Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 1 Janar 2013

RTP lajmet 1 Janar 2013

Viti i Ri është shënuar edhe në qytetin e Preshevës. Shumë qytetarë të shumtë kishin dalur në qendër të qytetit për të parë atmosferën, e cila u karakterizua me mjete piroteknike.

 

Shumë qytetarë kanë dhezur mjete piroteknike mu në kohën e ndërrimit të motmoteve. Mirpo edhe para kësaj në qytet janë vërejtur fishekzjarre të shumta.

 

Në natën festive nuk ka pasur edhe shumë puna shërbimi iemergjencës në shtëpinë e shëndetit në Preshevë. Vetëm neë intervenim është bërë. G.L nga fshati Rahovicë ka pësuar lëndime dhe menjëherë është transportuar për në spitalin e Vranjës, ndërsa gjendja e tij tashmë është stabile.

 

Ndërsa për sigurinë dhe rendin në komunikacion ishin të përkujdesur policët e komunikacionit të stacionit policor në Preshevë.

—————————–

Nga sot ka hyrë në fuqi ligji për lirimin nga dogana të shumë prodhimeve të BE-së. Spikatin nga lirimi i doganës veturat dhe teknika e bardhë.

 

Një numër i madh i prodhimeve nga sot (1 janar) mund të importohen nga Bashkimi Evropian pa doganë, ndër to automobila, teknikë e baradhë, aparate shtëpiake, goma të veturave, preparate kimime për shtëpi si dhe artikuj të tjerë të përdorimit të gjerë, ka njoftuar sot Vladimir Filipoviq, kryeshef i drejtorisë së doganave për prejardhjen e mallrave.

Ai ka përkujtuar për medir se në bazë të marrëveshjes për tregtinë e lirë me BE, nga 1 janari tashmë ka hyrë në fuqi faza e re e liberalizimi të doganave, duke shpresuar se mallrat në tregun tonë do të jetë më të lira.

Pa doganë mund të importohen vetura me motorë dizel prej 1500 deri 2500 cm3 ndërsa me benzinë 1000 deri 3000 kubikë.

Automobilat me kubikazhë tjetër që nuk hyn këtu, pa doganë do të mund ta importojnë pas 1 janarit 2014.

Në regjimin pa dogana nga BE do të jetë edhe teknika e bardhë si frigoriferë, frizë, aparate për larjen e enëve, aparate për larje dhe tharje të rrobave, aprate të dorës, sharra e shumë aparate tjera që i përdorim në amvisëri.

Nga artikujt ushqimor, pa doganë do të lejohen brumërat, uji në shishe, çokolladat si dhe të gjitha llojet e peshqve.

Për ti transportuar këto mallrave pa doganë në Serbi, duhet të tregohet njëri nga dy dëshmitë për prejardhjen e mallit që e parasheh marrëveshja,e para është vërtetimi për lëvizjen e mallit, EUR1 si dhe teksti i deklaratës i cili vendoset në fakturë.

Deklaratën në fakturë mund ta kërkojë secili transportues nëse vlera e saj është deri në 6000 euro, ndërsa vetëm importuesi i licencuar mund të kërkojë për çfardo vlere të mallit.

 

RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch