Home » Opinione » “Rrofshin të vdekurit!”

“Rrofshin të vdekurit!”

Shkruan: Nehat Hyseni

Fushata parazgjedhore për zgjedhjet lokale ka filluar të përdorë imagjinatën dhe
fantazinē, të cilat po na i servon paturpësisht, në vend të realitetit. Kështu, me
sytë tanë pamē dhe me veshët tanë dëgjuam dje, se Agim Çeku na e paska fituar, kurse
Hashim Thaçi na e paska shpallur Pavarësinë! Hajde, hajde milet e besoje! 
Por s'ka gjë, poqese nuk e besojnë këtë "të gjallët", të cilët e dijnë të vërtetën
historike, të cilën aq pa skrupulla disa e devijojnë dhe deformojnë për nevoja të
paskrupullta fushate parazgjedhore.  Sepse, sa duket, edhe ashtu vota e të gjallëve
nuk do të vendosë se kush do të na qeverisë në komunat e Kosovës, meqë nga listat
zgjedhore, siç dëgjuam në medie më 4 tetor 2013, "janë spastruar reth 30.000, kurse
kanë mbetur edhe 100.000 të vdekur në lista", të cilët do ta përcaktojnë fituesin,
ashtu si edhe në zgjedhjet e kaluara lokale. Prandaj, për Agim Çekun dhe
bashkëpartiakët e tij, si dhe të partive simotra, "çlirimtarëve", edhe kësaj here
vlen parulla: "Rrofshin të vdekurit"!
 Sepse, të gjallët, së paku në Prishtinë, Prizren, Gjilan etj. e dijnë se kush ua
solli lirinë dhe Pavarësinë. Ata nuk kanë asnjë dilemë se lirinë dhe Pavarësinë
atyre ua solli populli i Kosovës i udhëhequr me mençuri, vendosmëri dhe me
stoicizëm intelektual nga Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova, me miqtë e
përjetshëm SHBA-në dhe Botën demokratike.
Dihet se kush e hoqi stemën nga listat votuese të këtyre zgjedhjeve, duke ua  humbur
identitetin kombëtarë e shtetërorë Zgjedhjeve lokale të 3 nëntorit 2013 në
Republikën e Kosovës. Pra, humbësit e identitetit shtetërorë, që  e mbivotuan
shumicën shqiptare në KQZ, i ndihmuan minoritetet qê
 ta mbivendosin vullnetin e tyre politik ndaj shumicës shqiptare në Kosovë. Dhe tani
këtë dojnë të na shesin si "patriotizëm" dhe "atdhetarizëm". Natyrisht, këtë mund
t'ua shesin vetëm atyre 100.000 të vdekurve, të cilët do të votojnë për ata.
Prandaj, parulla e tyre, padyshim do të jetë "Rrofshin të vdekurit" !
 Sepse, vetëm ata do t'i bindin për "meritat" e tyre dhe për " mirëqenien" që ne të
gjallët nuk e vërejtëm në asnjë komunë ku qeverisën ata. Përkundrazi, korrupcioni,
arroganca dhe mospërfillja e shkretërimi janë instaluar si asnjëherë më parë, duke
humbur shpresat për të ardhme më dinjitoze dhe mirëqenie të popullit.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch