet si dhe njerëzit që punojnë në
mënyrë që zëri i Çamërisë të dëgjohet.

Nga kjo tribun miq i bëj thirrje gjithë patriotëve shqipëtar kudo që janë
të na mbështesin në synimin tonë të vetëm, Camërinë.

Nga kjo tribun, me zërin e komuniteti Cam i bëj thirrje të gjithë klasës
politike, që ka sy dhe do të shikoj, që ka vesh dhe do të degjoj se sot
komuniteti Cam foli me zë dhe figurë dhe kërkesa e tij e vetme për sot e
përgjithmon është vetëm Camëria.

Ne jemi këtu për të marrë Camërine, Shtëpit dhe toka tona.

Dhe vllezër, të gjithë së bashku do ti marrim ato!

Ne duam të na gjykojnë nga veprimet dhe jo fjalët.

Ne duam të na gjykojnë nga kurajo e jo ngjyrat e kostumeve apo kravatave.

Ju falenderojmë për pjesëmarrjen,

nga sot Lëvizja Came do të nisi një tur takimesh dhe kështu sic jemi sot të
gjithë së bashku nisim rrugëtimin për tu takuar më cdo anëtar të
komunitetit Cam,  Shqipëtar, patriot, burrë dhe grua që do të na japi
mbështetje për Shqipërinë tonë dhe Camërinë tonë.
Tirane me 17 Nentor
Ju falenderoj nga zemra edhe njëherë.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch