Home » Lajme, Vendore » Rruga S.Kovaçeviç pas kërkesave të shumta nga qytetarët kthehet në dykahëshe

Rruga S.Kovaçeviç pas kërkesave të shumta nga qytetarët kthehet në dykahëshe

Rruga magjistrale Sava Kovaçeviq që fillon nga vendi i quajtur “te centralla” e deri tek ish tregu i vjetër është shëndrruar në dy kahje.

Kjo rrugë magjistrale me vite të tëra ka qenë një kahje ku në anën e djathtë ishte e siguruar për parkim të veturave.
Rruga në fjalë ka qenë një nga rrugët e rralla magjistrale e cila ishte shndërruar në njëkahore. Kërkesat e shumta të banorëve të kësaj rruge që të rikthehet përsëri në dykahore nuk u realizuan asnjëher, kurse tani pas një takimi të qytetarëve dhe bizneseve që operojn në këtë rrugë me kryetaren e komunës Ardita Sinani, u arrit dakordimi i Komunës që të realizohet kjo kërkesë e qytetarëve. Banorët e kësaj rruge, e posaçërisht pronaret e bizneseve u shprehën tepër të kënaqur me këtë vendim të Kryetares Sinani pasi që frekuentimi i bizneseve të tyre tani do të jetë shumë më i lartë. Kryetarja Ardita Sinani bënë apel te vozitësit që mos të vazhdojn të parkohen në këtë rrugë me qëllim të shmangijes së tollovive në trafik.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch