Home » Lajme, Ndërkombëtare » Rita Ora nisë ndërtimin e shtëpisë për familjen Sala

Rita Ora nisë ndërtimin e shtëpisë për familjen Sala

Ajo e mbajti premtimin.

Këngëtarja nga Kosova e famshme në botë, Rita Ora, ka nisur ndërtimin e shtëpisë për familjen Sala në fshatin Pinar pas tërmetit shkatërrues I cili la të vdekur 51 persona dhe qindra të plagosur.

Lajmin e ka bërë të ditur Erion Veliaj përmes një videoje dhe një përshkrimi në rrjetet sociale.

Pas tërmetit, nisi rindërtimi i shtëpisë së Familjes Sala në fshatin Pinar, falë kontributit të vajzës tonë @ritaora
Ftoj të gjithë komunitetin e biznesit dhe personazheve të njohur të jetës publike, të cilët kanë mundësi financiare, që të ndihmojnë në kapërcimin e kësaj situate në kohë record”, ka shkruar Veliaj.

Përveç Ritës, Dua Lipa dhe Bebe Rexha kanë shprehur gatishmërinë për të ndihmuar popullin shqiptar pas kësaj tragjedie.

@RitaOra e mbajti fjalën menjëherë. Faleminderit goce!

Lajmin e ka bërë të ditur Erion Veliaj

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch