Home » Histori, Lajme » Ringjallje kombëtare e Shkupit – Imperativ urgjent !

Ringjallje kombëtare e Shkupit – Imperativ urgjent !

Perandoria Turke as në momentet e fundit të ekzistencës së saj në Ballkan, nuk donte ti njihte Shqiptarët si Komb dhe as ta pranonte Shqipërinë si shtet, madje as si përcaktim hapësinorë e gjeografik në territorin e saj, për të cilat kryengritësit gjatë gjithë kohës kishin luftuar dhe ishin përpjekur, në mënyrë që të arrihej edhe ndërkombëtarisht pranimi i kombit dhe shtetit të tyre kombëtar.
Mospranimi i emërtimit të trojeve shqiptare si Shqipëri dhe mosnjohja e popullit tonë si komb-shqiptar, jo vetëm se ishin shumë dëshpëruese për kryengritësit, por ato vinin në pikëpyetje edhe ekzistencën e shqiptarëve në Ballkan. Madje, për fat të keq, as gëzimet e fitoreve të mëdha dhe liria e arritur pas 500 vitesh robërie, nuk kishin domethënie të plotë dhe as ishin jetëgjata për kombin tonë të vuajtur. Me ngritjen e Flamurit kombëtar më 12 gusht të vitit 1912, nga Bajram Daklani në Shkup dhe çlirimin e tij si kryeqytet i Kosovës, jo vetëm se do trazohej e gjithë qeveria xhonturke e Perandorisë së atëhershme osmane, por kjo ngjarje historike për kombin shqiptar, do ta rrëzonte edhe vet kryeministrin e atëhershëm turk, Seid Pasha-in nga pushteti perandorak.
Kurse pas ardhjes së kryeministrit të ri, zhagitja disavjeçare e kërkesave shqiptare ( Gani Qarri )

Edhe një herë : më 11 gusht nga Gjakova në Ferizaj kishte arritur edhe Bajram Daklani me luftëtarët e tij …që me 12 gusht të vitit 1912,nga Ferizaj do të futej triumfalisht në kryeqytetin e sapoçliruar të Kosovës në Shkup ku sipas gazetës “Shkupi” të datës 19 gusht të vitit 1912, pas 500 vjetësh sundimi turk, Bajram Daklani i pari do ta ngrinte lartë dhe me krenari, Flamurin Kombëtar Shqiptar. “ Pra , ai nuk mendonte në musliman e të krishterë .
Shqiptaret rober te turkut

Shqiptarë të kapur robër nga turqit dhe në pranga dërgohen në burg nëpër rrugët e Shkupit në vitin 1912.- Shpërblimi nga osmanlitë

Shkruhej këto ditë: “Ashtu si në kohën e komunizmit, shqiptarët vazhdojnë të ushqehen me idenë se ata janë asgjë, si qenie individuale, përpara interesave të kombit, se ata duhet të sakrifikojnë veten për atdheun dhe të mbyllin sytë ndaj çdo krimi të kryer në emër të tij..(F.L)” E vërtetë që në atë kohë duheshim( 1963) të mbyllnim sy e veshë ,mu si qenje individuale dhe t`i bindemi forcës së natyrës ; të shprehim ngushllime për ata që patën vdekur dhe një falënderim të madh Zotit nga të tjerët që shpëtuan .” Në sajë të kësaj shpëlarjeje trush ata vazhdojnë të jetojnë në mënyrë skizofrenike midis glorifikimit të heronjve të lavdishëm që sakrifikojnë veten për kombin “… dhe vërtetë jetonim në glorifikimin e ndihmës për rindërtim dhe rilindje të Shkupit.Por nuk dinim më tepër.

Ashtu si lopë që ishim ( dhe po duan që edhe sot të jemi të tillë) ,,nuk e dinim se çka përgatitej për shqiptarët e Shkupit të aso kohe.Prap glorifikim sepse  nuk kishim çasje.

Por” Tërmeti katastrofal që goditi Shkupin në vitin 1963, për shqiptarët ishte më shumë se një katastrofë natyrore. 50 vite pas kësaj ngjarjeje të dhimbshme dalin në dritë dokumente që dëshmojnë se në atë kohë autoritetet shtetërore, përveç përpjekjeve për të rimëkëmbur qytetin, hartuan edhe projekte për dëbimin e shqiptarëve nga Shkupi, me qëllim ndryshimin e strukturës etnike dhe fetare të popullsisë”.(TOP Channel,keto ditë)

Si duhej të zbrazej Shkupi nga shqiptarët: Historiani Skënder Hasani, nga arkivi i Maqedonisë, ka siguruar dokumente që flasin për largimin e 20 mijë shqiptarëve nga Shkupi drejt Kosovës dhe Turqisë, menjëherë pas tërmetit që goditi këtë qytet.

“Shkupi ishte me popullsi dominuese nga shqiptarët, por fill pas implementimit të këtyre projekteve erdhi largimi i 20 mijë shqiptarëve në Kosovë, emigrimi i qindra familjeve në vitin 1963 në Turqi dhe sjellja e 20 mijë sllavëve nga Polonia, Çekosllavakia dhe Maqedonia e Egjeut. Këtu e shohim atë element kyç të ndryshimit të strukturës së popullsisë dhe dominimit sllav në këtë qytet”, deklaron Hasani.

Këto të dhëna, bashkë me mijëra dokumente të tjera historike, historiani Skënder Hasani do t’i publikojë në një libër të veçantë për termetin e Shkupit. Termeti që goditi kryeqytetin e Maqedonisë më 26 korrik të vitit 1963 shkatërroi 80 për qind të qytetit, ndërsa jetën e humbën mbi 1.000 persona.

 

Pra . Shkupit i dihet një ringjallje naconale shqiptare : Nacionalizmi shqiptar  është  kur “nderimi dhe respektimi i përkasin veprës nacionaliste, si një ndihmesë me shumë vlerë në njohjen e qytetërimit shqiptar dhe rolin e faktorit shqiptar në periudhën e zhvillimeve globalizuese në mjedisin ballkanik, për mbijetesën e shqiptarizmit në mes të nacionalizmave agresivë e kriminalë serb dhe grek dhe nacionalizmit agresiv turk.(N. Loka)”

Po , ne duhet të jemi nacionalist sepse jemi të rrethuar nga kombet nacionaliste me qëllime zhbërëse, me qëllime pansllaviste dhe megalogreke. Europa nuk i frigohet nacionalizmit tonë ,sepse ai nacionalizëm gjithëmonë ka qenë “duke e ngritur moralin dhe kujdesin ndaj identitetit te tyre (, Nations and Nationalism, Oxford: Blackwell.). Thjesht e thënë të mbijetojmë.

Shkupi i mjerë në duar të askushëve .

Fahri Xharra, Gjakovë

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch