Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 1 Mars 2013

RTP lajmet 1 Mars 2013

Kryetari i PDSH dhe i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa dhe kreu i PVD-ës dhe deputet popullor Riza Halimi kanë reaguar pas deklaratave të kryeministrit Thaçi dhe zv. të tij se Prishtina, nuk bën kërkesa në emër të tyre pa një artikulim paraprak nga Lugina.

Për kryetarin e Preshevës këto deklarata   janë një lojë dhe farse politike , pasi Lugina është e qartë në kërkesat e tyre duke pas parasysh referendumin e 1 dhe 2 marsit 1992 dhe platformën politike të 14 janarit të viti 2006.  Mustafa ka thënë se lidershipi në Kosovë e sidomos kryeministri Thaçi është i njoftuar vazhdimisht me kërkesat e shqiptarëve të Luginës ,  që nga fillimi i bisedimeve me Serbinë  e gjer tek   ardhja e dokumentit të Pakos së Ahtisarit .

Edhe deputeti Riza Halimi ka potencuar se me kërkesat e shqiptarëve të Luginës pos qeverisë së Kosovës të njoftuar janë edhe faktori ndërkombëtar .Mustafa ka thënë se orientimi i shqiptarëve të Luginës së Preshevës është për bashangjitje me Kosovë dhe këtë e ka të njohur kryeministri Thaçi  e Daçiç , dhe kjo duhet të shtrohet në tryezën e bisedimeve në Brukesel.Në fund  kryetari Mustafa ka thënë se këto deklarata nuk i kontribuojnë mirëqenies dhe stabilitetit të shqiptarëve të Luginë së Preshevës sepse ata e kanë thënë verdiktin e tyre për mes referendumi të marsit 1992.

————————————————————

Është kremtuar sot 2 marsi dita e shkollës të Gjimnazit Skënderbeu në Preshevë. Për nder të kësaj dite dhe 51 vjetorin e hapjes së gjimnazit u vunë kurora lulesh para bustit të heroit shqiptar Skënderbeu, ku emrin e të cilit e mbanë kjo shkollë. Dita e kësaj shkolle u shënua me manifestim kulturor,ku të ftuar ishin ,nxënës,profesor dhe veteranë të arsimit.

 

Gjimnazi Skenderbeu në Preshevë sot kremtoi 2 marsin ditën e shkollës,51 vjetorin e hapjes së gjimnazit në Preshevë.Nxënës,profesorë dhe veteranë të arsimit ishin mbledhur në oborrin e shkollës,ku dhe para bustit të Skenderbeut  vunë kurora lulesh.2 Marsi përvec që feston ditën e shkollës kujton dhe heroin e shqiptarëve,2 marsi është ditë  rëndësishme për gjithë shqiptarët,dhe e përjetshme për gjithë ne tha kshtu para të pranishmëve drejtori i kësaj shkolle Abdurrahman Zylfiu.

Dita e shkollës së Gjimnazit Skenderbeu u shënua me program kulturor  në Shtëpinë e  Kulturës Abdulla Krashnica,hapja e programit u bë me një minut heshtje për 43  punëtorët që nuk ishin në mesin e profesorëve.Programi vazhdoi me këngë nga kori i shkollës,recitale dhe më pas drama e shfaqur nga xënësit një pjesë e marrë nga vepra e Shekspirit Hamleti.Gjithashtu në kët manifestim u ndanë mirënjohje edhe për nxënësit e dalluar,kujdestarët e paraleleve, dhe për anëtarët e këshillit organizativ.

Në fund të këtij manifestimi u shtrua koktej  për mysafirët dhe punëtorët e gjimnazit Skënderbeu

në Preshevë.

————————————————–

Kreu shtetëror serb do të takohet nesër në Beograd për të biseduar për vazhdimin e dialogut me Kosovën në Bruksel, e  kryeministri serb Daçiq ka deklaruar se nuk e di se në ç’drejtim mund të zhvillohen më tej bisedimet me Prishtinën sepse përfaqësuesit e saj nuk duan të flitet për dhënien e kompetencave ekzekutive bashkësisë së komunave serbe në Kosovë. “Serbia ka treguar korrektësi, nuk di çfarë mund të propozojmë më, pos që të pranojmë pavarësinë e Kosovës e të themi “asgjë jona nuk po merret pra sysh, bëni ç’të doni”! Por,  çfarë do të ndodhë me popullin tonë?”, është pyetur Daçiq, njofton B92. Ai ka përsëritur se të hënën do të shkojë në Bruksel për të vazhduar dialogun por nuk e di se për çfarë fare do të bisedojnë ai dhe kryeministri i Kosovës. “Mos më pyetni çfarë do të bëj atje (në Bruksel). E kam shumë të vështirë dhe nuk e di”, ka thënë Daçiq. “Ne po pajtohemi vetëm për një gjë, për atë se problemi i paralelizmit të institucioneve mund të zgjidhet me formimin e bashkësisë së komunave. Por, megjithatë, ata nuk dëshirojnë të flasin për kompetencat ekzekutive për këtë bashkësi, pasi për ata kjo temë është krejtësisht e papranueshme, ashtu siç janë të papranueshme për ne disa tema të tjera”, ka thënë ai.
“Nëse dikush mendon se për shkak të datës do të lëshojmë pe dhe do të pranojmë diçka që nuk është në interesin tonë shtetëror e kombëtar – ai ka qasje të gabuar”, ka thënë Daçiq.

——————————————

Në takimin e ardhshëm në Bruksel, i cili është paraparë të mbahet të hënën ndërmjet kryeministrit Hashim Thaçi dhe homologut të tij, Ivica Dacic, ekziston mundësia që të marrë pjesë edhe një përfaqësues i Partisë së Pavarur Liberale që udhëhiqet nga Slobodan Petrovic. Kështu deklaruan për RTK-në udhëheqës të partisë më të madhe serbe në Kosovë. “Me siguri që në takimin e ardhshëm, i cili do të zhvillohet shumë shpejt, pjesëmarrës do të jetë edhe një përfaqësues nga SLS-ja”, ka thënë Nenad Rasic. “Besoj që në të ardhmen do të kemi një rol më aktiv në procesin e dialogut, me qëllim që të dalin zgjidhje sa më kualitative”, ka theksuar Slobodan Petrovic. Duke folur për rrjedhën e dialogut, Petrovic theksoi se ky proces është shumë i rëndësishëm, jo vetëm për ne, por edhe për gjeneratat e ardhshme. Ai tha se e përkrah fuqishëm krijimin e asociacionit të komunave serbe, meqë një gjë e tillë parashihet edhe me Kushtetutën e Kosovës. “Gjithsesi se Asociacioni është i paraparë edhe me Kushtetutën e Kosovës. Çfarëdo qoftë ajo që do rezultojë si e arritur nga dialogu Prishtinë-Beograd, do të kontribuojë në lehtësimin dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve. Dhe ne patjetër se do t`i gëzohemi çdo marrëveshje në mes të Kosovës e Serbisë”, ka theksuar Slobodan Petrovic, zëvendëskryeministër i Kosovë. E pjesëmarrjen e përfaqësuesve serbë të Kosovës në dialogun e ardhshëm Kosovë-Serbi në mënyrë të tërthortë e ka paralajmëruar edhe vetë Kryeministri i Serbisë, Ivica Dacic. “Është çasti vendimtar që të gjithë së bashku të jemi të unifikuar rreth asaj se çfarë kërkojmë”, ka thënë ai.  Takimi i ardhshëm Thaçi-Dacic, me pjesëmarrje të mundshme edhe të një përfaqësuesi serb nga institucionet e Kosovës, pritet të mbahet më 4 mars. E ky takim, si nga përfaqësues të Bashkimit Evropian, ashtu edhe nga analistë vendorë, është vlerësuar si vendimtar për zgjidhjen e çështjes së veriut.

RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch