Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 1 Mars 2014

RTP lajmet 1 Mars 2014

RTP-LogoShoqata e mjekëve të Luginës ligjëratë me specialistët
Shoqata e mjekëve të Luginës së Preshevës organizoi ligjëratë me mjekë specialist me internist- kardiolog, gjinekolog dhe specialist të ORL-së
Trajtimi i pacientëve me TPSV në shërbime kardiologjike dhe internistike në qendra spitalore rajonale, kanceri i qafës së mitrës dhe tumoret e buzëve ishin tema që janë trajtuar sot në ligjëratat e organizuara nga Shoqata e mjekëve të Luginës së Preshevës. Zemra fillon të punojë para se të lind bartësi i sajë e cila mesatarisht rrahë 80 herë në minutë, 4.800 herë në orë, 115.472 herë në ditë, 3456 herë në muaj, 41.472 herë në vit dhe 3 miliardë herë për shtatëdhjetë vite, ishin këto të dhëna që ka prezantuar sot mjeku specialist Ismajl Aliu- internist kardiolog në ligjëratën e mbajtur në Preshevë. Gjatë prezantimit të mjekut në fjalë u potencua se mjekimi farmakologjik është njëjtë sikur melodia e një violinisti që i luan të dashurës së tij ku në mënyrë bën dallimin e trajtimit të mjekut me pacientin dhe dhëënia e ndihmës për të shpëtuar një jetë. Në çdo dy minuta vdes një grua në botë nga sëmundja e kancerit të qafës së mitrës ishin këto të dhëna që publikoi gjinekologu Menderez Aliu në ligjëratën e sotme në Preshevë. lidhur m këtë sëmundje sipas zotit Aliu gjendja në Republikës e Serbisë është alarmante sepse nga numri i përgjithshëm i popullatës femra në vend 24.3 promila janë të prekura nga kjo sëmundje. Ai foli sot për sugjerimet, simptomat e shfaqjes së sëmundjes në fjalë, diagnostifikimin dhe rekomandimet. Ndërsa për tumoret e buzëve prezantim përmes video projektorit të ilustruara me këshilla dhe fotografi sot foli specialisti i ORL-së, Beqir Abazi. sipas tij për shfaqjen e tumoreve në buzë ndër shkaktarët kryesorë e potencial janë duhani dhe alkooli ku apelohet që pirja e tyre të zvogëlohet në masë të konsideruar apo të bëhet ndërprerje totale e konsumimit të cigares. Për organizimin e ligjëratave të sotme foli kryetari i Shoqatës së mjekëve të Luginës së Preshevës, Beqir Nuhiu. Doktori Nuhiu ka premtuar se ligjëratat mjekësore të cilat janë në interes të mantel bardhëve dhe popullatës në përgjithësi do të vazhdojnë në kontinuitet varësisht nevojave që do të parashtrohen.
—————————————-
Arrestohet shtetasi i Serbisë, tentoi të korruptojë Policinë e Kosovës

Policia e Kosovës ka arrestuar një serb të Novi Pazarit, shofer i kamionit “Mercedes Actors” me targa NP 001 -LR, në rrugën magjistrale Pejë-Prishtinë, afër terminalit doganor në Pejë
Policia e Kosovës ka arrestuar një serb të Novi Pazarit, shofer i kamionit “Mercedes Actors” me targa NP 001 -LR, në rrugën magjistrale Pejë-Prishtinë, afër terminalit doganor në Pejë.Policia e Kosovës njofton se gjatë një kontrolli, ka ndaluar të dyshuarin, i cili, duke mos dashur që t’i shqiptohet gjoba për mos posedim të certifikatës mjekësore, zyrtarëve policorë iu ka ofruar ryshfet në vlerë prej 50 euro. “Patrulla e trafikut e ka arrestuar të dyshimtin, shtetas të Serbisë, Fikret A. (1980) nga Novi Pazari, me ç’rast janë informuar hetuesit e këtij njësiti të cilët janë përgjigjur në rast, kanë informuar Prokurorin e Shtetit në Pejë dhe intervistuar të dyshimtin në prezencë të avokatit”, njofton Policia. Pas intervistimit, me urdhër të PPK-ës në Pejë, është liruar i dyshimti, por është urdhëruar që të paraqitet në Gjykatën themelore në Pejë më datë 03.03.2014 në ora 11:00 për të vazhduar me procedurë të mëtejme. Rasti është dërguar në PPK me procedurë të shpejtë

———————————-
Kush e pranon gjobën, nga 1 marsi paguan gjysmën e dënimit

Ligji i ri për trafikun do të hyjë në fuqi me 1 mars, ditën e shtunë, dhe njëra ndër risitë është edhe vendosja e fletëpagesave. Kjo fletëpagesë shkurton procedurën e gjobitjes dhe mundëson që vozitësit që kryejnë gabime në afat prej 8 ditësh të paguajnë vetëm gjysmën e dënimit të caktuar
Ligji i ri për trafikun do të hyjë në fuqi me 1 mars, ditën e shtunë, dhe njëra ndër risitë është edhe vendosja e fletëpagesave. Kjo fletëpagesë shkurton procedurën e gjobitjes dhe mundëson që vozitësit që kryejnë gabime në afat prej 8 ditësh të paguajnë vetëm gjysmën e dënimit të caktuar. Kur bëhet fjalë për dënime, vozitësi që pranon dënimin e bërë, është i obliguar që në afat prej 8 ditësh të paguaj vetëm gjysmën e dënimit që i ka caktuar policia e trafikut. Nga ana tjetër, nëse vozitësi nuk pranon dënimin, vozitësi mund ti drejtohet gjyqit dhe të filloj procedurën në afat prej 15 ditësh nga data kur ka kryer gabimin.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch