Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 1 qershor 2012

RTP lajmet 1 qershor 2012

Sigurohen mjete për asfaltimin e rrugës në varrezat e reja

 

Është nënshkruar dje ne Beograd kontrata për bashkëfinancimin e projektit ne asfaltimin e rrugës prej 300 metrave ne lokacionin tek varrezat e reja ne qytetin e Preshevës. Kontrata e djeshme është nënshkruar me kryetarit te komunës se Preshevës Ragmi Mustafa dhe kryetarit te Beogradit Dragan Gjillas.

 

Në Beograd dje është nënshkruar kontrata për bashkëfinancimin e projektit në asfaltimin e rrugës prej 300 metrave në lokacionin tek varrezat e reja në qytetin e Preshevës. Kontrata është nënshkruar nga kryetari komunës së Preshevës Ragmi Mustafa me kryetarin e qytetit të Beogradit Dragan Gjillas. Kryetari Komunës Preshevës Ragmi Mustafa falënderon kandidatin për deputet nga lista e Partis Liberal Demokratike e Çedomir Jovanoviqit, i cili përmes partisë së tij ka krijuar lidhje me sekretariatin për financimin e projekteve për komunat më të pazhvilluara në Serbi, nga fondet që ka qyteti Beogradit. I gjithë projekti do të kushtojë 3.8 milion dinarë, ndërkaq qyteti Beogradit do të ndajë 2.5 milion dinarë, kurse komuna e Preshevës 1.3 milion dinarë. Prej të hënës do të vazhdojë procedura deri në realizimin e transferit të mjeteve, kur edhe do të fillojë menjëherë puna në realizimin e këtij projekti.

 

Hyn në fuqi pagesa prej 20 euro në drejtim të Kosovës

Banorët shqiptarë të Luginës së Preshevës, por edhe të gjithë banorët e Serbisë që duan të hyjnë me veturë në Kosovë,do të paguajnë vetëm 20 euro për shtatë ditë qëndrimi në Kosovë, ky cmim u vendos pas takimit që kishte Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, me Drejtorin e Bordit të Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Rrahim Pacolli me datë 18 maj.

Nga dita e sotme Banorët shqiptarë të Luginës së Preshevës, por edhe të gjithë banorët e Serbisë që duan të hyjnë me veturë në Kosovë,do të paguajnë vetëm 20 euro për shtatë ditë qëndrimi në Kosovë, ky çmim u vendos pas takimit që kishte Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, me Drejtorin e Bordit të Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Rrahim Pacolli me datë 18 maj. Deri me date 31 maj Çmimi  ka qenë 60 euro për 15 ditë. Qytetarët serbë që jetojnë në Kosovë, të cilët për më shumë se dhjetë vjet i kanë përdorur targat e vjetra të automjeteve të ish-Jugosllavisë (PR, GL, KM, UR dhe PZ), që nga sot nuk mund të lëvizin nëpër rrugët e Kosovës. Serbët kosovarë janë të obliguar që t’i ndërrojnë këto targa me targa të reja të Kosovës, qofshin ato RKS apo KS. Marrëveshja për lëvizjen e lirë që është arritur vitin e kaluar në Bruksel mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë, parasheh që targat e vjetra të automjeteve të hiqen nga qarkullimi nga data 1 Qershor. Në fakt, marrëveshja e ka paraparë që targave të vjetra t’u jepet fund me datën 1 nëntor të vitit të kaluar, por me një vendim të ministrit të Brendshëm, Bajram Rexhepi, është mundësuar që targat e vjetra të përdoren deri më 1 qershor.

RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch