Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 1 gusht 2012

RTP lajmet 1 gusht 2012

Janë shpërndarë 450 palë syze të llojeve të ndryshme për qytetarët e komunës së Preshevës, donacion nga bashkatdhetari jonë që jeton dhe punon në Zvicërr Fitim Islami nga fshati Rahovicë me profesion oftamolog. Ai këtë donacion humanitar e kryen tash e 4 vite çdo sezon të verës, me çrast gjatë këtyre viteve mijëra qytetarë janë furnizuar me syze falas, të cilat përdoren në ordinancat private të oftamologjisë në Zvicërr. Fitimi thotë se këtë aksion e kryen me mjaftë përkushtim dhe viteve të tjera do të vazhdohet edhe më tutje në mënyrë që personat që kanë nevojë të mund ti marrin falas. Fitimi thotë se edhe interesi i qytetarëve për tu pajisur me këso lloj syza është i madh, ndërsa shprehet i brengosur që disa qytetarë presin në radhë kurse disa të tjerë tentojnë që mos të presin në radhë dhe të hynë hyrje alternative. Edhe viteve të ardhshme do të kryhet i njëjti aksion humanitar, kurse numri i syzave sipas Fitimit do të jetë shumë më i madh. Gjatë vitit 2008 Oftamologu Fitim Islami këtë iniciativë tashmë e cila është bërë traditë e kishte marrë nga ish punëdhënës i tij në Zvicër i cili po mendonte që syzet ti destinonte për në shtetin Rumun. Megjithatë pas kërkesës së Fitimi ato u dedikuan për në Preshevë. Që nga ajo kohë këtë aksion humanitarë Fitimi e realizon duke grumbulluar syze të përdorura në ordinanca private të oftalmologjisë, dhe i sjellë në vendlindje, ku shumë qytetarë kanë arritur të pajisen.

———————
Pas apelit të bërë, përgjigja e qytetareve ndaj borxheve që kanë ndaj N.P. “Moravica” ka qenë e tillë që nuk ka përmbushur pritshmëritë që ka pasur NP.”Moravica”. Ju apelojme përsëri që ti shlyni borxhet e juaja ligjore dhe morale që keni ndaj këtij institucioni, sepse do të detyrohemi që të ndërmarim hapa konkret në mënyre që ky borxh të eleminohet. Ju përkujtojmë se me pagimin e rregullt të ujit, kanalizimit dhe mbeturinave, ju do të mundësoni që punëtorët e NP.”Moravica” të paguhen rregullisht për mundin e tyre që bëjnë dhe njëkohësisht do të mundësojnë rritjen e efikasitetit të shërbimeve tona. Gjithashtu ju përkujtojmë se borxhi i qytetarëve, shitoreve dhe personave juridik (firmave) është shumë i lartë. Hapat konkret që NP.”Moravica” do të jetë e detyuar ti ndërmarr do të jenë të ndryshme, duke filluar nga publikimi në media të shkruara dhe elektronike të emrave të borxhlinjve, duke i paditur ata në Gjykatë, apo edhe deri te shkëputja nga rrjeti i ujësjellësit dhe ndërpreja e marrjes së kontinierve të mbeturinave. Ju apelojmë që të filloni ti paguani borxhet, sepse NP.”Moravica” është e juaja dhe është në shërbimin tuaj.
———————-
Shqiptarët e Luginës dhe ata të Kosovës po dëmtohen me pagesat e taksave të sigurimit për automjete. Këtij vendimi po i “shpëtojnë” serbët e Kosovës të cilët kanë nga dy palë targa, të Kosovës dhe Serbisë. Policia e Kosovës nga 1 qershori ka ndaluar qarkullimin e automjeteve me targa të Serbisë që kanë inicialet e qyteteve të Kosovës. Në disa raste ata ia kanë sekuestruar targat e Serbisë, mirëpo si duket një numër i konsiderueshëm edhe sot i shfrytëzojnë këto targa, në këtë rast vetëm në territorin e Serbisë dhe kështu i ikin pagesës së taksës së sigurimit të automjetit. Qeveria e Kosovës në shenjë reciprociteti me Serbinë, ka vendosur tarifat kufitare për ata që hyjnë nga Serbia në Kosovë, nga dhjetori i vitit të kaluar, si rrjedhojë e marrëveshjes Prishtinë – Beograd në Bruksel. 60 euro ishte pagesa minimale që një person ka paguar sigurim nëse hyn me makinë nga Serbia në Kosovë, e cila ka pas vleftë vetëm për 2 javë qëndrim, kurse tani me zbritje ata paguajnë 20 euro sigurim për makinë, për një javë qëndrim

———————

Aktualisht qytetarët e Serbisë nëpër duar kanë rreth 3.000.000 armë zjarr, kështu thuhet në një raport të OKB-së, e cila organizatë ka vënë Serbinë në krye të listës së vendeve të rrezikshme, me më së shumti armë në mesin e qytetarëve. Në një raport të publikuar nga Kombet e Bashkuara gjatë këtij muaji ku flet për (mos) armëmbajtjet (i) legale në botë, Serbinë e ka adhitur në vedin e parë të të listës të atyre vendeve të rrazikshme, duke konstatuar se sot në Serbi rreth 3.000.000 qytetarë serbë mbajnë nëpër duar armë zjarri, thuhet në raport. Sipas inspektori të Departamentin të policisë të Beogradit Ivan Cvijovic “një mesatare prej 100 qytetarëve të Serbisë dhe tridhjetë e tre ishin të armatosur me armë zjarri..” Ai në vazhdim ka argumentuar se ka raste kur persona posedojnë ligjërisht (legalisht) një armë, numër ky i vogël në krahasim me armë tjera të paregjistruara, ku qytetarët serbë mbajnë armë ilegalisht janë vërtetë shqetësuese dhe një rrezik i madh për vet Serbinë. Por një gjë e tillë nuk ngjet edhe me Luginës së Preshevës, ku sipas burimeve te agjencisë, çdo i 30 shqiptarë është i armatosur, sepse policia lokale që me kohë ka mbledhur, aksion pas aksioni duke bastitusur në shtëpitë e shqiptarëve i ka konfiskuar ato në Preshevë, Bujanoc e Medevegjë. Në emër të luftës kundër “terrorizmit” dhe në kërkim të armeve, jemi dëshmitarë se viteve të fundit polica ka zhvilluar së paku 10 aksione në Luginën e Preshevës ku pasur bastisje e arrestime dhe burgosje të te rinjve. Ndërsa aksione të tilla nuk mbahet mend se është raportuar as nga MUP e as nga mediat serbe se është bërë diku në Serbi. Sikur të ishte bërë një gjë e tillë, sigurisht sot në Serbi nuk do të ishin 3 milionë armë në duar të popullatës e as Serbia nuk do të ishte në vendin e parë të listës nga vendet e rrezikshme për nga numri i armatimit ne duar te popullsisë civile…Madje informacionet tona flasin se armatimi i konfiskuar nga shqiptaret e Luginës tani gjendet në duart e serbëve citohet të kenë thënë burime anonime për agjensitë në Preshevë.

——————-

Analisti i mirënjohur amerikan Daniel Server propozon një Marrëveshje Paqësore Rajonale për Ballkanin. Ai këtë e ka theksuar gjatë qëndrimit të djeshëm në Shkup, ku propozimi i tij i është shpalosur edhe autoriteteve shtetërore, duke dhënë detaje mbi këtë pakt të paqes. Mësohet se Server kërkon që kjo Marrëveshje e re Paqësore të nxitet në instanca institucionale përmes qeverive të vendeve të rajonit të Ballkanit, përfshirë Greqinë. Plani i paraparë i Marrëveshjes parashikon arritjen e paqes në Ballkan, pajtimin, shmangien e ndryshimit të kufijve dhe ngritjen e bashkëpunimit në të gjitha fushat midis vendeve të këtij rajoni. Sipas Server, të gjitha vendet ballkanike duhet të respektojnë dhe aplikojnë standardet më të larta për komuniteteve joshumicë dhe pakicat minore. Ky projekt kërkohet të aplikohet nga Maqedonia, Serbia, Greqia, Mali i Zi, Kroacia, Kosova, Shqipëria dhe vendet tjera. Në planin e politikave dhe kontesteve të hapura kërkohet që Serbia të njoh Kosovën, Maqedonia të bëhet pjesë e NATO-s dhe se Greqia të përfitojë ndihmat plotësuese financiare nga bashkësia ndërkombëtare me qëllim të përjashtimit të kaosit dhe falimentimit. Server vlerëson se pas një marrëveshje të tillë paqësore duhet të qëndrojnë garantues SHBA-të, Britania e Madhe dhe Gjermania. Server është i njohur si ish-këshilltarë për sigurinë kombëtare në SHBA dhe aktualisht profesor në John Hopkins University në Washington

——————

Prej sot deri të premten do të regjistrohen rënie të temperaturave në Luginë dhe rajon, njofton Enti Hidrometeorologjik. Sipas të dhënave të këtij enti, nesër pritet ndryshimi i motit dhe kohë jostabile me mundësi të reshjeve të shiu dhe erë nga veriu. Temperaturat pritet të shënojnë rënie prej 5 deri në 8 gradë celsius. Ndërsa, nga dita e premte pritet rikthimi i motit të nxehtë dhe temperaturave të larta.
RTV Presheva

One Response

  1. Bianca thotë:

    Qekjo kong ma Bon jeten pak mat rahatshme ka shum fjal ce priekn njeriun shum bukur e kendune nga te dit 8kg dhe kanun-g shum shum kong me vend suksese ne vazhdim dive cao kumanovarja

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch