Home » Lajme, PVD, Vendore » Riza Halimi – Urim për festën e Fitër Bajramit

Riza Halimi – Urim për festën e Fitër Bajramit

Mesazhi përurues i kryetarit të Partisë për Veprim Demokratik, Riza Halimi për festën e Fitër Bajramit

Të dashur qytetarë të Luginës së Preshevës, dëshiroj që t’Ju uroj nga zemra festën e madhe të Fitër Bajramit.

Duke pasur parasysh rëndësinë dhe vlerën e kësaj feste për të gjithë muslimanët, dua t’Ju uroj të gjitha të mirat, shëndet, begati e mbarësi në familjet tuaja. Meqenëse sot edhe përfundon muaji i Ramazanit, lusim Zotin që të gjitha lutjet tuaja të jenë të pranuara dhe sakrificat tuaja të shpërblyera nga Zoti i Madhërishëm.

Le të jetë kjo festë e madhe një shembull i përhershëm për të gjithë se si duhet vepruar njeriu i devotshëm duke ftuar në paqë, mirësi, tolerancë e dashuri ndërvllazërore, ashtu siç na mëson edhe feja jonë e pastër, feja Islame.
Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik
Riza Halimi

Shto koment

Duheni të Logoheni për të komentuar.

© 2018 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch