Home » Lajme » Rreth 40 familje janë shpërngulur të paktën përkohësisht nga lagjja “Tre Rrokaqiejt” e veriut të Mitrovicës

Rreth 40 familje janë shpërngulur të paktën përkohësisht nga lagjja “Tre Rrokaqiejt” e veriut të Mitrovicës

Incidentet e fundit, situata e tensionuar e pasiguria kanë bërë që banorët t’i lëshojnë pronat e tyre e të nisen drejt jugut të qytetit, raporton KTV. “Ju duhet të na kuptoni që është rrezik për ne që jetojmë këtu që vazhdimisht të dalim në televizion, sepse nuk ndjehemi të sigurt kur dimë që as institucionet tona nuk po bëjnë asgjë për ne, madje na thonë që vetë t’i mbrojmë pronat tona”, ka thënë një nga banoret e kësaj lagjeje. Ndërtesat kryesore të kësaj lagjeje që lidhin pjesën jugore me veriun e Mitrovicës gjenden në mes të ndërtesës të Komunës paralele të Mitrovicës që e bënë edhe më të vështirë qarkullimin e këtyre banorëve. Tani në këtë lagje, përpos Policisë së Kosovës, patrullime kanë shtuar edhe forcat e KFOR-it. Prania e KFOR-it në veri i ka rehatuar shumë edhe Policinë e Kosovës. Javën e kaluara në lagjen Tre Rrokaqiejt, në banesën e tij, u vra Selver Haradinaj, 38 vjeç, ndërsa mbetën të plagosur dy fëmijët e tij.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch