Home » Histori, Lajme » Rreziku nga Lindja për Kombin dhe Atdheun tonë!

Rreziku nga Lindja për Kombin dhe Atdheun tonë!

Duke  analizu  historinë tonë, lehtë  mund  të konkludojmë, u rrezikuam  më së shumti  nga   Lindja! Askush më  mirë  sesa historia  nuk mund  të  na   tregoj që edhe  në të  ardhmen  nga  na  kanoset  rreziku. Edhe pse tashmë ka kohë  që  prapë  hapur  kërcënohen  Trojet  tona, sidomos  nga  vende  lindore, si Rusia, Vehabizmi nga vendet Arabe-Turqia( kërcënime të kamufluara nën petkun  e miqësisë- pushtim kulturor, ekonomik!), e mos të  flasim më  për  Serbinë që  hapur  deklaron  pretendime territoriale, apo edhe  Maqedonia, Greqia,  Mali i zi, që edhe  pse   heshtin  synimet  e tyre- apo i kanë  harru pretendimet njëherit ( siç deklaron Mali i zi!), së paku  mbajnë  ende  nën  okupim  territore që  i  pushtuan!

 

Në Kohën  Antike:

Rreziku 1:Në  Iliri,  edhe  pse  burime  shumë  më të  pakta, që  mund të  konsultohemi, por  ato  janë  kryesisht të   autorve të ndryshëm( historian, gjeograf etj)  grek të  lashtë, të cilët   drejtëpërdrejt  por edhe  tërthorazi, faktojnë  këto pretendime që  shtroj! Historia  jonë  përmend rreziqet  që  na  erdhën  nga  greqia  e lashtë-  Poliset e saj, pasiqë fise  ilire  jetonin  thellë deri në  Peloponez,  rrethinë të Athinës, etj. Kolonizimi më  i hershëm  nga  Grekët  në  trojet  Ilire, u  bë  më  737 para Krishtit, në  ishullin e Korkyrës, që  banonin   Liburnët. Pastaj  vazhdoi kolonizimi i Dyrrahut më  627 para  Krishtit, Apolonia më 588 para Krishtit.[1]

Si  Ilir kishim  disa  shtete dhe qytet-shtete, që në  shekullin V para Krishtit, si  Dyrrahu, Ambrakia, Apolonia,  pastaj të Enkelejve, Ardianve, Taulantve, Molosve( edhe  si lidhje-federat), Mbretria e Bardhylit etj.[2]

Rreziku 2:Luftrat  Maqedonase, kundër  fiseve  tona  Ilire, prej  nga   historia  jonë  Kombëtare,  njeh  si  luftrat  e para   që  janë  zhvilluar kundër  neve.[3] Luftra mes Mbretrisë së Bardhylit dhe  Maqedonve ishte  më  359 para Krishtit si dhe  sulmi i sërishëm  i maqedonve kundër  Ilirve më  344 para Krishtit.[4] Ndërsa në  vitin  355 para  Krishtit, Ilirët për  herë  të parë  në  histori  bën  kryengritjen  kundër maqedonve.[5] Mirëpo edhe  pas  kësaj,  në  vitet   335-231 para Krishtit,  Mbretria  Ilire  ishte  ringritur nën kryesimin e  Glaukisë, nga okupimi  maqedonas![6]

Shtetin  e Epirit nën sundimin  e Pirros,  297-272 para Krishtit, njihet  që ky prijës  më vitin 280 para Krishtit  kaloi  edhe  në  Italinë  e jugut, ndërsa në  vitin  276 para Krishtit  zhvilluan  betejën përsëri që  e  fitoi, kundër  Romës, kohë  kjo prej  nga  njihet  edhe  ngritja  e  Perandorisë Romake![7]

Në këtë  kohë, shtetet  Ilire  ishin fuqi mesdhetare, të  rangut   konkurues si edhe   të  fqinjëve!

Rreziku 3: Ndërsa  me  ardhjen  e   Perandorisë Romake, njihet  si invazioni i parë, pra  rreziku i parë i kanosur nga  Perëndimi! Ky  rrezik që realisht  do   rezultoj  me  humbje  të  mëdha  për   Ilirinë![8] Këto luftra pushtuese Roma  i zhvilloi  brenda  viteve 230-168 para Krishtit, që ishin   luftra të  vazhdueshme  për Ilirët. Lufta e parë  Iliro-romake( 229-228 para Krishtit), lufta e  dytë  Iliro-romake( 219-218 para Krishtit) dhe  lufta e  tretë Iliro-romake (169-169)[9] Kryengritjet  anti-romake  në  Iliri ishin të  shpeshta, si Dalmatët 156 para Krishtit pastaj dhe  Ardianve [10], Dardanët 97 e  85  para  Krishtit[11], Liburnët në   vitet  48-47 para Krishtit[12], Parthinët për herë të parë në    vitin  48 dhe për herë të  dytë në vitin 39[13], në  vitin   35 para Krishtit  Liburnët  dhe Kaonët. Ndërsa si kryengritje  më të  njohura  janë  ato të vitit 6-9 të  Erës së re, e  udhëhequr  nga Batot  e  Desidiatëve dhe   Breukëve.[14] Shtrirja   e Ilirisë e përfshinte  tërë  gadishullin sot të  emërtuar  Ballkanik( emërtim i shekullit  XIX), i cili  njihej  Gadishulli Ilirik. Me ndarjen  e  Perandorisë  Romake  në  dy  pjesë  në  atë të  Lindjes-Bizantin dhe të  perëndimit- Romake, njihet   përgjysmimi i parë i Trojeve  Ilire! Ndërsa me rënijen  e  Perandorisë Romake  në  vitin  476, pësuan  edhe  Ilirët e pjesës nën pushtimin e  së cilës ishin! Derisa  shumica e territoreve  të  sotme  Shqipëtare  ishin  vendosur  me ndarjen  e vitit 395 t’i takonin Bizantit. Mund të  thuhet  Perandoria  Romake  ishte  përgjegjëse për   Ilirinë, e  pastaj  pas ndarjes  së  395  për  pjesën  e  Ilirisë që  administronte si koloni. Kjo pjesë  e Ilirisë, u  asgjësua si nga   regjimi  romak, por edhe  nga  invazionet  e  sllavëve( kujto  edhe  në  ditët  e  sotme,  në   Dalmaci vetidentifikohen  si Ilirë, por që  flasin  gjuhë  sllave- që  fakton asimilim  nga  sllavët  e jo nga  romakët!)

Rreziku 4: Ndërsa  derisa  Roma ishte  në  luftë  me  Ilirë,  Maqedonët në  aleancë  me Hanibalin  më  215 para Krishtit, i drejtohet  territoreve Ilire për pushtim![15]   Ndërsa edhe në  vitin  200-197  maqedonët zhvilluan  luftime  kundër  Romakve edhe  në  trojet Ilire.[16]

Rreziku 5: Ndërsa  me  ndarjen e  Perandorisë  Romake  në dy pjesë,  në  Bizantine dhe  Romake,  shumica e territoreve  të sotme  Shqipëtare  i përkisnin  Bizantit. Të mbeturit nën  kolonizimin Bizantinas, përvijon dëmtimin e  gjenit  Kombëtar  të Ilirve. Edhe pse  historia nuk  tregon  për  luftra, kryengritje aq të  mëdha Ilire, kundër  Bizantit, madje është   interesante të  theksohet, si në  Perandorinë  Romake, ashtu edhe  të  Bizantit  duket  sikur  popullsia  lokale  e pajtuar  me  pushtuesin! Por s’do mend  që  kolonizimi ndikon padyshim edhe  në strukturat  politike, etnike, kulturore etj. Ky pushtim  vazhdoi  deri në  shkatrrimin e  kësaj  perandorie më 1453!

Rreziku 5: Në  vitin  398  Alariku (  fiset  gote) sulmoi  Bizantin; në mes shekullin  e  V, sulmuan dhe  Hunët ( të  komanduar  nga  Atila);  në  vitin 479   u sulmuan  nga  Ostrogotët( të  udhëhequr nga  Teodoriku), e të  cilët  pas  vitit 488 kaluan në perëndim; në  vitet  500-517 sërish  Hunët;  ndërsa në  dhjetvjeçarin  e parë të  shekullit VI u shfaqët  bullgarët, avarët, antët etj; ndërsa  pastaj edhe  sllavët në vitin  548  arritën  deri  në  Durrës duke  plaçkitur, pas vitit 565 ( vdekjes  së Justinianit me origjin  nga  Taurusiumi i Dardanisë), hordhit  sllave të  udhëhequra  nga  avarët  a edhe  vetë, shpesh  depërtuan  nëpër trojet  Ilire, madje  më  586  kishin  rrethu edhe  Selanikun, kurse  në vitin 592 deri në  Lezhë![17] Kurse  sllavo-avarët  më së fuqishmi sulmuan, plaçkitën dhe  shkretuan  trojet  ilire dhe fqinje( nën  Bizant) në  vitin  609.[18]

Perandori Herakli, lejoi  vendosjen  e   Kroatëve dhe Serbëve, në  fillim të  shekullit  VII,[19] e që  prej  kësaj  kohe  de fakto lind  problemi disa mijëra vjeçar sllavo-ilir, e  më pas  Shqiptaro-serbë!

 

Në Kohën  e Mesjetës:

Rreziku 7: Në  shekullin  IX-X, me  fuqizimin  e shtetit  Bullgar, në kohën  e Simeonit dhe  Samuelit,  bën  që të   vendosen  Bullgarët  përfundimisht  në  Ballkan, kryesisht  ne territore  që  tashmë  ishin sllavizu, mirëpo  jo pak  u rreziku edhe  qenija  e Ilirve![20] Nga  viti  852 në  kohën e   mbretit Boris, edhe  disa territore  Arbërore ishin përfshi nën kolonizimin e  tij, e që  më  1014 mbaron pushtimi i tyre.[21] Pas kësaj  sërish u rikthy  pushtimi  Bizantinas në Trojet  tona.

Rreziku 8: Në vitin  1081  Robert  Guiskardi, prijsi i Normanve,  pushtoi  disa territore  bregdetare të Trojeve  Arbërore, zbarkoi në  Vlorë.[22] Këto tratativa  mbaruan   në  vitin 1107. Ndërsa edhe  në  Mesjetë  u  krijuan  principata  Arbërore, si ajo e  Arbërit 1190-1218, pastaj  Dukata  e Durrësit, Despotati i Epirit etj.

Rreziku 9: Kryengrita  e Shqipëtarve  kundër  hegjemonisë së  Perandorisë së Nikesë,  në vitet  1257-1258, përfshirë edhe  Principatën e  Arbërisë. [23]

Rreziku 10: Ndërsa  më  1267  Anzhuinët  zbarkuan  në  bregdetin Shqipëtarë, duke  marr  nën kontroll disa nga  territoret. Ndërsa në  vitin  1280  Anzhuinët  u mundën  në  Betejën  e  Beratit, ku edhe  shënon  fundin e  pushtimit të  tyre.[24]

Rreziku 11: Ndërsa me  largimin  e Anzhuinve  nga  Trojet  tona,  më  1281 u rikthy pushtimi  Bizantin. Të kemi parasysh  që Anzhuinët  u larguan edhe   mbi bazën  e aleancave  që prijësit  vendor lokal  kishin edhe  me   Bizantin.[25]

Rreziku 12: Nga viti  1282 nga Sllavia,  Cari Urosh, u  sulmuan   trojet  Shqipëtare, ku më  1296  arritën  deri në Durrës, e që  më  1299   Perandori  bizantin  Androniku II ia  njohu pushtimin e territoreve   në veri të  Durrësit e të Ohrit për   Uroshin II.[26] Në kohën e  Stefan Dushanit,  Shqipëtarët u  detyruan të kthen në  ortodoks, pasi  shumica ishin  katolik( edhe pse  Perandoria  bizantine ishte   e ritit  ortodoks).Mirëpo  Trojet  Shqipëtare  në  kohën  e sundimit të  Stefan Dushanit  1331-1355 u pushtuan  në  shkallë më të  gjerë, por pas rënijes së tij, menjëherë u  çliruan![27] E që  u  formuan  shumë  shtete  Arbërore, si  Despotati i Artës,  Principata  e Zenebishëve, Topiajve, Muzakajve,  Arianitëve, Balshajve,   Dukagjinve,  Kastriotve,

Rreziku 13: Nga viti 1385 në Trojet  tona  u shfaqën   Otomanët, të  cilët shkaktuan  ndryshime   të theksuara  etnike në  shtrirjen  e Kombit tonë. Ky pushtim  barbarë  ndryshoi  edhe  bindjen   fetare, në  atë  islamike në  mënyra  të dhunshme si: xhezja, devshirmeja,  tatime për të  krishterë, diskriminime të   theksuara etj. Madje gjatë  këtij  pushtimi  550 vjeçarë, Kombi  ynë  lindi kryeheroin Gjergj Kastriotin, si gjeni  ushtarak( që mposhti  Perandorinë  Osmane, që  asnjë  principat  a perandori  tjetër nuk i bënte  dot  ballë!), diplomat, e  figurë  shumë dimensionale! Shumë kryengritje  për  më se  550  vjet  u bën  nga  Shqipëtarët. Kjo periudhë  mbetet  më  e errta  për  Shqipëtarët!

 

Në Kohën  moderne:

Rreziku 14: Në  shekullin XIX me lindjen  e  shteteve  ballkanike, si  Serbia, Mali i zi, Greqia, Rumania etj, u shtuan  orekset e këtyre  fqinjëve  për  gllabrim  territoresh të  fqinjëve. Nga vitet  1800 deri  1875 Serbia nga territoret  që  pushtoi  largoi qindra mijëra  Shqipëtarë( e sidomos i  masakroi duke i identifiku si turq!).[28] Gjatë  kësaj  kohe   lindin  projektet  kriminale  shoveniste  si  Naçertania,  Megali Idea etj  për të   zgjeru  territoret  e tyre  në  dëm  të  tokave  Shqipëtare.[29] Mirëpo pushtimi Serb i territoreve  Shqipëtare vazhdoi edhe  me  Kongresin e  Berlinit,[30] Luftrat   I dhe II ballkanike,[31] edhe  pse  Shqipëria  Londineze  ishte  shpallur  e pavarur, por troje të  shumta  Shqipëtare kishin mbetur nën  Serbi,  edhe  gjatë  Luftës së I dhe të II  botërore, deri më  1999 me  rastin e  Çlirimit të  Kosovës, ndërsa ky pushtim  ende  vazhdon  në  Luginë të  Preshevës,  në  Tregun e  ri,  Sanxhakun e  Nishit, Vrajës etj.  Cari i  Rusisë dirigjonte  Serbinë,  Malin  e zi,  Greqinë,  Bullgarinë, etj   për ta  shtrirë hegjemonizmin  pan-rus edhe  në  ballkan!

Rreziku 15: Në kordinim  me  Serbinë,  aspironte dhe  pushtoi  territore Shqipëtare  edhe  Mali i zi. Njëkohësisht   në  kohë  bashkëveproi  me  Serbinë!

Rreziku 16: Me lindjen  e shtetit  grek,  lindën  sërish  orekse  shoveniste, që  kulmoi  me  Megali Idea! Nga  vitet  1828, 1832 etj filluan  sythat  e parë të lindjes  së këtij  shteti, e që  me  këtë  rast  edhe   pas  pak dekadash lindi edhe   projekti shoven  grek Megali Idea.[32] Shtet ky i krijuan  nga   ortodoksët( pa dallim  etnie, kombi etj), që  faktohet  që  një pjesë  e  mirë  e tyre  ishin  Shqipëtarë  ortodoks. Kolonizimi i trojeve  tona,  nga  ky shtet vazhdoi edhe   gjatë  tër këtij  shekulli( XIX), po ashtu edhe  gjatë   shekullit  XX, që  njihet  për   gjenocid  ndaj   Çamëve, duke i identifiku si   truq  vetëm  pse ishin  të  besimit  islam- të njejtën  politikë  bënin edhe  Serbët, malazezët etj.

Rreziku 17: Invazionet  nga  Perëndimorët( kryesisht  si nga  Italia, Gjermania, por edhe të  kombinuar  nga  Bullgarët) gjatë  Luftës së Parë  Botërore ishin të  përkohshëm, sigurisht  edhe  këto inkursione  kishin  pasoja.

Rreziku 18: Invazioni tjetër  nga  Perëndimi  erdhi  gjatë   Luftës së II  Botërore,  nga  Gjermania, Italia etj, por edhe  ky  inkursion ishte  po ashtu  me pasoja, por  që  edhe  kjo  mbaroi pas 4 vite  lufte, gjegjësisht 1939-1945( shkaku i  okupimit  fashist Italian)!.

Më:18.12.2016

skender-jashari

Skender Jashari  i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është  pjesë e  marrur nga  punimi i bërë  gjatë  qëndrimit në  burgimin politik!

[1] Illyricum Sacrum, Vellimi VII, Daniele Farlati-Jacopo Coleti, Venecia, 1817, faqe 394-395, Historia e Popullit Shqiptar. Botim Toena, 2002, Faqe  37;

[2] Po aty, Faqe  47;

[3] http://www.perseus.tufts.edu/hopper/text?doc=Plb.+2.11&redirect=true , http://www.perseus.tufts.edu/hopper/text?doc=Plb.+3.16&redirect=truehttp://www.perseus.tufts.edu/hopper/text?doc=Plb.+3.18&redirect=true , http://www.perseus.tufts.edu/hopper/text?doc=Plb.+4.66&redirect=true

[4] Historia e Popullit Shqiptar. Botim Toena, 2002,  Faqe  48-49;

[5] Po aty, Faqe  50;

[6] Po aty, Faqe  52;

[7] Po aty, Faqe  80-81;

[8]http://www.perseus.tufts.edu/hopper/text?doc=Perseus%3Atext%3A1999.01.0234%3Abook%3D2%3Achapter%3D8

[9] Historia e Popullit Shqiptar. Botim Toena, 2002,  Faqe  94-103 dhe 110-120;

[10] Po aty,faqe 136;

[11]Po aty, Faqe 132;

[12] Po aty, Faqe  139;

[13] Po aty,  Faqe  139;

[14] Po aty,  Faqe  140;

[15] Po aty, Faqe  104;

[16] Po aty, Faqe  104-110;

[17] Po aty, Faqe  170-173;

[18] Po aty, Faqe  173;

[19] Po aty, Faqe  174;

[20] Po aty, Faqe  186-188;

[21] Po aty, Faqe  188;

[22] Po aty, Faqe  192-193;

[23] Po aty, Faqe  202-204;

[24] Po aty, Faqe  204-211;

[25] Po aty, Faqe  235;

[26] Po aty, Faqe  235;

[27] Po aty, Faqe  239-242;

[28] Empires and Peninsulas: Southeastern Europe Between Kalowitz and the Peace of Adrianople, 1699-1829,  Plamen Mitev, Vwllimi 36, 2010, faqe 144

[29] http://www.historyofmacedonia.org/PartitionedMacedonia/BalkanWars.html

[30] https://archive.org/stream/gladstonesspeech00gladuoft#page/504/mode/2up

[31] http://countrystudies.us/bulgaria/12.htm

[32] Greece and Albania, 1908-1914, Kondis Basil, Institute for Balkan Studies, 1976, faqe 93

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch