Home » Lajme, RD » Rilindja Demokratike ka hapur sot zyrtarisht fushatën elektorale

Rilindja Demokratike ka hapur sot zyrtarisht fushatën elektorale

Rilindja Demokratike ka hapur sot zyrtarisht fushatën elektorale ku ka prezantuar 38 kandidatët e mundshëm për këshilltarë si dhe ka bërë shpalosjen e programit të saj. Në mënyrë solemne janë pritur të gjitha kandidatët, por kulminacioni i duartrokitjeve është shfaqur kur para elektorit është prezantuar kryetari i RD dr Ramiz Latifi.

Ne zgjodhëm sallën e kuvendit komunal për hapjen e fushatës parazgjedhore ,sepse këtu lindëm , pikërisht në këtë vend në mungesë të të demokracisë ndërpartiake dhe sindromit të liderizmit kështu ka thënë anëtar i kryesisë Besim Abduli. Ai po ashtu potencoi se Lugina ka nevojë për një Rilindje Preshevare, për lider të rinj që do të udhëheqin këtë vend .Ndërkaq kryetari i shtabit Naser Nuredini shpalosi programin e RD në aspektin ekonomik në 4 shtylla. Sipas Nuredinit 10% i buxhetit do të jetë i destinuar për zbutjen e papunësisë,pastaj nga shteti shqiptarë dhe ai Kosovar do të kërkohen fonde që do të investohen ne sfera të ndryshme për Luginën si dhe menaxhimi i diasporës si faktorë kyç për të rimëkëmbjen e Preshevës. E Lideri Ramiz Latifi u ka thënë mbështetësve të tij se RD kërkon unifikim të faktorit politik shqiptarë për zgjidhjen e problemeve në Luginë. Ai ka potencuar se as KN nuk mund ti përmbushë kërkesat e kësaj treve ,andaj sipas tij Lugina ka nevojë për një proces si cili duhet të Rilind. Kreu i RD-ës po ashtu i ka rikujtuar simpatizantëve se RD në këto zgjedhje garon si subjekt në vete , por pas zgjedhjeve është e hapur për koalicion me të gjitha subjektet politike. Ndërkaq sa i përket zgjedhjeve parlamentare Latifi ka thënë se lektori i RD mund të zgjedhë vetë a duhet të votohet por sipas tij RD është për reciprocitet për ulëse në parlament.

Tubimi është mbyllur me ,, moton është koha e Rilidjes,, duke rrethuar numrin 5.

RTV Presheva

Shto koment

Duheni të Logoheni për të komentuar.

© 2018 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch