Home » Lajme, Vendore » Rregullohet shtrati i kanalit atmosferik në Bukuroc

Rregullohet shtrati i kanalit atmosferik në Bukuroc

Ndërmarrja publike “ Moravica “ ka rregulluar sot shtratin e kalnalit atmosferik në Bukuroc , i cili gjatë të reshurave të shiut ka vërshuar shtëpitë dhe kulturat bujqësore  të  banorëve.

 

 Reshjet e mëdha të shiut shpeshherë vërshonin shtëpitë në fshatin Bukuroc , pasi  kanal atmosferik nuk arrinte ta përballonte ujin e krijuar. Banorët i kanë thënë RTP se këtë kanal e kishin krijuar nga nevoja , pasi  vërshimet shpesh u kanë dëmtuar edhe të mbjellurat . Por ata tani më nuk do ta kenë këtë breng.

Naser Sadiku  drejtor i  ndërmarrjes publike Moravica ka thënë se sot është bërë zgjerimin e  këtij kanali me shpresë që banorët të jenë të qetë gjatë të reshurave atmosferike.Ai gjithashtu ka potencuar se në të ardhmen kanali do të zgjerohet deri në fund të fshatit.

Fshati Bukuroc është një vend rrafshinor dhe njihet për burime të ujit , dhe gjatë të reshurave të shiut shpesh shtëpitë vërshohen nga ujërat.

Nëpër këtë fshat kalon edhe lumi Moravica.

 

RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch