Home » Sport » RONALDO E ELIMINON ATLETICO MADRIDIN

RONALDO E ELIMINON ATLETICO MADRIDIN

Juventus dhe Cristiano Ronaldo realizojnë të pamundurën. 

Portugezi i ka dhuruar fitoren 3-0 dhe kualifikimin në Champions League kundër Atletico Madrid. Ajo që dukej si një arritje e pamundur është kthyer në realitet nga njeriu i Champions-it, i cili është në kërkim të kupës së katërt radhazi me veshët e mëdhenj, shkruan Telesport. 

Giorgio Chiellini, i cili është bërë lojtari i pestë në   historinë e Juventus me 500 ndeshje në të gjitha kompeticionet, ka zhbllokuar ndeshjen pas katër minutash lojë, por goli është anuluar për një faull të Ronaldo-s ndaj portierit Oblak. 

Portugezi e ka shlyer gabimin duke zhbllokuar ndeshjen në minutën e 27-të ,e goditjen e tij të parë drejt portës dhe me prekjen e parë të topit në zonën e rreptësisë kundërshtare. Katër minuta pas fillimit të pjesës së dytë, “Air Ronaldo” ka goditur përsëri, duke çuar shifrat në 2-0. 

Qershia mbi tortë ka ardhur në minutën e 86-të, kur Ronaldo ka transformuar në  gol penalltinë e fituar nga Bernardeschi dhe ka fiksuar shifrat në 3-0, duke i dhuruar një kualifikim historik bardhezinjve në Champions League. 

Në fakt, Juventus nuk kishte arritur të përmbyste asnjë nga pesë humbjet 2-0 të pësuara në të kaluarën në fazën me eliminim direkt të Kupës së Kampionëve/Champions League. 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch