Home » Lajme » Rona është e pesta

Rona është e pesta

Përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurosong, Rona Nishliu ka shënuar sukses rekord në historinë e përfaqësimit të vendit në këtë garë të këngës evropiane.
Nga 26 shtetet finaliste, ajo është radhitur e pesta, në sajë të votimeve nga gjithshejt 42 shtete. Përveç votave të shteteve dhe duartrokitjeve të publikut, Rona ka marrë edhe shumë komente nga mediat e huaja.
Kështu, komentatori i televizionit shtetëror kroat, para përformancës së Ronës kishte këshilluar shikuesit: “Largoni gotat e kristalta, pasi mund të thyhen’’, duke nënkuptuar kështu fuqinë vokale të Ronës.
Gazeta britanike “Mirror’’ komenton: “E pazakontë: Rona Nishliu e Shqipërisë kishte një tingull krejtësisht ndryshe.”
Megjithatë, ashtu siç është thënë dhe më pare, kënga e Ronës ka ndarë Evropën në dysh: në ata që e admirojnë origjinalitetin dhe vlerat artistike dhe ata që do ia ulin zërin televizorit gjatë interpretimit të Shqipërisë.
Me këta të fundit, duket të jetë revista britanike ‘’The guardian’’ që komenton: “Shtrëngohuni, njerëz, pasi në radhë është Shqipëria, me Rona Nishliun që këndon “Suus’’. Them këndon, megjithëse më shumë ngjan me vajtimin e një ariu të plagosur’’. “The Guardian’’ komenton edhe flokët ndërsa paraqitjen e komenton si “tmerrësisht të ngjashme me Bjork’’.
Rona Nishliu ka përfunduar në pozitën e pestë në votimet që janë bërë nga gjithë Europa, përderisa votimet kanë vazhduar në traditën e njëjtë ku fqinjët kanë votuar për njëri-tjetrin.
Rona pikë maksimale ka marrë nga Mali i zi (10 pikë), Austria (8), San Marino 12, Austria (8), Belgjika (10), Turqia (5) Greqia (10), Bosnja (6), Zvicra (12), Maqedonia (12), Italia (12), Hungaria (8), etj.
Ky është rezultati më i mirë i Shqipërisë në këtë garë, në të cilën ajo ka depërtuar vetëm tri herë në finale.
Padyshim, edhe shumë komente do të pasojnë, derisa shqiptarët anembanë botës krenohen me suksesin e Ronës dhe përfaqësimin dinjitoz.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch