Home » Lajme » RTP lajmet 01 dhjetor 2011

RTP lajmet 01 dhjetor 2011

Policia ka arrestuar Fitim Z nga Presheva dhe e ka dërguar tek gjykatësi hetues në Vranjë për shkak të dyshimit se në ndërtesën e nga ata që ka hequr flamurin nga ndërtesa e komunës së Preshevës me 28 nëntor, gjatë protestës në Preshevë. Gjykatësi hetues Fitim Z. i ka caktuar masë paraburgimi prej tetë ditësh
——————–
Pretendenti i fronit mbretëror, Leka Zogu ndërroi jetë dje në moshën 72-vjeçare në spital ku qëndroi i shtruar prej disa ditësh në reanimacionin e Neurokirurgjisë, në Tiranë pasi pësoi një fibrilacion arterial, formë e aritmisë. Prej kohësh, për shkak të shëndetit të përkeqësuar, favorizuar dhe nga anoreksia, Leka Zogu ishte tërhequr thuajse plotësisht nga jeta aktive politike dhe shoqërore. Në vend të tij funksionet publike kryhen nga i biri, Princ Leka dhe drejtuesit e Partisë së Legalitetit, të cilët janë pro monarkisë.

Kush ishte Leka Zogu
Leka Zogu u lind me 5 Prill 1939 ne pallatin mbreteror ne Tirane. Ai ishte djali i vetem i mbretit Ahmet Zog dhe mbretereshesh Geraldine. Princi jetoi vetem dy dite ne Shqipëri. Familja mbreterore per shkak te pushtimit te shqiperise nga italia fashiste, u detyrua te largohej. Femijerine do ta kalonte ne disa vende europiane deri ne momentin kur familja mbretetore u vendos ne Egjipt, me pas ne Spanje dhe Afriken e Jugut. Fillimisht ai do ta niste edukimin ne nje shkolle angleze, me pas ne Egjipt per te vijuar ne Zvicer. Studimet e larta do t’i ndiqte ne degen e ekonomise ne universitetin e Sorbones ne France. Duke ndjekur traditen e familjeve mbreterore Leka Zogu do te ndiqte edhe Akadamene Ushtarake Mbreterore ne Angli Sundhurst. Me 5 Prill 1957 ne hotelin Bristol ai do te kurorezohej mbret nga Asambleja Kombetare ne mergim. Ndersa ne vitin 1975 Leka u martua me shtetasen australiane Susan Cullen Eard. Per shume vite pretendenti fronit mbreteror jeton ne Afriken e Jugut. Menjehere pas renies se komunizmit ne Shqiperi Leka Zogu do te prononcohej per median e kohes, duke tentuar per te realizuar ambicjen e tij per t’u bere mbret i shqiptareve. Ne vitin 1993 per here te pare ai do te mberrinte ne Shqiperi me nje pasaporte te leshuar nga oborri mbreteror, ku si profesion ne kete pasaporte ishte shenuar “Mbret”, por autoritetet e asaj kohe i kerkuan te largohej. Bashke me zgjedhjet e parakohshme ne qershor te vitit 1997 u mbajt edhe referendumi per formen e regjimit ne Shqiperi, por dy te tretat e votuesve u shprehen kunder rikthimit te monarkise dhe pro republikes. Princi Leka kishte pretendime per rezultatin dhe ai u perfshi ne nje perplasje te armatosur te mbeshtetesve te tij me policine, qe kishte ne mbrojtje seline e Komisionit te Zgjedhjeve ne Pallatin e Kongreseve. Leka Zogu do te largohej nga Shqiperia per ne Afriken e Jugut, nderkohe qe nje gjykate ne Tirane do ta denonte ne mungese me tre vjet per perfshirjen ne protesten e armatosur, ku mbeti i vdekur nje prej mbeshtetesve te tij. Rikthimi i familjes mbreterore ne Shqiperi do te perseritej ne vitin 2005 nderkohe qe ne vitin 2006 ai do te deklaronte heqjen dore nga aktivitetet politike. Pasuesi i tij si pretendet per fronin mbreteror eshte tashme princi Leka.

—————
Ndërmjet 50 deri 80 persona në pikat e pagesës në autostradën e Maqedonisë sot në mëngjes janë arrestuar nga një aksion i madh policor. Sipas informacioneve të tanishme, personat e arrestuar janë pjesë e zinxhirit kriminal, të cilët duke përdorë aparate speciale, kanë krijuar llogari fiskale për pagesë në pikat e pagesës në autostradë, duke shkaktuar dëm të madh buxhetit dhe ndërmarjes publike “Makedonija Put”. Aksioni policor me shifrën “Syri i gjarprit” është ndërrmarë sot në mëngjes, dhe të gjithë të arrestuarit priten që të dalin para gjykatësit hetues, njofton policia maqedone.
———————–
Presidenti i Serbisë Boris Tadiq ka deklaruar se nëse Serbia dërgon ushtrinë dhe policinë në Kosovë, do të hyjë në luftë kundër NATO-s, të cilën do ta humb. Ai ka përkujtuar se Serbia në Kosovë nuk ka as ushtri, as polici dhe do të fillojë luftë me NATO nëse i dërgon forcat e armatosura në Kosovë. “Kur të hyjë në luftë me NATO, përsëri do të pësojë humbje, do të pësojë shumë viktima, shkatërrim të pronë dhe kapacitete ekonomike” ka thënë presidenti serb. Në këtë situatë, ka paralajmëruar Tadiq, Serbia edhe për 20 vite do të mbetet mbrapa në krahasim me shtetet tjera, posaçërisht me shtetet e zhvilluara. “Po të silleshim në atë mënyrë, ne do të bëheshim njerëzit më të papërgjegjshëm, nuk do të mund ta mbrojmë asnjë jetë në Kosovë, pasi këtë luftë do ta humbnim, do të humbim kredibilitetin ndërkombëtarë, pasi nuk e kemi rrespektuar, në të cilën ne thirremi për të mbrojtur integritetin në Kosovë dhe Metohi” ka thënë Tadiq.
————————-
Nëse Serbia dëshiron një vendim pozitiv për kandidaturën, patjetër duhet të bëjë diçka shumë të mirë, ndërsa fjalimi i Presidentit Boris Tadiq, ndonëse është pritur shumë mirë në mesin e anëtarëve të BE-së, gjithsesi nuk është i mjaftueshëm. Përparimi në dialogun e Beogradit dhe Prishtinës do të ndihmonte që ndoshta vendimi i Këshillit të Evropës më 9 dhjetor të jetë pozitiv, kurse pa këtë nuk ka kurrfarë shprese. Megjithatë, kusht i të gjitha kushteve është që të pushojnë sulmet ndaj KF0R-it. Në prag të takimit të sotëm të ministrave të jashtëm në Bruksel, këtë e ka thënë një burim i lartë diplomatik për gazetën “Blic” të Beogradit, duke theksuar se “imixhi i Serbisë pas përleshjes në Jagnjenicë është katastrofik, pothuajse sikur kur flitej për Ratko Mlladiqin dhe Radovan Karaxhiqin”. Pikat pozitive që janë fituar me arrestimin dhe dërgimin e tyre në Hagë, plotësisht janë anuluar me luftërat në të cilat janë plagosur ushtarët tanë”. “Asnjë politikan nuk do të marrë guximin që tani të marrë vendim pozitiv për Serbinë në momentin kur televizionet orë e çast transmetojnë lajme dhe fotografi për incidentet në veri të Kosovës”, ka thënë burimi i lartë diplomatik.
———————
Këshilli iniciativ I Partisë Liberale Demokratike informon qytetarët se më datë tre dhjetorë, ditë e shtunë në ora 12 organizon aktivitet lidhur me shpërndarjen e fletushkave ku është shtypur deklarata e kryetarit të këtijë subjekti, Çedomir Jovanoviq. Sipas organizatorëve gjatë ditsë së shtunë në Shtëpinë e Kulturës në Preshevë qytetarët do të kenë rastin edhe të bëjnë nënshkrimin e fletushkës me këtë përmbajtje në të cilën citojmë. Të gjithë ne, qytetarët qëllim mirë, luftëtarët për Serbinë europiane prej 9 marsit e deri më 5 tetor, jemi të hidhur për shkak të shumë qëllimeve të shpërdoruara. Veçanërisht jemi të pakënaqur për shkak që Qeveria proevropiane i përshtatet kushteve të histerisë antievropiane dhe strategjisë që drurët në dy kalimet doganore në veri të Kosovës të bllokojnë fitimin e status kandidatit dhe datës për fillimin e negociatave rreth anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian. Në një vend që nuk ka kohë të humb, humbja e status kandidatit apo kandidimit pa datë të negocijimeve do të nënkuptonte edhe një vrasje të një ardhmërie normale, edhe një shkatërrim i gjithë asaj çka në Serbi ka mbijetuar, edhe një izolim në periferinë e Evropës për të gjithë ata që nuk kanë ikur nga Serbia. Përmes kësaj deklarate të kryetarit të Partisë Liberale Demokratike, Çedomir Jovanoviq mbështetet edhe qëndrimi i Qeverisë së Kosovës. Përfaqësuesit e këshillit iniciativ në Preshevë kanë konfirmuar për Radiotelevizionin Presheva se nënshkrues të kësaj deklarate janë edhe përfaqësuesit e Këshillit për të Drejtat e Njeriut në Luginë.
——————–
Këto ditë në vendin tonë janë shënuar ngritje drastike të temperaturave, mirëpo nuk duhet ti gëzohen këtij moti personat me sëmundje kronike. Ndërkaq tashmë është aktual edhe gripi sezonal, që më shumë I shkon për shtati koha e ftohtë, mirëpo prap ka raste të pacientëve që janë të prekur nga gripi sezonal. Ramiz Latifi pediatër në shtëpinë e shëndetit në Preshevë thotë simptomat e gripit janë rritja e temperaturës , kollitja dhe kokë dhembja, që brenda një kohe të shkurtër e kaplojnë njeriun. Ndërsa një mjek në shtëpinë e shëndetit brenda ditës e vizitojnë së paku 20 pacientë. Si parandalues I gripit sezonal është vaksinimi, mirëpo cilat janë preferencat tjera të pediatrit Latifi , në mënyrë që ti shmangemi prekjes së gripit. Një statistikë e bërë tek ne si pasojë e gripit tashmë të njohur AH1N1 ka rezultuar se vitin e kaluar shumë pacientë e kanë pasur këtë gripi ,por vaksinimi dhe masat preventive kanë ndikuar që ata pacientë ta mundin shumë lehtë këtë gripi që konsiderohej vdekje prurës. Vaksinimi I shumë personave ka ndikuar edhe në rritjen e imunitetit të qytetarëve tanë dhe panika më nuk zë vend në shtëpinë e shëndetit në Preshevë.
—————-
Serbinë në muajin dhjetor e pret rritje të kursit të euros po edhe ngritje të çmimeve të mallrave të importuar, paralajmërojnë analistët ekonomik. Vlera e euros në Serbi ditët e fundit është në rritje konstant, ku vlera mesatare ka shenuar 104 dinarë për një euro. Ekonomistët vlersojnë se rritja e vlerës së euros do të ngrisë edhe rritjen e cmimeve të ndryshme. Rritje e vlerës së euros në 104 dhe me tendencë të rritjes së mëtutjeshme, do të thotë direkt edhe ngritje të cmimeve të prodhimeve që importohen. Këshillohen të gjithë ata që posedojnë dinarë, të i harxhojnë në artikujt që i duhen ose ti konvertojnë në valutë të euro. Dinari këtë vit vlerën më të ulët ka pasë me 6 janar ku kursi mesatar ka qenë 106.49 dinarë për një euro, ndërsa vlerën më të lartë me 23 maj ku një euro ka kushtuar 96.7 dinarë.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch