Home » Lajme, Vendore » Rinovohet shkolla fillore në fshatin Gerajt & video

Rinovohet shkolla fillore në fshatin Gerajt & video

Në bashkësinë lokale Gerajt ka filluar rinovimi i shkolla fillore 9maji.Ky projekt ka kosto e 2 milion dinarëve , ndërsa financues është pushteti lokal. Punimet i ka përcjellë edhe kryetari Ragmi Mustafa me delegacionin e tij. Objekti  të jetë e gatshme për fillimin e vitit të ri shkollor.

 Dita e parë e shkollës nxënësit e fshatit Gerajt do ti presë me kushte më të mira për mësim. Ky objekt do të rinovohet  brenda dhe jashtë , kështu që nxënësit nuk do ta kenë më brengën e të ftohtit.

E punimet për së afërmi i ka përcjellë edhe kryetarit i komunës së Preshevës me bashkëpunëtorët e tij. Nga këtu kryetari Mustafa tha se me këtë investim kjo shkollë do të ketë kushte më të mira për vijimi e procesit edukativo arsimorë. Vlera e projektit do të jetë 2 milion dinarë , ndërsa mjete i ka siguruar pushteti lokal.Ndërsa edhe drejtori i kësaj shkolle Rami Hyseni thotë se kjo shkollë ka pas nevojë rekonstruim dhe tani me këtë investim kushtet do të përmirësohen dukshëm.Kryetari Mustafa me këtë rast ka uruar të gjithë nxënësit duke shpresuar që edhe sukseset e tyre  nuk do të mungojnë.

Paralelja e ndarë e shkollës fillore 9 maji Leran në fshatin Gerajt ka 8 paralele , ndërsa mësimin e vijojnë 45 nxënës nga klasa e parë deri në të katërtën. Më parë kjo shkollë ka ndërruar edhe dritaret , ndërsa mbrapa saj është ndërtuar edhe tereni sportiv.

Rtv Presheva

 

2 Responses

  1. Leon Henderson thotë:

    Është bërë traditë që gjatë javës së projekteve në shkollën tonë që me iniciativën e drejtoreshës së shkollës gjithnjë të kemi edhe nxënës e mësimdhënës përfaqësues nga shkollat publike si mysafirë të shkollës. Këtë herë kishim 9 nxënës dhe 3 mësimdhënës nga shkolla fillore “Aziz Sylejmani” në Mitrovicë (pjesa veriore). Si nxënësit ashtu edhe mësimdhënësit u angazhuan denjësisht “për të vjelë” tënxënit hulumtues nga përvoja 9-vjecare e shkollës sonë, si prijatare e MBP-së. Të gjithë anëtarëve të shkollës mysafire iu ndanë certifikata për pjesëmarrje të suksesshme nga koordinatorja dhe nga drejtoresha e shkollës, e cila gjithnjë përpiqet që praktikat e mira të shkollës Sonë, respektivisht qasjen konstruktiviste të të nxënit, t’i përcjellë edhe te nxënësit e mësimdhënësit e shkollave publike.

  2. silver price thotë:

    Përfaqësus të Caritas-it te Luksemburgut kanë thënë se ky projekt hyn në vazhden e shumë projekteve që qeveria e Luksemburgut po realizon në këtë fshat. Kjo shkolle së shpejti do të bëhet me kabinet të informatikës dhe me sistem të ngrohejs. Ardian Hasanaj nga kjo organizatë ka thënë se ky shenon vetëm njërin nga projektet që Caritasi po i realiozn në Kosovë. Ai ka thënë se mjetet e ndara për këtë projekt janë të qeverisë së Luksemburgut, ndërsa implementimin po e bënë kjo organizatë.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch