Home » Lajme, Vendore » Rrjeti Global i Gruas Shqiptare ka mbajtur Kongresin e Parë të Gruas Shqiptare Mbarëkombëtare në Tiranë

Rrjeti Global i Gruas Shqiptare ka mbajtur Kongresin e Parë të Gruas Shqiptare Mbarëkombëtare në Tiranë

Qëllimi i Kongresit ishte Fuqizimi i Gruas Shqiptare dhe fuqizimi i bashkëpunimit mbarëkombëtare dhe ndër-rajonal, këtu përfshirë dhe Diasporën Shqiptare për zhvillim ekonomik, integrim, paqe dhe prosperitet. Në këtë kongres pjesmarrëse ishin femrat përfaqësuese nga vendet mbarëkombëtare nga të gjitha trevat Shqiptare në Ballkan dhe nga Diaspora Shqiptare. Komunën e Preshevës e prezantoi redaktorja e Radiotelevizionit Presheva Arditë Behluli e cila në retrospektivë ka folur për pozitën e shqiptarëve në Luginë duke përfshirë arsimin e femrave, përfshirja e tyre në sferën e kulturës, femrat në media, mediat armë e fuqihme për fuqizimin e gruas dhe promovimin e vlerave të saja dhe të tjera. Gjatë punës tre ditore në këtë kongres është diskutuar për gruajën shqiptare dhe udhëtimin e sajë në 100 vjet pavarësi, fuqizimi I gruas në politikë, fuqizimi I gruas kusht thelbësorë për fuqizimin e familjes dhe nj brez të ri të denjë kombëtarë. Tema që u diskutua më së shumti e që pati interesim nga të pranishmet ishte tema të drejtat e shqiptarëve në ballkan, jashtë Kosovës dhe Shqipërisë ku paneliste ishin zv, kryeminsitrja e Republikës së Kosovës, Edita Tahiri, Zv. Ministrja e punëve të jashtme nga Shqipëria, Edit Harxhi dhe Arditë Behluli, redaktore në Radiotelevizionin Presheva. Pjesmarrja e diskutimeve e të gjitha paneleve treguan një punë serioze prej nga dolën detyra konkrete për veprimtari të ardhshme. Ky Kongres ka ardhur pak muaj pas Konferencës së gruas Shqiptare mbarëkombetare që u mbajt në Londër më2-4 Mars 2012, e cila pati jehonë ndërkombëtare. Konferenca e radhës është paralajmëruar zyrtarisht që të mbahet në Preshevës më datën një shtatorë 2012. /A.B./

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch