Home » Kulturë, Lajme » Robert Frost – Pesë gjuhët që ia vlen t’i mësosh

Robert Frost – Pesë gjuhët që ia vlen t’i mësosh

Cilat gjuhë të ndihmojnë për të gjetur një punë?

Cilat gjuhë po bëhen të vlefshme globalisht?

Cilat gjuhë janë më të dobishme?

Cilat gjuhë duhet të mësoj unë?

 

Ndërkohë që përgjigjia e vetme e vërtetë për këto pyetje bazohet në motivet dhe interesat vetiake, por kurrë nuk dëmtoheni në se mësojmë disa fakte që do mund të na shtyjnë në njërin ose tjetrin drejtim.

Duke ditur se cilat gjuhë do jenë çelësi për komunikimin global në vitet që vijnë, marrim një përparësi që shumë prej nesh kërkojnë ta kenë. Kam dëgjuar për këtë tashmë nga nxënësit e panumurt të gjuhëve që gjithnjë kanë një listë të shkurtër (dhe nganjëherë jo aq të shkurtër) të gjuhëve që ata planifikojnë  t’i mësojnë një ditë.

Disa duan thjesht të akumulojnë gjuhë të reja por nuk e kanë idenë qysh apo ku t’ja nisin ose çfarë të zgjedhin. Nuk është vendi t’ju tregoj  se për cilat gjuhë të interesoheni apo duhet të interesoheni, pasi nuk dua të ndërhyj në përcaktimin tuaj se cilat gjuhë janë eprore mbi të tjerat. Do përpiqem vetëm të ndaj me ju disa sugjerime

 

1) Gjermanishtja,

 

si një nga gjuhët më me ndikim në Evropë tani luan një rol të pabesueshëm kryqor brenda sferës së ekonomisë dhe shkencës globale. Gjermania është një nga ekonomitë botërore  (në rritje) më të fuqishme, eksportuesja e dytë në botë.

Gjermanishtja ëshët gjuha e dytë sot brenda bashkësisë shkencore dhe një numër shumë i madh profesorësh shkencorë ndërkombëtarë rekomandojnë që studentët e tyre ta mësojnë atë. Sipas universitetit të Portsmouth-it, 40 % e shkencëtarëve amerikanë e rekomandojnë këtë, dhe mbi 70 % e shkencëtarëve polakë dhe hungarezë po ashtu (ndonëse afërsia ndaj Gjermanisë dhe anëtarësimit në BE  ka një ndikm të fortë).

Gjithashtu, me rëndësi të madhe është historia e gjatë e letërsisë, e poezisë dhe e filozofisë së shkruar në gjermanisht. Vlerësohet se 18 % e letërsisë botërore është shkruar në gjermanisht, shumica e saj nuk është përkthyer kurrë në anglisht.

Gjermanishtja në Bashkimin Evropian

Gjermanishtja në Bashkimin Evropian

2 ) Frëngjishtja

Kjo t’u duket shumë amerikanëve më tepër si një gjuhë letrare, pra diçka jashtë shtëpisë. Një gjuhëtar i sotëm i shquar, John McWorther ka dhënë një deklaratë me titull ” Mjaft më me mëtimet se frëngjishtja është një gjuhë e rëndësishme” që ka shkaktuar shumë reagime te frankofonët kur u botua në shkurt. Kjo ishte një përgjigje e tij ndaj nismës së Bashkisë së Nju Jorkut për ta futur frëngjishten në shkolla, e cila edhe u mbështet edhe u kundërshtua nga qytetarët.

 

Sidoqoftë, shumë të dhëna të sotme provojnë se frëngjishtja është shumë më e rëndësishme se sa ne besojmë. Ndërkohë që trendi i padyshimtë në SHBA tani për tani është Spanjishtja si gjuhë e dytë e folur më shumë në Tokë për nga numri i njerëzve, mundet që të mos vijojë të jetë kështu në të ardhmen.. Frëngjishtja mund të bëhet një superfuqi gjuhësore në dhjetëvjeçarët që vijnë.  Një artikull i kohëve të fundit në Forbes tregon për përhapjen e saj në shkallë të gjerë në ish kombet e dikurshme koloniale  posaçërisht në Afrikën Subsahariane. Këta vende po përjetojnë ose pritet të përjetojnë një shtim në rritje dhe ndërveprim global. Një studim i bankës investuese  Natixis sugjeron që në vitin 2050 frëngjishtja do të flitet nga më shumë se 750 milionë njerëz në mbarë botën,  me një potencial gjithnjë e më të madh në numër, duke ia kaluar anglishtes dhe mundësisht edhe mandarinishtes, si gjuha e parë mbarëbotërore sot.

McWhorter

Atëhere çfarë mund të themi për padobinë që përmënd McWhorter?

Në se ky rast  që dëshmon për një rritje të ardhshme të madhe të numrit të folësve të frëngjishtes nuk mjafon që ajo të mësohet, le të kujtojmë që Franca ka një histori të gjatë si qendër e artit dhe e kulturës. Industria e filmave francezë është e njohur në mbarë botën si vendlindja e kinemasë dhe si krijuesja e disa filmave legjendarë të mëdhenj.

 

Për më tepër, ajo është e thjeshtë. Mirë, të themi se nuk është e thjeshtë. Asnjë gjuhë nuk është veçanërisht e thjeshtë, por krahasuar me shumë të tjera, frëngjishtja është më e thjeshtë. Sigurisht, shqiptimi i saj duket në fillim si një makth, por do të befasoheni se sa shpejt kapet ai pas një ose dy ditësh praktikimi. Falë ndikimit të thellë të frëngjishtes Normane në gjuhën angleze ju do të shokoheni kur të shikoni se sa shumë fjalë janë pothuaj të njëjta me të.

 

Flamujt e vendeve ku portugalishtja ështe zyrtare-2

 

Provojeni dhe do më jepni të drejtë.

Mund të vijë si një befasi për shumë lexues…por s’është kështu. Si gjuha e gjashtë e folur në botë për nga numri (260 milion njerëz), shumica e folësve të saj  jetojnë në Brazil. Po ju them se ekonomia e Brazilit s’është një shaka. Brazili po e çimenton veten si një fuqi ekonomike e tregtare ndërkombëtare, duke thithur investitorë të huaj si asnjë vend tjetër, del se edhe nevojat për portugalishten do jenë në rritje eksponenciale.

3) Portugalishtja

Por nuk është fjala vetëm për Brazilin. Portugalishtja është gjuha e tretë evropiane që flitet përgjithësisht në botë dhe bashkë me fqinjën e saj iberike (Spanjishten) po rritet shumë shpejt në BE në krahasim me gjuhët e tjera, përfshi anglishten., pas anglishtes dhe spanjishtes

Flamujt e vendeve ku portugalishtja ështe zyrtare

 Flamujt e vendeve ku portugalishtja ështe zyrtare

Portugalishtja është një gjuhë tjetër me një histori të gjatë kolonializmi dhe zbulimesh që gjendet në të katër kontinentet- Amerika e Jugut, Afrikë, Azi dhe natyrisht në Evropë. Ajo është gjuhë zyrtare në tetë vende dhe gjendet përgjithësisht në shumë të tjera, përfshi Luksenburgun në të gjitha pjesët e tij, ndonëse aty nuk ka status zyrtar.

Spanjishtja dhe portugalishtja janë shumë të afërta dhe po ashtu të largëta si gjuhë. Në se e flisni spanjishten keni një përparësi të madhe për t’u futur në portugalisht dhe po ashtu e vërtetë është edhe e anasjella. Duke ditur këto dy gjuhë mund të udhëtoni ose të flisni në tërë Amerikën Qendrore dhe Jugore, gjithashtu edhe në shumë pjesë të tjera të globit.

Për më tepër, thuhet që folësit e portugalishtes kanë qejf t’i dëgjojnë të huajt ta flasin gjuhën e tyre. Kjo sepse portugezët janë tepër miqësorë. Brazili zë një vend ndër të parët për mikpritje ndaj të huajve, gjë që është një lajm i mirë për tufat e turistëve dhe të investitorëve. Por Brazili mbetet prapa Portugalisë, që radhitet e shtata në botë për kombin mikpritës ndaj vizitorëve. Kjo është tepër e rëndësishme.

Sidoqoftë, në se do vizitoni Brazilin, ju duhet të qendroni larg Bolivisë fqinje që flet spanjisht, sepse bolivianët janë ndër më pak mikpritësit si popull.

4) Indonezinishtja

Mund të mos jetë gjuha e parë që shumë prej nesh mendojnë ta kenë parasysh në studim si gjuhë e dytë, por parashikimet mund të ndreqen. Indonezianishtja flitet nga rreth 300 milionë njerëz në Azinë Juglindore dhe thuhet se është bukur e kombinueshme me gjuhët e tjera të Malajzisë dhe Singaporit, me  një numër në rritje të folësve.

Një joindonezian nuk do ta kishte të vështirë ta mësonte indonezishten sipas standarteve të anglishtes. Ajo s’ka kohë folje, s’ka gjini, as tone dhe një rend i thjesht SVO, bën që indonezishtja të radhitet si më e lehtë se çdo gjuhë tjetër aziatike, shumë prej të cilave janë të njohura si veçanërisht të vështira për anglishtfolësit.

Nuk është nevoja të shkosh në Indonezi për ta mësuar atë. Kultura indoneziane në internet është shumë më e madhe se kurrë! Mund të gjesh njerëz me të cilët mund të flasësh në Skype ose në Google Hangouts. Për sa kohë anglishtja po bëhet shumë popullore si gjuhë e dytë në Indonezi dhe po rritet numri i folësve dhe i investitorëve të huaj, gjetja e individëve të interesuar për shkëmbimin gjuhësor nuk ka qenë kurrë kaq e lehtë sa tani. Xhakarta ka shumë tifoza të Facebook-ut. Kërko më shumë të dhëna te www.techinasia.com për internetin e Indonezisë dhe rritjen e medias sociale atje.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch