Home » Lajme » Rreth 300 protestues sot protestuan para ambasadës zvicerane në Prishtinë kundër ekstradimit të Shemsi Nuhiut në Serbi

Rreth 300 protestues sot protestuan para ambasadës zvicerane në Prishtinë kundër ekstradimit të Shemsi Nuhiut në Serbi

Para ambasadës së Zvicrrës në Prishtinë, është mbajtur sot protesta e organizuar nga Shoqata “Vatra” dhe OVL të UÇPMB-së, kundër ekstradimit të Shemsi Nuhiut nga autoritetet zvicërrane tek ato serbe. Rrethë 300 protestues të cilët iu drejtuan ambasadës zvicërrane, udhëtuan të organizuar si nga Presheva, ashtu edhe nga qytetet tjera të Kosovës. Në emër të protestuesve para ambasadës së zvicrrës përfaqësuesi i OVL së UÇPMB-së Artan Maliqi, kërkoi nga prokuroria zvicërrane mosekstradimin e Nuhiut në Serbi, pasi që shqiptarët nuk iu besojnë gjykatave serbe dhe proceseve të montuara, kurse u kërkua që ai të ekstradohet në Kosovë, dhe të gjyklohet në këtë shtet pasi që është edhe shtetas i Republikës së Kosovës, ndërsa u kërkua që edhe qeveria e Kosovës të kërkojë që ai të ekstradohet në Kosovë. Ndërkaq Sejdulla Kadriu nga Shoqata “Vatra”, para protestuesve e lexoi komunikatën që më pastaj e dorzoi në ambasadën e Zvicrrës në prani të tre personave tjerë. Edhe pse Shemsi Nuhiu, është edhe qytetarë i Preshevës, në këtë protestë nuk morën pjesë përfaqësuesit e partive politike. I vetmi politikan që iu është përgjigjur kësaj proteste ishte kryetari I komunës së Preshevës Ragmi Mustafa. Ai, protestën e cilësoi të rëndësisë së veçantë, dhe shpreson se prokuroria zvicërrane do ta ketë parasyshë kërkesën për mosekstradim në Serbi. Ndërsa, shqetsimin e protestuesve e kishin mjaftë mir të kuptuar edhe përfaqësuesit e ambasadës. Gjatë dorëzimit të komunikatës organizatorët e protestës në ambasadë, ata i priti edhe zv/ambasadori i Zvicrrës, e që premtoi se sa i përket atyre ky dokument shumë shpejt do të dorëzohet në prokurorin zvicërrane. Zv/ambasadori, gjithashtu falenderoi organizatorët për rrjedhën e protestës. Vlen të theksohet se në fund të gjithë protestuesit u shpërndanë të qetë, dhe pa as më të voglin incidentë.

 

RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch