Home » Opinione » Rita po vjen , Rita po vjen !

Rita po vjen , Rita po vjen !

Me daljen e Rita Ores  si yll i dalluar e plot shkelqim ne qiellin e muzikes boterore une e shof nje ndryshim te madh ne te miren e perkrahjes se botes se civilizuar se vazhdimsisë sone.Pse dual Rita Ora ne skene?

Përkundër asaj që retë e zeza nuk i ndahen qiellit tonë të kaltër , përkundër asaj që vetëtimat dhe bumbullimat i përcjellin retë turbulluese , përkundër asaj që kjo është një vazhdimsi e qëllimshme për futjen e ngricave në mesin e ngrohtësisë sonë atdhetare ; por jo,  i kemi bërë dhe i bëjmë ballë tradhëtive nga më të ndryshmet , i bëjmë edhe sot ballë mohimeve të vetvetës , errësimin e të kaluarës sonë , njollosjen e të mëdhenjëve tanë. Rita po vjen , Rita po vjen.

Pse po e përmendi Rita Oren ? Rita Ora është ylli i Kosovës, me të gjitha të mirat e të këqijat që njerëzit mund t’ia mveshin nuk mund ta nenvlersojnë, pasi qe është e vetmja që s’e mohon kombësinë e saj edhe në piedestalet më të larta botërore aty  ku shumë vetë nga ne do të pranonin të identifikoheshin si shtetas dhe kombas të huaj e për të arritur te  mirat marramendëse financiare që i’u kishin orfuar për një pohim të till.

“Bota vëren dhe vrojton. Ne shqiptarët sigurisht që jemi në qendër të vrojtimit. Ata e dinë që ne jemi të lehtë, ata e dinë që ne nuk kemi qendër të rëndimit. Duke mos pasur qendër të rëndimit, e kemi të vështirë aplikimin e koncepteve të gravitetit”.

Pse jam? Çka jam? Kush jam unë? Pse jam këtu? Për çka jam këtu? Janë pyetjet e rëndomta dhe sfilitëse që na mundojnë. Të gjithë sillemi rreth shumë pyetjeve, të cilave nuk ua dimë përgjigjen. Jo pse nuk dimë të përgjigjemi por sepse nuk mundemi. Nuk mundemi se jemi te rrethuar me shumë probleme, e nuk dimë se cilës t`ia gjejmë të panjohurën së pari.

A po e vlerësojmë veten aq sa duhet dhe si duhet?  Rita po vjen , Rita po vjen.

Çdo gjë e gjallë duhet patjetër t`u përshtatet ligjeve të natyrës, përndryshe rrezikohet nga zhdukja.Të tjerët këtë e dinë dhe llogarisin saktë se çfarë mundi iu duhet për të na larguar nga graviteti ynë, si dhe nga orbita e jonë e qëndrueshmërisë historike. Si veprojnë ata? E kanë të qartë dhe shumë mirë të llogaritur energjinë finale dhe nxitimin e duhur të një objekti që bie prapa në tokë dhe e dinë mirë se çka duhet bërë që ne të qëndrojmë gjithmonë pezull si objektet e humbura në gjithësi.A kemi edhe në mesin tonë të atillë që e dëshirojnë qëndrimin tonë pezull në gjithësinë dhe tërësinë e historisë ?

Nihilizmi është qëndrim mohues ndaj botës e ndaj ekzistencës së njerëzimit, qëllimit, vlerës apo të vërtetës së kuptueshme : Me gjeni ju lutem nje epitet tjeter per njeriun qe Skenderbeun e baltos, Ismail Qemalin e njollos, Hasan Prishtinen e quan tradhetar…?

Pa fije paturpësije na paraqiten njerëzit që nuk janë asgjë më tepër se thjesht  kodosha ideologjik dhe historik! Për ta nuk ka asnjë vlere ky komb, asnjë figure të denjë, asnjë hero kombëtar.Si të emërohen këta kodosha që e përcaktojnë Skenderbeun si tradhëtarë , e sot na e nxjerrin Ismail Qemajlin të shitur ?

A mendon kush, dhe kush e njeh një njeri që të jetë, arkitekt, sociolog, historian, muzikolog, sportist, urbanist, humanist, artist, estetist, folklorist, mitist dhe gjithfarë “ist”-i tjetër , por kryesorja të jetë antikomb ? Por Rita po vjen , Rita po vjen.

Nihilizmi pasqyrohet duke i mohuar vlerat e çdo strukture sociale, shtetit e ligjit, normave të vlerës dhe principeve të moralit. Këto orientime mund të çojnë kah dhuna dhe terrorizmi kundër një sistemi të vendosur edhe të rezulton në rezistencën dhe qëndrimin pasiv ndaj çdo gjëje pa kurrfarë alternative në mendje.

Nihilistët na fusin në heshtjen e madhe ndaj Jeremiqëve që e paraqesin veten si viktima , si ato te natës së kristaltë, kur dihet se shqiptarët janë i vetmi popull që nuk i ka vrarë e as dorëzuar hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Nihilistët dhe mohuesit na bëjne që të heshtim ndaj Jeremiqëve sllav që në botën arabe na paraqesin si proeuropian e ne botën e krishterë si” fundamentalista islamik.Nga vjen kjo? Nga mospërfillja ndër-intelektuale, nga mospërfillja ndër-shqiptare. Një gjë duhet ditur, mirë se mospërfillja ndër-shqiptare e sjell guximin e të tjerëve për synime më të rrezikshme.

Mospërfillja ndër-shqiptare shumë e lakmuar me vetëdije apo pa të, me frymëzim nga diçka që nuk po i vjen erë e mirë, mospërfillje deri në atë shkallë sa të mos vetëdurohemi, mospërfillje aq e madhe sa edhe të urrehemi midis nesh (me njëri tjetrin). Kjo është ikje nga vetvetja dhe një zbërthim në dromca të vogla ashtu siç e duan të tjerët.

E përmenda Ritën me një gëzim që përkrahja e botës së civilizuar për ne ende vazhdon dhe si e tillë është një grusht i rëndë ndaj atyre që po na i sjellin retë e zeza në qiellin tonë.

 

FAHRI XHARRA

24.11.2012

Gjakovë

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch