Home » Lajme, Shoqëria Civile, Vendore » RRUGA E ZARBICËS – PËR DUSHK E GOGLA!

RRUGA E ZARBICËS – PËR DUSHK E GOGLA!

Zarbica - 1Autoritetet e “Drejtoratit për Ndërtim”, në Bujanocit, patën deklaruar se ka fundi i këtij nëntori, do të filloj asfaltimi i rrugës Muhoc-Zarbicë.

Në Informatën e kësaj Ndërmarrje Publike thuhej: ,, Asfaltimi i rrugës Muhoc – Zarbicë, në gjatësi prej 5 kilometrave, kap vlerën pre 2 milionë e 500 mijë dinarëve me tatimin mbi vlerën e shtuar. Projekti, në fjalë, do të mbështet nga mjetet e buxhetit komunal të parapara për vitin 2015, ndërsa kontraktues i këtij projekti është “ Put Invest “ nga Beogradi”. Kësaj informate të bërë publike nga Ndërmarrja Publike “Drejtorati për ndërtim”, mjerisht, i mungonte një detaj shumë i rëndësishëm se ky projekt bashkëfinancohet edhe prej banorëve të Malësisë së Bujanocit, me një pjesëmarrje prej 30 për qind, diku me rreth 200 mijë euro.

Zarbica - 2Deri te fundi i muajit nëntor, kanë mbetur edhe pak ditë e “sihariqi”, i pushtetit lokal në Bujanoc, po del surrogat! Ky, pushtet vetëm brenda këtij viti ka realizuar projekte edhe të pa planifikuara më herët me vlerë më të mëdha financiare se sa është Rruga e Zarbicës.

T’i përkujtojmë: Restaurimi i sheshit të qytetit të Bujanocit, i cili ka kushtuar hiq më pak se 600 mijë euro, pastaj Rreth- rrotullimi, në hyrje të Bujanocit, në vlerë prej 730 mijë euro dhe rregullimi i shtratit të Lumit të Tërnocit, që kap shumën e 650 mijë euro, projekte këto të cilat në përgjithësi kanë kushtuar 2 milion euro.

Po të llogariten edhe projektet e tjera të realizuara nga pushteti multietnik në Bujanoc, gjatë këtij mandate, del se miliona euro janë derdhur në infrastrukturë, kurse Malësia e Bujanocit, është e vetmja, që edhe në këtë shekull ka mbetur pa rrugë të asfaltuar!

Festat e nëntorit, po afrohen e malësorët assesi t’i gëzohen asfaltimit të rrugës të shumëpritur e të shumëpërfolur.

Rruga e Zarbicës, në vend që të mbulohet me asfalt, ajo, mjerisht, u mbulua me dushk e gogla, e së shpejti, madje edhe nga bora, që po na troket te dera!

Shoqëria Civile “Perspektiva”, në Bujanoc

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch