Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 1 nëntorë 2012

RTP lajmet 1 nëntorë 2012

Emërtimi Luginë e Preshevës është vetëm përpunim gjeografik, pasi dëshmorët e kombit luftuan për Kosovë Lindore ka thënë kështu  prindit i Komandant Deltës Bejtulla Osmani në Akademinë përkujtimore dedikuar heroit Bardhylit Osmani me rastin e 100 vjetorit të   shtetit Shqiptarë. Më tej prindi dëshmorit të Komandant Deltës  një përshëndetje të veçantë i ka bërë edhe familjes së Dëshmorit Florim Rushiti nga Medvegja i cila kishte rënë heroikisht në betejën e çeliktë të Pashtrikut , po duke potencuar se Florimi  dhe Bardhyli vunë themelet e Kosovës Lindore si pjesë të pandashme të trojeve etnike. Për prindin e heroit , historia në këtë pjesë ka treguar se si mbrohet pika më e dhimbshme e lindjes shqiptare. Halim Hasani para të pranishmëve në këtë akademi ka paraqitur një referat  për jetën dhe veprimtarin e Bardhyl Osmanit  duke nisur nga lindja e deri në momentin kur Delta dhe më të shtrenjtën jetën  , por për të mos vdekur kurrë , e për tu bërë “ legjendë e legjendave”. Në këtë akademi kanë shpalosur evokimet për komandant Deltën edhe bashkëluftëtarët , ndër ta  Xhemajl Fazliu. Familjarët e dëshmorëve i kanë përshëndetur edhe organizatorët si kryetari i shoqatës për trashëgimi dhe krijimtari kulturore Xhemaledin Salihu dhe ai i OVL së UÇPMB-së Ramadan Ismaili. Gjithashtu me rastin e 40 vjetorit të Deltës telegram urimi kishin dërguar edhe Shaqir Shaqiri dhe Fazli Hajdari .E në këtë akademi janë   kënduar dhe recituar vargje dedikuar Bardhyl Osmanit dhe dëshmorëve të kombit.

———————–

Një komb dhe një gjuhë bashkon shqiptarët në festivalin e nëntë të javës së komedisë shqiptare, Festival ky me traditë disa vjeçare që nga themelimi i tij në vitin 1994 e deri në ditët e sotme pavarësisht pengesave të asaj kohe ky festival nuk e humbi asnjëherë vlerën kulturore të teatrit. Në Edicionin e nëntë të  festivalit të komedisë morën pjesë të gjitha teatrot nga Kosova Shqipëria dhe Maqedonia. Në Hapjen zyrtare të Festivalit Ditët e Komedisë Shqiptare  drejtori i Sh. K. Abdulla Krashnica z. Naser Nuredini i përshëndeti të pranishmit dhe i uroi mirëseardhje të gjithë teatrove që sipas tij është nder dhe kënaqësi të mbahet një festival i tillë në këtë muaj të festës për  gjithë shqiptarët. Hapjen e festivalit të komedisë e bëri Teatri Kombëtar i Kosovës  me shfaqjen  Nata e dymbëdhjetë të autorit W. Shekspir dhe me regji të Ilir Bokshit ku luajtën aktorët më të mirënjohur të Teatrit Kombëtar. Pjesëmarrëse në këtë festival ishte edhe drejtoresha e Teatrit  Kombëtar të Kosovës  Burbuqe Berisha për të cilën është privilegj të jetë mysafire në këtë festival,sipas saj për  Preshevën është sukses i madh  pasi arrin të organizoj një festival të tillë ku mbledh të gjitha teatrot shqiptare kudo që janë. Gjithashtu aktori Nimon Mucaj ka vite me radhë që është mysafir i ftuar në këtë festival dhe për të ky festival ka meritë të veçantë pasi me vite të tëra Presheva  mbledh teatrot dhe aktorët shqiptar.

———————

Është filluar festivali ‘ Ditët e Komedisë Shqiptare’ Presheva 2012 me shfaqje mjaft të mirë për këtë vit, prandaj Presheva duhet të jetë krenare me këtë festival është shprehur kështu aktori i mirënjohur Nimon Muçaj njëherit edhe drejtori i Teatrit Istref Begolli në Pejë, në programin e paradites PËR JU në Televizioni Presheva. Aktori në fjalë në kuadër të bisedës së sotme ka shprehur  fjalë miradije për publikun preshevar sepse ai vazhdimisht nga ka mirëpritur mirë edhe në periudhat e më hershme. Në fund  aktor i mirënjohur shqiptar Nimon Muçaj  i ftoi faktorin politik dhe aktorët nga Presheva që të unifikohen pikërisht në prag të këtij 100 vjetori të shtetit shqiptar. Ndërkaq programi i paradites Për JU në Televizioni Presheva ditëve në vazhdim do të ftoj mysafir të ndryshëm nga Festivali i cili është duke u realizuar në Preshevë.

——————

Mbrëmë PDSH ka mbajtur takimin e përbashkët në mes të Kryesisë Qendrore dhe Komisionit Zgjedhor dhe atij statutar të PDSH.

Në mbledhje është debatuar dhe diskutuar për 3 pika për rend të ditës. Të pranishmit kanë vlerësuar rrjedhën e zgjedhjeve brenda partiake në komunën e Preshevës dhe Bujanocit; Pika e dytë ishte caktimi i datës së kuvendit të tretë zgjedhor për degën e Bujanocit dhe atë pestë për degën e PDSH-së në Preshevë; Në pikën e tretë e cila ishte e ndryshme, u diskutua më shumë për pjesëmarrjen në kuvend të mysafirëve. Pas diskutimeve në mbledhje u konstatua se zgjedhjet në PDSH janë duke ecur sipas planit të paraparë si në degën e Preshevës, ashtu edhe atë të Bujanocit. Për pikën e dytë u vendos që kuvendi i tretë zgjedhor në degën e Bujanocit të mbahet më 17.11.2012, ndërsa në degën e Preshevës kuvendi i pestë zgjedhor do të mbahet më 18.11.2012. Në kuvendin zgjedhor përveç delegatëve dhe organeve të PDSH-së do të marrin pjesë edhe mysafirë të ftuar nga Presheva, Bujanoci, Kosova, Maqedonia, Shqipëria, dhe një numër i përfaqësive diplomatike.

——————

Prej ditës së sotme automjetet duhet të kenë gomat e dimrit, mirëpo sipas vendimit të Ministrisë së infrastrukturës ato janë të obligueshme vetëm gjatë ditëve me borë apo kur ka ngrica. Me një nëntor hyn në fuqi rregullorja e re për gomat e dimrit i cili thekson se pronarët e automjeteve në Serbi gjatë dimrit duhet të kenë të katër gomat të dimrit apo “universale”, dhe jo më të harxhuara se katër milimetra edhe ate vetëm gjatë ditëve me borë apo kur në rrugë ka ngrica. Në qoftë se moti është pa të reshura dhe ngrica është e lejuar përdorimi i gomave të cilat nuk janë për dimër. Ky vendim ka nxitur qëndrime të ndryshme në opinion, nga protestat e hapura, deri në pranimin e këtij vendimi si racional dhe në favor të ngasësve të cilët automjetet i shfrytëzojnë vetëm gjatë motit të mirë, pasi kështu nuk do ti nënshtrohen harxhimeve shtesë, ndërsa kur moti të jetë me borë dhe ngrica makinat duhet ti mbajnë në garazhe.

 ———————–

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikolic ka deklaruar mbrëmë se është mundshme të gjendet zgjidhja për “Kosovën e Metohinë” e cila do t’i kënaqte të gjithë ata të arsyeshmit edhe në popullin serb edhe atë shqiptar, dhe ka vlerësuar se Serbia kurrë nuk do të ketë rastin më të mirë për ta zgjidhur atë problem. Në një intervistë me kryeredaktorin e Radiotelevizionit publik të Serbisë, Nikolic ka paralajmëruar se propozimi i strategjisë së shtetit për Kosovën do t’u prezantohet përfaqësuesve të partive opozitare ndoshta gjatë javës së ardhshme, dhe pas kësaj së shpejti do të gjendet edhe në parlament. Mirëpo, ai ka konstatuar se në bashkësinë ndërkombëtare akoma ka rezistenca për disa zgjidhje që do t’i propozojë Beogradi, por kjo është diç nën të cilën Serbia nuk do të mund të shkojë. Sipas fjalëve të tij, asgjë nuk është dakorduar derisa të mos dakordohet çdo gjë, ashtu që Serbia nuk do t’i zgjidh me në etapa problemet sipas mënyrës që e zgjidh çështjen e jetës në Kosovën e pavarur. “Ne e kemi të përgatitur zgjidhjen komplete si bazë për nisje. Është absurde të bisedohet mbi energjetikën dhe telekomunikacionet, nëse nuk e dini a po i rregulloni gjërat në Kosovën e pavarur apo në territorin statusi i të cilit nuk është i sigurt”, ka cekur Nikolic, transmeton RTK.

——————

Janë zhvilluar ndeshjet e xhiros së pestë të të ligës komunale në futboll të vogël në Preshevë në grupin A.

Rezultatet e kësaj xhiroje janë këto:

 

Grupi A:

Zhunica – Shoshaja             2-2

St.Policor – Fontana B                   2-1

Rainca 2 – Presheva            0-3

Rahovica 2 – Rahovica 1              0-0

 

Pas xhiros së katërtë tabela në grupin A duket kështu:

1. Presheva                             15 pikë

2. St.Policor                        12

3. Fontana B.                       9

4. Rahovica 1                       8

5. Rainca 2                                    5

6. Rahovica                          4

7. Zhunica                                      2

8. Shoshaja                                   1

 

Ndërsa në grupin B janë nesër do të takohen:

Corrotica – Norça                  14:00

Miratoca – Lerani                  14:40

Geraj – Rainca 1                   15:20

Bushtrani e lirë

 

Liga Komunale në futboll të vogël vazhdon gjithashtu të shtunën dhe të dielën me ndeshjet e xhiros së gjashtë.

 

Në Grupin A të Shtunën takohen:

Rahovica 2 – Rainca 2                  14:00

Presheva – Rahovica 1                 14:40

Zhunica – Fontana B            15:20

St.Policor – Shoshaja           16:00

 

Në Grupin B të Dielën takohen:

Miratoca – Bushtrani             14:00

Rainca 1 – Geraj                             14:40

Corrotica – Norça                           15:20

Lerani e lirë

RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch