Home » Lajme, Sport » RONALDO SHKËLQEN NË FITOREN E REAL MADRIDIT, FITON EDHE ATLETICO

RONALDO SHKËLQEN NË FITOREN E REAL MADRIDIT, FITON EDHE ATLETICO

Cristiano Ronaldo ka shkëlqyer në fitoren e madhe te Real Madridit, që sonte mundi Bayern Munich, me rezultat 1-2, midis ‘Alianz Arena, në ndeshjen e parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.

Kampionët në fuqi treguan fytyrën e tyre të vërtetë në duel me gjigantin italian, duke fituar ndeshjen dhe duke bërë hapin gjigant për në gjysmëfinalen e kësaj garë të madhe evropiane, transmeton KosovaPress.

‘Bavarezët’ bën lojë më të mirë në pjesën e parë, duke kaluar në epërsi prej 1-0 me golin e Arturo Vidal në minutën e 25-të. Kiliani ka mundur të shënojë edhe golin e dytë, por dështoi nga pika e bardhë.

Në fraksionin e dytë pamë Real Madridin e vërtetë, që morën iniciative në terren, duke u shfaqur skuadër shumë më e mirë se skuadra gjermane, kjo e fundit nga minuta e 61-të luajti më një lojtar më pak në terren pasi u ‘skuq’ Martinez.

Është lojtari më i mirë në botë, Cristiano Ronaldo që del në skenë duke shënuar dy golat e fitores për ‘Los Blancos’ në minutën e 47-të dhe 77-të.

Ndërkohë, fitore ka shënuar edhe Atletico Madrid që mundi Leicester Cityt me rezultat 1-0. Golin e vetëm në këtë ndeshje dhe të fitores e shënoi Antonio Griezmann (28’).

Ndeshjet kthyese luhen pas një javë.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch