Home » Opinione » RIZA HALIMI KËRKON FORMIMIN E KOALICIONIT ME SUBJEKTET SERBE NË BUJANOC

RIZA HALIMI KËRKON FORMIMIN E KOALICIONIT ME SUBJEKTET SERBE NË BUJANOC

Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Riza Halimi, në një konferecë për shtyp sot në selin e PVD-së në Preshevë, ka shprehur gatishmërinë për formimin e koalicionit multietnik në komunën e Buajnocit duke e përfshirë edhe PVD-në, ndërkohë që në Pershevë, PVD sipas rezultateve preliminare është mundur bindshëm nga PDSH, me rreth 3000 mijë vota epërsi.

Halimi gjatë konferencës disa herë është kthyer në idetë e të së kaluarës duke përkujtuar formimet e koalicioneve të detyrueshme multietnike të viteve 2002 e këndej, duke mos përmendur në asnjë rast gjendjen reale, ku për herë të parë në historinë e Bujanocit shqiptarët fituan 30 ulëse nga gjithsej 41 në parlamentin lokal, dhe duke mos ia patur nevojën subjekteve serbe t’ia shtrijnë dorën për qeverisjen e pushtetit lokal.

Gjatë konferencës, Halimi disa herë përsëriti se subjektet politike shqiptare mund të formojnë koalicionin me partitë serbe, por nuk përmendi se shqiptarët përbëjnë shumicën apsolute prej 30 këshilltarëve.

Kryetari i PVD-së në as edhe një rast, nuk përmendi numrin e përgjithshëm të këshilltarëve shqiptarë në Komunën e Bujanocit, të dalë nga zgjedhjet e 6 majit dhe as mundësinë e formimit të koalicionit mes subjekteve politike shqiptare.

“Ternocipress”

3 Responses

  1. rexhep thotë:

    Eselamu alejkum
    O mos ja merrni për njime pohimet e tija, sepse, ky njeri që moti i ka shitë drutë.
    Po edhe interesi e bën t’veten, tash e ka siguru nga serbët vendin në kuvend t’serbisë, e ky tash duhet mi siguru edhe serbët n’asamblenë komunale. Hajr inshaAllah.

    Ue selam

  2. Akija thotë:

    Ky njeri eshte demagog i papar dhe sillet cdo here si u konvenon atij,cdo gja qe ndermiret nga organet shtetrore te Serbise asht me prapavi te keti personi cka do te thot se edhe arrestimet e fundit si te tjerat jan pjell e ketij parsoni.
    Te gjith keto e deshmon edhe fakti qe edhe tash si ne vitin 2008 mandatin e deputetit per kontribut te jashtzakonshem ja fali Tadići,prandaj i njejti kerkon qe ne Bujanoc,te formohet koalicioni qeverises me partit serbe,pa i pas parasysh qe shqiptaret i fituan 30 vende dhe ka mundsi qe Bujanoca apsulitikisht te qeveriset nga shqiptaret te qeverisin pa ndihmen e shefave te Riza Halimit.
    Tash u pa kush esht ky person dhe detyrat e kujt i kryn ky njeri,i njejti ma mir kish qen me u cvendos ne Beograd ku e ka vendin se sasht zgjedhur nga ky popull dhe ska legjimitet me i mbrojt interesat e ketij populli.

  3. 007 thotë:

    O SHAIP NESE VAZHDON TA NDEGJOSH KETE NJERI NE ZGJEDHJET E TJERA KI ME MBET VET KESHILLTAR SE KREJT KAN ME TU LARGU SE PO I SHIFET PUNA KETI PERSONI NE PRESHEVE

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch