Home » Lajme » RTP lajmet 1 shkurt 2012

RTP lajmet 1 shkurt 2012

Edhe pse me temperatura jashtëzakonishtë të ulëta që janë duke shënuar rajonin tonë, përfaqësuesit e Forumit Rionor të PDSH, kanë marrë sot një aksion humanitar për ti ndihmuar familjeve me kushte të vështira financiare në komunën e Preshevës. Aksioni është filluar në karadakun e Preshevës, ndërsa mjetet janë siguruar nga ndërmarrjet private në komunën e Preshevës. Kryetari i FR të PDSH Ilir Sadriu, thotë se aksioni sado që është simbolik ata do të mundohen që së paku në këtë ftohtë të madhë familjeve me kushte të vështira financiare që tia sigurojnë të paktën kafshatën e gojës. Përfituese nga aksioni humanitar kanë qenë 20 familje, të cilat kanë përfituar në paketën me ndihma miell, vaj, sheqer, lëngje dhe artikuj tjerë. Ndërkaq Sadriu thotë se aksioni injejtë do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Familjet që janë ndihmuar nga të rinjët e PDSH, falenderuan për ndihmën e dhënë, kurse thanë se për ndihma ata kanë nevojë edhe më tutje pasi që kushtet financiare janë shumë të rënda. Ditëve të ardhshme FR i PDSH, ka paraparë që ti ndihmojë edhe shumë familje tjera që kanë nevojë për ndihmë, sidomos për ato që kanë nevojë për kafshatën e gojës. Ky ishte aksioni I radhës humanitarë pas atyre të zhvilluar në vitin 2011, ku janë ndihmuar shumë familje, sit ë karadakut të Preshevës, ashtu edhe familje në fshatrat e komunës së Preshevës.
————————
Edhe për kundër pastrimit të borës në rrugët parësore dhe ato dytësore të komunës së Preshevës në disa pjesë të qytetit ende ka borët dhe rrugët janë të paqarkullueshme. Përkitazi me këtë shefi i punëtorëve të Ndërmarrjes Moravica në Preshevë Adnan Rashiti për televizionin tonë deklaroi se nuk është bërë pastrimi i rrugëve ashtu siç duhej dhe se për këtë problem fajtorë janë personat pergjegjës kryeshefi i Fondit për Infrastrukutë Burhan Emërllahu dhe Drejtori i Ndërmarrjes Publike Moravica Naser Nuredini. Sipas tij qëllimi i hedhjes së rërës sot në rrugën Abdulla Krashnica në pjesën e epërme dhe të rrugës Koçe Xoxi është bërë me kërkesë të disa qytetarëve të këtyre rrugëve sepse ata nuk mund të kalojnë shlirë për shkak të borës dhe akullit të formuar. Hedhja e rërës do të bëhet edhe në rrugët tjera ku ka nevojë për intervenim shprehet zoti Rashiti. Mos pastrimi i rrugëve ka shkaktuar edhe pengesa të tjera me çrast disa banorë të kësaj rruge nuk kanë mundur të mjekohen, shprehet kështu Ruzhdi Emini qytetar në këtë lagje. Pastrimi i rrugëve të lartëpërmendura është bërë me leje të drejtorit të Drejtoratit për Inspekcion Fadil Azizit thekson kështu Adnan Rashiti.
———————
Vizita në Preshevë, votimi pro heqjes së imunitetit të 3 deputëve socialistë, hetimet e vrasjeve të 21 Janarit, ishin çështjet për të cilat Edi Rama foli përpara grupit parlamentar të opozitës. Pasi ka faleminderuar preshevarët për pritjen vllazërore, Edi Rama është ndalur në mungesën e një materniteti dhe të shkollave në këtë zone të banuar nga shqiptarët, duke propozuar një nismë ligjore parlamentare. “Nuk ka kohë për të humbur dhe menjëherë ne duhet të vijmë me një lëvizje, për të mundësuar një ndihmë të parë, krejt të mundshme, për bashkësinë shqiptare të Luginës së Preshevës. Të gjitha nënat e reja shqiptare të asaj zone, duhet të ikin larg nga aty për të lindur fëmijët e tyre. Edhe për shkollimin e fëmijëve nuk është ngritur ende asnjë shkolle e re në 20 vitet e fundit. Le ta formulojmë sa më parë një nismë ligjore parlamentare dhe t’i vëmë këto financime në dispozicion të administratës vendore atje”, tha Rama. Edi Rama ka ngarkuar kryetarin e Komisionit Parlamentar të Integrimit Ditmir Bushati, në përgatitjen e një pakete propozimesh për një strategji të përbashkët, per shqiptaret në rajon.
———————–
Nën kryesimin e Bashkimit Evropian, ekspertë të Kosovës dhe Serbisë mbajtën të martën takimin e parë të Grupit për Implementimin e marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të Kufirit (IBM). Në këtë takim u diskutua drafti i protokollit teknik për zbatimin e menaxhimit të integruar të kufirit. Hartimi dhe nënshkrimi i protokollit teknik të IBM-it është obligim që del nga marrëveshja e arritur në Bruksel më 2 dhjetor të vitit të kaluar, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe mbështetjen e SHBA-së. Ekipi i ekspertëve të Kosovës mbajti qëndrimin që protokolli teknik duhet të finalizohet dhe të nënshkruhet pa vonesë, dhe se duhet të bazohet në modelet ekzistuese të konceptit të IBM të zhvilluara nga BE në Ballkanin Perëndimor, siç është rasti me menaxhimin e integruar të kufirit midis Shqipërisë dhe Malit të Zi në pikën kufitare në Muriqan. Për këtë qëllim, pala kosovare dorëzoi edhe një draft propozim të protokollit teknik të IBM të bazuar në protokollin teknik të Muriqanit, thuhet në një njoftim të Kryeministrisë. Protokolli parasheh që në të gjitha pikat kufitare me Serbinë do të zbatohet koncepti i IBM dhe do të operojnë të gjitha agjencitë shtetërore të zbatimit të ligjit siç janë policia kufitare, doganat, veterina, fitosanitaria, etj.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch