Home » Lajme, Vendore » Riza Halimi nuk rrespekton vendimin e Këshilltarëve Shqipëtarë të Komunës së Bujanocit!

Riza Halimi nuk rrespekton vendimin e Këshilltarëve Shqipëtarë të Komunës së Bujanocit!

Riza Halimi… Deputeti i vetvetes po vazhdon ta luaj rolin e “Sherifit të Luginës”

Kursesi plaku nuk po bindet se nuk i ka mbetur as legjitimitet e as legalitet të flas në emër të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës, dita ditës shumë e më shumë po e humbë kontrollin, skandalet e tija nuk kanë të ndalur. Edhe njohësit më të mirë të situatës politike që po mbretëron në Luginë, por edhe të atyre që po i përcjellin aktivitetet e deputetit të vetvetes nuk po arrin t’i definojnë dhe deshifrojnë veprimet e plakut, askush sakt nuk po mundet ta vlerësoj këtë çoroditje politike të Riza Halimit. Çka po ndodh me të, dëshira e tepruar e tij që me çdo kusht të mbetet edhe më tej në skenën politike duke i hyrë në hatër qeveritarëve serbë, apo shenjat serioze të sklerozës që e kanë kapluar po e detyrojnë që çdo ditë të na servoje nga një skandal politik që drejtëpërsëdrejti po i shkakton dëme të mëdha Shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Ky zotëri, sot (08.02.2012 nga ora 09-30 min) në një paraqitje në Televizionin Serb B-92 (emisioni i quajtur deri para disa ditëve “Kaži prst” –Tregoje gishtin – e tani me emrin “Hoču da znam” – Dua ta di – foli për vendimin e para disa ditëve të këshilltarëve Shqiptarë të Komunës së Bujanocit që kishte të bëjë me emërimin dhe ndryshimin e emërimeve të disa rrugëve dhe shesheve të qytetit të Bujanocit.

Për Riza Halimin vendimi i këshilltarëve Shqiptarë ishte: Fushat parazgjedhore, hap i ngutshëm, bile edhe propozoi që ky vendim të rishikohet edhe njëherë dhe të kërkohet kompromisi me këshilltarët serbë, por ja që harroi të thotë se në qytetin e Bujanocit nga 65 rrugë të emëruara, 64 nga to identifikohen me emrat serbë dhe vetëm një “Ramiz Sadiku” me popullatën Shqiptare, çfarë kompromisi mund të ketë këtu sipas Halimit? Plaku po harron se kjo çështje nuk varet nga ai, është ky vendim i këshilltarëve Shqiptarë të Bujanocit, bile po sikur të verej nga ai dhe subjekti i tij PVD, ky ndryshim kurrë as nuk do të vie në rend dite në Ansamblen Komunale të Bujanocit. Z. Halimi në vend se të mirret me punët e këshilltarëve Shqiptarë në Bujanoc, do të ishte më mirë që Subjekti i tij po të njejtën iniciativ ta nisë edhe për qytetin e Preshevës sepse edhe atje nuk e ka gjendjen aspak më të lakmueshme.

Shikojeni disa sekuenca nga intervista e Riza Halimit dhënë Televizionit Serb B-92.

Për çudi dhe e dyshimt se ky emision në skemën programore të këtij TV, nga dita e Hënë e deri në ditën e Premte është i paraparë dhe zgjatë 60 minuta, vetëm sot i tëri u realizua vetëm në 24 minuta, me siguri kohë e mjaftueshme sa për të folur vetëm për ndryshimin e emërimeve të rrugëve dhe shesheve të qytetit të Bujanocit, vendim ky historik që ka aprovuar ndonjëherë Ansambleja Komunale me shumicë të votave Shqiptare.

 

Nga Nexhat Behluli.  Kryetar i Kompanis Mediale “SPEKTRI” Bujanoc

 

SHIKOJENI VETËM NJË PJESË TË INTERVISTËS

Verzioni i zgjeruar reprizohet në RTV-Spektri

2 Responses

  1. Lugina thotë:

    Se pari Riza Halimi nuk eshte deputet i vetvetes por i 17500 shqiptarve qe e kane
    zgjedh,nuk eshte e vertet se Riza Halimi ka then se nderrimi i emrave te rruges
    eshte fushat apo veprim i ngutshem. Fundja po mos te ishin keshilltaret e PVD-se ky
    vendim nuk do te munde te votohej sepse partija e Riza Halimit eshte me e madhja ne
    Bujanoc, sikur qe eshte edhe ne Presheve e Medvegj prandaj nuk qendron fare
    konkludimi i artikullshkruesit se po te varej nga PVD ky vendim nuk do te votohej.
    Kete emision e percjell cdo dite dhe autori i tekstit sikur me larte genjen edhe per
    minutazhin e emisioneve sepse ky emision fillon ne ora 9 e 30 dhe zgjat deri ne ora
    9 e 55. Prandaj me vjen keq qe autori dezinformon sepse po te them te verteten
    Lugina eshte krenar me kete njeri.

  2. besimtari thotë:

    Esselamu alejkum
    Lëreni more njerin rahat, pse po i përziheni n’punt e veta…Subhanallah…
    Ue selam

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch