Home » Lajme, Vendore » Riza Halimi Profiteri Nr.1 i Luginës së Preshevës!

Riza Halimi Profiteri Nr.1 i Luginës së Preshevës!

Riza Halimi është Shqipëtari që ka të hyra finansiare mujore më të mëdha në Luginë të Preshevës.

Ai nuk është as biznesmen, Mjek, inxhinier, arhitekt apo diç tjetër, ai është politikanë profesional.

.

 

Lexoni  me vëmendje të veçant shënimet për të hyrat e Riza Halimit të siguruara nga shërbimi i Finansave të Kuvendit Republikan Serbë;

 

Periudha kohore e të hyrave finansiare: nga 01.01.2011 deri 31.10.2011.

 

913.189,00 dinarë (  9.130,00 euro)  Për paga mujore.

479.997,00           (  4.790,00 euro)   Bruto Paushalli. Neto paushalli: ( 3.180.00 euro).

838.899,00           (  8.380,00 euro)   Harxhimet e rrugës.

9.600.000,00          (96.000,00 euro)   PVD- Subjekti të cilit i takon Riza Halimi.

 

                                         Gjithësejt:     118.300,00 Euro    ose:  11.830,00 euro për çdo Muajë.

 

Gjithësejt 69 herë Riza Halimi ka diskutuar në foltoren e Kuvendit Republikan.

Kohë zgjatja e diskutimeve me ndërprerje; 5 orë e 7 minuta.

306 orë gjithësejt ka prezentuar në seanca.  ( e llogaritur në ditë pune; vetëm 13 ditë).

13.500,00 dinarë ( 135 euro) ka fituar për çdo minut diskutimi.

Asnjë amandament i tijë nuk i ka kaluar në Kuvendin Republikan serb.

Vetëm njëherë ka votuar për (pro) aprovimit të buxhetit republikan për vitin 2011.

Asnjëherë nuk ka pranuar palë (qytetarë nga Lugina e Preshevës) në cilësin e Deputetit popullorë.

 

Vërejtje: Të Hyrat e përgjithshme për vitin 2010 dhe 2009 kanë qenë për rreth 15 deri në 20 % më të mëdha.

Për vitin 2011 ka pasur zbritje për shkak të restrikcioneve si shkak i krizëz ekonomike.

 

 

                              Shënime këto të mara nga Gazeta javore  “VRANJSKE”

7 Responses

  1. toni thotë:

    Keto krejt Deputet i kan pse mos ti ket edhe Deputeti nga Lugina juve a po ju prishet qefi a,a po ju jet djeg se ju nuk po mundeni me i mar,sa qe nuk ka pranuar pale kjo eshte rren e kullume,shume qytetare kan shkuar te Deputeti,bile edhe shume punetore nga fabrikat e ndryshme nga Lugina e mos u hani ju me fantazia,se Deputetin kismet edhe nje her po e marmi bile bile dy Depuetet e ju hanu me endrra.

  2. arsimi bujanoc thotë:

    Nje llogaritje matematikore per te hyrat mujore te PVD,LPD UDSH, sepse keto 3 parti kan qene ne koalicion dhe kane pase te ardhura mujore , dhe tani del rezultati perfundimtar per te 3 partit ka sa pare i kan taku seciles !
    PVD 31 deputet komunal = 96.000 euro ne vit apo 8.000 euro mujore te hyra ne parti .
    LPD 6 deputet komunal = 18.000 euro ne vit apo 1500 euro mujore te hyra ne parti
    UDSH Bujanoc 3 deputet komunal = 9.000 euro ne vit apo 750 euro mujore te hyra ne parti .

    Asnjera nga keto parti deri tash nuk kan qene transparente sa i perket te tyre !!!!

  3. Pse i paska pranu puntort ne takim dhe ne bised pse a mos juv ka kry pun dicka a, hahahaha. A sa i perket gjith ato lekve ci i paska mar, nejse pi takojkan krejtve posllanikve, amo shtrohet pyetja ku kan shku se ato pare, cka u ble me to , a ja ka pa hajrin popullata se, me cka jan bler banesat ne Prishtin se.
    e popull he sinko…. une Aga nga Ternoci mir per veti e kom.

  4. une thotë:

    hic mos tju djege se edhe ragmija i juv nuk merr hic me pak se deputeti…deputeti barem i takojn, a ragmija i juv ja kajti nonen ton presheves, e thithi e kputi krejt…

  5. Cani thotë:

    Mir që po ka njerëz që po knaqen me paratë që i paska marrë Rizaja e ja paska pa hajrin ai bashkë me partnert e tij ose ma mirë me thonë klysht e tij. Pse e don apo pse e voton për shkak të simpatisë partiake, nuk do tmë vinte hatri por ta mbrojsh duke e ditë ose duke e pa se vërtetë ai po vrapon për përfitime personale dhe të klaneve të tij kjo për mua nuk po ma rrok kurqysh. Po ti bre simpater i Rizasë më mirë thuaj se edhe ty ta ka kërku nga qesja e tij se sa me u marë me Ragmiun kur të gjith e dijmë se ai mundet me pasë nji rrogë deri në 1000 euro, po hajde se edhe po vjellka naj pare që vështirë e ka se në administratë të Komunës së Preshevës nëse sgaboj janë mbi 80% e pasha ty vështir e ka dikush pi tjerave parti me vjedhë përveç ndonjë dreke apo udhëtimi po edhe atë nuk mujn mu mshef, spo du me e mbrojtë se edhe aty jo më pak se 12 vite ka qenë kryetar komune Rizaja, por ta mbrojsh një diçka të dukshme me diçka që s’hahet dot, nuk ia vlenë, po ju dilni e jipjani votat se atij kësi njerëz i duhen e lum ai për ju.

  6. atnani thotë:

    un mendoj se ragmi mustafa nga tenderet qe jepen ne preshev merr ma shum se se pvd e udsh

  7. atani thotë:

    dhe nga asfalltimi i rrugeve qe i ka bo me fluska te asfalltit ,nga rritje e ofertave ne tendera jashte qdo normale ka puna sa mun mer 10 vite riza halimi

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch