Home » Lajme » Rorabaker: Veriu i Kosovës të shkëmbehet me Luginën e Preshevës

Rorabaker: Veriu i Kosovës të shkëmbehet me Luginën e Preshevës

Marrëveshja Kosovës Serbi nuk do të sjellë stabilitet për rajonin. Zgjidhja më e mirë e problemit, do të ishte shkëmbimi i territoreve mes dy vendeve, tha kongresisti amerikan Dejna Rorabaker për shërbimin serb të Zërit të Amerikës. Sipas tij, në veri të Kosovës tani është vendosur “një shtet i vogël serb” në dëm të sovranitetit terKongresisti amerikan Dejna Rorabaker tha se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë është shenjë se njerëzit angazhohen për ecje përpara por kjo nuk është arritur sepse marrëveshja nuk është e bazuar në fakte reale.

Sipas tij, “njerëzit do të jenë edhe më shumë të zhgënjyer kur ta kuptojnë se një gjë u është thënë kurse një tjetër është realizuar, përkatësisht se asgjë nuk ka ndryshuar. Ai tha se me këtë marrëveshje shqiptarët e Kosovës nuk fituan absolutisht asgjë.

“Ata humbën të drejtën për prezencën e forcave të tyre të sigurisë të ngarkuara për zbatimin e ligjit në vendin e vet. Mendoj se marrëveshja nuk do të ketë sukses dhe se gjërat do të mbesin të njëjta siç kanë qenë në dhjetë vitet e fundit”, është shprehur ai.
Sipas ligjvënësit Rorabaker, marrëveshja e arritur është imponuar nga të tjerët.

“Njerëzit që jetojnë në katër komuna në veri të Kosovës kurrë nuk janë pyetur çfarë dëshirojnë ata. Dihet se 90 për qind e tyre dëshirojnë t’i bashkohen Serbisë”.

Kjo, sipas kongresistit amerikan i cili kryeson nën komitetin e Kongresit amerikan për Evropë e Evroazi, marrëveshja e arritur mes kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij serb Ivica Daçiq do të jetë vështirë e realizueshme.

Ai tha se një zgjidhje më e mirë për të dy palët do të ishte shkëmbimi i territoreve pasi e njëjta gjë është edhe në Luginën e Preshevës e cila ka madhësi gati të njëjtë me veriun e Kosovës dhe me një përbërje etnike shqiptare ngjashëm me numrin e serbëve në Veri.

Por pala e Kosovës është mbështetur vërejtjet e ekspertëve amerikanë dhe evropianë sipas të cilëve ndryshimi kufijve do të hapte kutinë e Pandorës posaçërisht për shkak të aspiratave në Republikën serbe në Bosnjë e Hercegovinë dhe të shqiptarëve që jetojnë në Maqedoni, ka thënë Rorabaker.ritorial të Kosovës.

One Response

  1. Alban thotë:

    Shkembim territoresh nuk do te kete jo jo jo jo jo dhe jo jo jo jo jo jo.
    Por duhet te kete vetem Shqiperi Etnike.
    Por fal tradhetarit si hashim thaqi qe ja fali veriun komplet serbis,tash serbia qon kry lun me neve qysh don.
    Ne e dojm Kosoven Lindore nen trungun e Shqiperis Etnike.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch