Home » Opinione » “Ringu” i Brukselit dhe Asociacionet e komunave

“Ringu” i Brukselit dhe Asociacionet e komunave

Shkruan: Nehat Hyseni

Situata në veriun e Kosovës është aq e ndërlikuar dhe aq e vështirë, sa që krijohet përshtypja se shumë vështirë  do të jetë që ajo të futet në “kallëpin” e rregullave dhe ligjeve europiane. Situata e tillë ku anarkia shitej si “patriotizëm serb” i ka krijuar humbje dhe dëme kolosale jo vetëm Kosovës, por edhe vet shtetit të Serbisë. Krijimi i Asociacionit të komunave shqiptare në Serbi do të shërbente si pandan i kërkesës pë krijimin e Asociacionit të komunave serbe në Kosovë, si dhe do krijonte mundësi për realizimin e plotë të parimit të reciprocitetit midis çështjes së serbëve të Kosovës dhe asaj të shqiptarve të Luginës së Preshevës.

Pa “fitues” dhe “humbës”

Kemi filluar t’i numërojmë ditët, por dhe ta masim kohën sipas “raundeve” të radhës, apo dinamikës së dialogut Kosovë-Serbi, midis Kryeministrit Thaçi dhe Premierit Daçiq, të cilët po i masin forcat në “ringun” e Brukselit, me arbitren e “meçit”, baroneshën Ashton.

Pra, këto zhvillime politike kanë marrë karakterin e  një “boks meçi”, ku akterët duhet të tregojnë aftësi dhe përkushtim për të arritur atë që zakonisht pretendohet, pra fitoren.

Në këtë “meç politik”, për dallim nga boks meçet e rëndomtë, pra sportivë, ku këmbehen grushta, në këtë “ring”  këmbehen argumentat, parimet dhe standardet e vendosura në praktikën politike botërore, europiane e rajonale, duke mos lejuar përjashtime dhe krijim të “presedanit”, që do t’i dëmtonte proceset, situatat dhe rastet e ngjajshme në rajon dhe gjithandej në botë.

Shpresojmë se asnjëra palë biseduese nuk do të frigohet se do ta “humbë” meçin dhe se rrezikohet të del humbëse nga ai “ring” dialogu, i vendosur mu në zemër të Europës.

Sepse, rregullat e lojës janë shumë të qarta dhe aty akterët e bisedimeve nuk kanë kurrëfarë detyre tjetër, vetëm se ato rregulla t’I vendosin në terrenin konkret, pra në territorin e veriut të Kosovës.

 

Vendosja e rendit

Edhepse, ndoshta, në pamje të parë do të dukej se çështja e vendosjes së rregullit dhe rendit e ligjit është fare e thjeshtë. Megjithatë, situata në terren është aq e ndërlikuar dhe aq e vështirë, sa që krijohet përshtypja se shumë, shumë vështirë  do të jetë që ajo mund të futet në “kallëpin” e rregullave dhe ligjeve europiane, si ato të Këshillit të Europës mbi vetadministrimin lokal, ashtu edhe me me vet ligjet e shtetit të Serbisë, dmth. me Ligjin mbi vetadministrimin lokal që vlen për Serbinë, kurse standardet e njejta nuk respektohen nga vet ajo ndaj veriut të Kosovës.

Por, sa i përket Kosovës, kjo punë ishte kryer me punën maratonike dhe të palodhëshme të BE-së dhe Presidentit Ahtisari, duke krijuar të famshmen Pako të Ahtisarit, në të cilën ishin vendosur standardet më të larta të parktikave dhe të legjislacionit botëror, europian e rajonal mbi të drejtat e minoriteteve, duke favorizuar qartë minoritetin serb në Kosovë dhe duke e veçuar ate nga të gjitha minoritetet e tjera të Kosovës.

Në raundin e gjashtë që u mbajtë më 4 mars, takimi Thaçi-Daçiq me “arbitren” baroneshën Ashton, ishte ishte realitivisht i shkrurtër. U kumtua se “është shënuar përparim” dhe se akziston disponimi i mirë për arritje të rezultateve të pozitive, duke caktuar datën e takimit të ardhshëm, ose të “raundit” të shtatë për datën 20 mars 2013. Menjëherë pas atij takimi, dmth. më 22 mars 2013 do të mbahet mbledhja e Këshillit të sigurimit në New York, kushtuar situatës në Kosovë. Për atë mbledhje, janë ftuar për të raportuar mbi përparimet e bisedimeve Kosovë-Serbi, premieri Daçiq dhe kryeministri Thaçi.

Kjo dinamikë e përshpejtuar e bisedimeve, ose si po praktikohet shpeshë të quhet “turbo”, duhet të përfundoj deri më 16 prill 2013, dmth. edhe pak kohë më tepër se një muaj. Dhe ka shumë punë për t’u kryer, duke kyçur edhe shumë akterë të tjerë të rëndësishëm të skenës politike të Serbisë, për ta bindur popullatën serbe të veriut të Kosovës se vendimet që do të merren në Bruksel, ato duhet patjetër të respektohen dhe të implementohen.

 

 

Implementimi

Prandaj, në këtë çështyje është kyçur edhe numri dy i Qeverisë së Serbisë, Zëvendëskryeministri Aleksandar Vuçiq, i cili është njëkohësisht edhe Kryetar i Partisë Përparimtare Serbe (SNS).

Detyra e tij është që t’i bind serbë e kësaj pjese të Republikës së Kosovës se duhet t’i kthehen jetës normale dhe se atdheu i  tyre është  Kosova. Prandaj, ai do t’ua bëjë të qartë atyre se  atje duhet të respektohet rendi dhe ligji, ashtu si respektohet kudo në shtetet normale në botë.

Kjo detyrë e tij do të jetë tejet e vështirë, për shkak të rethanave të keqpërdorimimit dhe instrumentalizimit të skajshëm të kësaj pjese të gjeografisë kosovare, të banuar me shumicë serbe, për interesa të ndryshme grupore e klanore, duke mundësuar kaosin, paligjshmërinë dhe anarkinë e padurueshme, që ua ka nxirë dhe ua ka bërë skëterrë jetën normale qytetarëve të saj të të gjitha nacionaliteteve, duke e mbajtur gjendjen e tensionuar me erë të luftës nga forcat paramilitare, strukturat paralele, bandat mafioze etj.

“Plaçkitja patriotike”

Situata e tillë ku anarkia shitej si “patriotizëm serb” i ka krijuar humbje dhe dëme kolosale edhe vet shtetit të Serbisë, duke mundësuar evazionin fiskal të këtij shteti me kontrabandimin dhe paraqitjen e rrejshëm të dërgimit të mallrave kinse në Kosovë, mme qëllim të shmangies së tatimit në qarkullim (20%). Pastaj, keqpërdorimet e ndryshme të Fondit për Kosovën, si dhe donacioneve dhe formave të tjera të ndihmës materiale, duke  krijuar aferën e njohur të “Plaçkës Patriotike”. Abuzimet ishin të përmasave tejet të mëdha.

Kuptohet se, përfitues të këtyre ndihmave, investimeve dhe donacioneve të shtetit të Serbisë për serbët e Kosovës, nuk arrinin të gjithat  deri tek qytetarët serb. Bile, doli që ata ishin përfituesit më të paktë.

Kurse, përfitues më të mëdhenjë, u pa se ishin bandat mafioze dhe grupet kriminale serbe që vepronin atje, por edhe në Serbi, të cilët në emër të “patriotizmit serb” pasuroheshin nga plaçkitja e pamëshirëshme dhe abuzimi me ato fonde, si dhe me kontrabandë me karburante, me cigare dhe artikuj të tjerë, duke e rrezikuar edhe tregun e Kosovës, meqë shteti i Kosovës nuk kishte qasje atje për të kontrolluar hyrjen e mallrave brenda shtetit të Kosovës.

Sidomos pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2008, kur edhe u shkatërruan dhe u ndezën pikat doganore 1 dhe 31, situate u komplikua edhe më tepër në këtë pjesë të Republikës së Kosovës.

Stop anarkisë

Prandaj, z. Aleksandar Vuçiq i nevoitet shumë për të bërë, duke ua bërë të qartë se gjithçka duhet të merr fund tani. Pra, ai duihet t’ua bëjë të qartë se tani më është “mjaft”: mjaft anarkisë, “patriotizmit” banditesk, të cilët në emër të “patriotizmit serb” plaçkitnin dhe pasuroheshin, mjaft “bosëve”, mafiozëve, duke ua lënë vendin rendit dhe ligjit.

Kështu, Serbia do të vendosë kontroll mbi shpenzimin e parasë publike dhe fondeve që jipen nga ajo për serbët e Kosovës. Me kontrollin e rreptë të pikave doganore 1 dhe 31 do ta pengojë “spastrimin” e tatimit për mallrat e deklaruara rrejshëm si dërgesa në Kosovë.

Me këtë do t’i ndihmoj edhe ekonomisë kosovare, duke e penguar dhe ndaluar konkurrencën jolojale dhe evazionin fiskal për shkak të mospagesës së tatimit në qarkullim të mallrave që hyjnë nga Serbia në tregun kosovar. Pra, me këte do të noromalizohej gjendja në ekonominë  e Kosovës.

 

Kosova

Pra, mund të konkludojmë se normalizimi i situatës në veriun e Kosovës është kusht i domosdoshëm për ecjen përpara të vet serbëve të Kosovës, por dhe të vet Serbisë dhe Kosovës.

Ndërkaq, Serbia me përfundimin e suksesshëm të bisedimeve të Brukselit, do ta merrte datën e fillimit të bisedimeve për anëtarsim në BE dhe pranimit të ndihmave financiare nga fondet që do të jipeshin si ndihmë ekonomike, që aq shumë i nevoiten asaj.

Në anën tjetër, përfitimet e Kosovës gjithashtu do të ishin të mëdha. Sepse, do të hapej rruga për njohjen e saj nga shtetet që akoma nuk e kanë njohur, si dhe do të afrohej edhe dita, pse jo, kur vet Serbia do ta njohë shtetin e Republikës së Kosovës.

Lugina e Preshevës

Sigurisht se edhe Lugina e Preshevës do të jetë përfituese nga përfundimi i suksesshëm i këtyre bisedimeve. Sepse, siç e dijmë, që nga data 17 shkurt 2008, nga Kosova janë ndaluar të importohen librat pë arsimin në këtë pjesë të gjeografisë shqiptare. Pastaj, janë vendosur taksat, ose “haraçi” prej 20 eurosh për hyrjet në Kosovë, si dhe një varg shkuritmesh e ndalesash nga më të ndryshmet në qarkullimin e njerëzve dhe mallrave.

Pra, Lugina e Preshevës ka paguar koston më të lartë të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, duke u izoluart dhe getoizuar edhe më tepër nga Kosova. Sepse, izolimi i parë i Luginës kishte ndodhur qysh në vitin 1999, kur u vendosën kufijtë midis Kosovës dhe Serbisë. Dhe, sa më shumë që Kosova fitonte liri dhe pavarësi, aq më tepër kjo pjesë e gjeografisë shqiptare mbetej anash, e izoluar, duke u përkeqësuar gjithënjë pozita e saj.

Shpërngulja e madhe, do të thoja e përmasave biblike që e ka kapluar këtë pjesë të shqiptarisë, pothuajse e ka boshatisur fare Medvegjën nga shqiptarët. Por, as Bujanoci e Presheva nuk qëndrojnë mirë. Sidomos janë të rrezikuara fshatrat e  viseve malore, ku militarizimi ekstrem ka shkaktuar pasiguri tek popullata shqiptare, duke i detyruar që të marrin rrugën e pakthim drejt vendeve të Europës, Amerikës e Australisë së largët.

Situata e rënduar ekonomike, e shkaktuar nga mungesa e madhe e investimeve shtetërore në Luginë ka shkaktuar papunësi ekstreme dhe situate të paperspektivë, sidomos për të rinjtë.

Për dallim nga serbët e Kosovës të cilët marrin ndihma të mëdha ekonomike dhe rroga si nga Serbia, poashtu edhe nga Kosova, shqiptarët e Luginës nuk marrin kurrëfarë ndihmash nga askush. Pastaj, atya nuk i ruan as KFOR-i, e as ndonjë force sigurie apo ushtrie kombëtare. Kështu q1ë ata I janբ ekspozuar dhunës dhe pasigurisë, në mëshirën e fatit, duke u frguar dhe tmerruar nga aksionet e shpeshëta “hollivudiane” të xhandarmerisë dhe ushtrisë serbe në këtë trevë.

Asociacioni i komunave serbe në Kosovë

Kurse tani, kur janë hapur bisedimet midis Kosovës dhe Serbisë, Lugina është lënë plotësisht anash. Së paku deri tani ishte kështu edhepse, kohëve të fundit Zëvendëskryeministri Kuçi doli në shtyp me kërkesën që edhe shqiptarët e Luginës të përgatisin kërkesat e veta, të cilat do të shtroheshin në tavolinën e bisedimeve,  apo siç e quajtëm ne, në “ringun” e Brukselit.

Ato kërkesa do të duhej të shërbenin si pandan i kërkesave të serbëve të veriut të Kosovës, lidhur me Asociacionin e komunave: Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovicë e veriut.

Zaten, pikërisht kjo temë është bërë temë kryesore e diskursit politik aktualisht në Kosovë, duke u imponuar si kryefjalë e debateve të ndryshme.

Mendohet se poqese këtij Asociacioni do t’i jepeshin kompetenca ekzekutive, duke u paraqitur si formë e “ndërmjetme” e pushtetit, pra si shkallë e pushtetit midis komunave dhe pushtetit qendror, shfaqet friga se kjo do të thotë “kantonalizim” apo federalizim të Kosovës, meqë do t’i jepeshin atyre kompetenca që tejkalojnë standardet europiane e rajonale lidhur me pushtetin dhe vetadministrimin lokal.

Praktikisht, mendohet se kjo do ta defunksionalizonte shtetin e Kosovës, duke e shndërruar në një shtet skajshmërisht jofunksional, siç është rasti me Republikën e Bosnes dhe Hercegovinës. Pak a shumë, këtë frikë e ka i tërë spektri politik opozitar i Kosovës, kurse Lëvizja Vetëvendosje është kundër bisedimeve Kosovë-Serbi.

Ftesa e  z.Kuçi

Kjo kërkesë e z. Kuçi, të jemi të sinqertë, na befasoi të gjithëve. Së pari për nga mënyra se si u shtrua. Pra, ajo na erdhi në mënyrë tejet të pazakontë, nga mediat. Pa i prirë paraprakisht një bisedim midis lidershipit të Luginës dhe kreut të Qeverisë së Kosovës.

Dhe, s’do mend se ky lajm, megjithatë na gëzoi të gjithëve.Me gjithë rezervat e një pjese të opinionit shqiptarë, të cilët e pritën me skepticizëm dhe dyshime këtë “ftesë”, e cila ishte e befasishme dhe e parëndomtë. Ishte e tillë pikërisht nga fakti se nuk u ndoq rendi I zakonshëm I konsultimeve interne me liderët e Luginës, ku do të merreshin vesh për harmonizimin e hapave dhe performances dhe veprimit të tyre politik.

 

(Pa)përgjegjësia politike

Por, për çudi, pati edhe reagime kundër kësaj kërkese të z. Kuçi nga kryetari i komunës së Preshevës, z.Ragmi Mustafa, me arsyetimin se shqiptarët e Luginës së Preshevës dojnë “bashkim me Kosovën”, e jo Asociacion komunash shqiptare.

Ky reagim “bombastik” i z. Mustafa pretendonte që ne të kemi kërkesa më maksimaliste se sa serbët e Kosovës, duke hedhur poshtë kërkesën unanime të të gjitha subjekteve politike shqiptare të Luginës për reciprocitet të plotë me serbët e Kosovës.

Për më tepër, ai këto deklarata i bëri pa e konsultuar “grupin e unitetit”, e bile as partinë e tij, duke vazhduar me avazin e deklaratave të papërgjegjëshme të tij, ashtu  siç bëri edhe tek  rasti me Lapidarin e UÇPMB-së, që e la pa mbrojtje dhe kujdestari, duke ia mundësuar xhandarmerisë serbe që ta përdhosin në mënyrën më poshtëruese dhe barbare.

Pra, ai jep deklarata e premtime,  të cilave as ai vet nuk i beson dhe nuk i përmbahet, duke reflektuar sjellje skajshmërisht të papërgjegjëshme politike.

Vlen të theksohet se, ashtu si tek serbët e Kosovës që është paraqitur “plaçkitja patriotike” serbe, e cila në emër të “patriotizmit serbomadh” abuzonte me fondet dhe me paranë publike, ashtu edhe në (keq)menaxhimin e komunës së Preshevës kemi situate ekstreme të abuzimit, të konfliktit të interest, etj. Ku tenderat jipen për aktivistat partiakë dhe drejtorat e firmave private, të cilët njëkohësisht ushtrojnë edhe funksione publike në këtë komunë.

Prandaj ata nuk lejojnë të bëhet kurrëfarë hapi konkret në drejtimit të krijimit dhe funksionimit të suksesshëm të institucioneve kombëtare të shqiptarve të Luginës, duke i minuar ata në emër të “patriotizmit” të rrejshëm e denigrues.

Vetëm firmat e afërta me pushtetin lokal të Preshevës janë edhe firma të “suksesshme”, sin ë afarizëm, ashtu edhe në privatizim, si dhe në ndarjen e ndihmave material që jipen nga Qeveria e Serbisë nëpërmjet Trupit Koordinues, të cilin ata zyrtarisht dhe botërisht nuk e pranojnë. Kurse, kjo nuk i pengon që të marrin “para me thes” nga ky institucion i qeverisë serbe, edhe ate, nga pesë (5) firma, asnjëra nuk ishte jashtë partive të koalicionit qeverisës.

Kurse, në komunën e Bujanocit, me “patriotizëm” shqiptar PD e Nagip Arifit nënkupton zëvendësimin e drejtorave shqiptarë me ata serbë, si dhe përjashtimin e shqiptarve nga puna dhe hedhjen e tyre në rrugë.

Sepse, pa vendosjen e institucionit të përgjegjsisë politike të liderëve, për sjelljet e tyre të (pa)përgjegjshme, vështirë se mund të përparohet.

Asociacioni i komunave shqiptare në Serbi

Andaj, nevoitet që sa më shpejtë të mbahet një mbledhje e përbashkët e spektrit politik të Luginës dhe të thirret mbledhja e Kuvendit të këshilltarëve shqiptarë, ku do të miratohej Platforma e re politike, konform sitatuatës dhe rethanave aktuale të krijuara në tavolinën e bisedimeve Kosovë-Serbi në Bruksel. Aty duhet të gjejë vend artikulimi i qëndrimit politik lidhur me kërkesën e z.Kuçi pë Asociacionin e komunave shqiptare në Serbi, si pandan i Asociacionit të komunave serbe në Kosovë.

Këto vlerësime janë të domosdoshme edhe për faktin se sjelljet e përmendura janë vlerësuar sit ë dëmshme për Kosovën, duke favorizuar opcionin serb për ndarjen e Kosovës, e sidomos atë të Daçiqit për “shkëmbim territoresh”.

Gjithashtu, në rend të ditës së kësaj mbledhje do të duhej të ishte edhe Analiza e rethanave të heqjes së Lapidarit nga xhandarmeria serbe dhe lidhur me (pa)përgjegjsinë e disa liderëve, për ç’arsye ata u quajtën “matrapazë” nga mediat dhe nga kreu politik e shtetëror i Kosovës.

Platforma e re politike

Platforma e re politike që do të miratohej në Kuvendin e këshilltarëve shqiptarë do të duhej hartuar me shumë kujdes dhe profesionalizëm, duke u konsultuar edhe me faktorin politik shqiptar të Kosovës dhe Shqipërisë.

Aty duhet përfshirë të gjitha synimet politike të shqiptarve të Luginës së Preshevës, duke i harmonizuar dhe përshtatur ato me rethanat aktuale të dialogut të Brukselit dhe realizimit të reciprocitetit të plotë të çështjes tyre me atë të serbëve të Kosovës, sipas parimit: “as më shumë, e as më pak se ata”.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch