Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 1 Shkurt 2013

RTP lajmet 1 Shkurt 2013

Mijëra qytetarë të Luginës së Preshevës kanë protestuar sot në Bujanoc me moton Bashkë kundër memorialit të Xhandarmerisë serbe në Lluçan, bashkë që të heqim simbolin i cili cenon integritetin dhe dinjitetin e shqiptarëve. Jemi mbledhur, për të protestuar edhe njëherë kundër dhunës së ushtruar sistematike të Serbisë ndaj shqiptarëve të Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës. Serbia nuk po respekton në vazhdimësi amnistinë e pjesëtarëve të UÇPMB-së por edhe duke i arrestuar ata u tha nga protestuesit. Sipas organizatorëve me largimin e Lapidarit nga qendra e dëshmorëve në Preshevë ,Serbia po i mohon të drejtën shqiptarëve të Luginës për t’i përkujtuar publikisht dëshmorët e UÇPMB-së . Qytetarët shqiptarë të Luginës kanë thënë se Serbia po cenon integritetin dhe dinjitetin e shqiptarëve me ndërtimin e Memorialit të Xhandarmërisë serbe në Lluçan.

Ndërkaq liderët politik të Luginës kanë thënë se Memoriali i Xhandarmërisë serbe në Lluçan është Simboli më denigrues dhe poshtërues për shqiptarët në këtë pjesë. Ne jemi shqiptar, ne jemi mysliman ne nuk jemi as fundamentalist e as terrorist. Ne duam dialog e jo provokim duam Reciprocitet me serbët e Kosovës e jo poshtërim u tha në protestën e sotme në Bujanoc. Për mes kësaj proteste shqiptarët e Luginës së Preshevës edhe një herë kanë ftuar qeverinë e Kosovës dhe të Serbisë ta zgjidhin çështjen e Luginës sipas parimit të reciprocitetit në bisedimet që po zhvillohen në Bruksel.
—————-
Edhe shqiptarët e Plavë- Gucisë në Mal të Zi sot janë ngritur në protestë popullore kundër shkeljeve të të drejtave të tyre kombëtare. Tri partitë shqiptare kanë apeluar shqiptarët e kudo ndodhur të marrin pjesë dhe të përkrahin në këtë nismë komunitetin shqiptar të kësaj zone. Partitë denoncojnë trajtimin nga ana e shtetit malazez, i cili akuzohet se po ua privon shqiptarëve të Plavë- Gucisë të drejtat e njeriut dhe ato kombëtare. Në apelin e tyre thuhet se protestohet kundër shkeljes së të drejtave njerëzore e kombëtare. Protesta u zhvillua para Pallatit të Kulturës në Plavë, aty ku në ato çaste mbahej mbledhja e Kuvendi Komunal të Plavës. Shqiptarët e Plavës të revoltuar kanë thënë se me këtë akt do tu tregojnë dhe ti bëjnë me dije të gjithëve, se mjaft janë shkelur të drejtat e tyre, me veprime kundërligjore.”Le ta dinë të gjithë, se kanë ikur kohërat kur mund të vendosej për Neve- pa Neve. Shkelja mbi të drejtat tona , nuk është terren i sigurt”, u tha në apelin e protestës së sotme
————————
Vazhdojnë protestat kundër përjashtimit të vajzave muslimane që bartin shami nëpër shkollat publike. Duke marrë shkas nga përjashtimit të Njomza Jasharit nga shkolla e mesme ekonomike “Faik Konica” nga Ferizaj, për shkak të mbulesës fetare. Një të tillë e ka paralajmëruar për ditën e sotme Lëvizja “Bashkohu”. Sipas njoftimti nga kjo lëvizje. Protesta u mbajt përball komunës së Ferizajit dhe filloi nga ora 12:30.
———————–
Në kuadër të programit të paradites Për Ju në Televizionin Presheva, oftamolugo Avni Nuhiu specialist në Shtëpinë e Shëndetit në Preshevë, potencoi se duhet të shtohet kujdes I veçantë në mbrojtjen shëndetësore të syve si te fëmijët e po ashtu edhe tek të rriturit. Specialisti I sëmundjeve të syve një herit bëri thirrje publike për edukim më të mirë në këtë fushë sepse kemi të bëjmë me patologjinë e ikjes së syve ndër të tjerash shtoi ai. Është mirë paraqitja me kohë tek specialisti sepse evitimi I sëmundjeve mund të jetë më I lehtë, prandaj jam I gatshëm në çdo kohë për mjekimin apo sugjerimin në rast të paraqitjes së ndonjë problemi që ka të bëjë me mbrojtjen shëndetësore të syve, theksoi ai.
————————

Policia kufitare e Maqedonisë ka zbuluar një grup emigrantësh nga shteti afrikan i Malit gjatë tentimit për të kaluar në Serbi, njofton INA. MPB informoi se 13 emigrantët e Malit u zbuluan në një tren transportues me ngarkesë me ullinj, gjatë kontrollit në pikën kufitare hekurudhore në Tabanoc midis Maqedonisë dhe Serbisë. Ngarkesa e trenit ishte bërë në Greqi, ndërsa përmes Serbisë si destinacion final kishte Austrinë. “Për shkak të dyshimeve se treni kishte 27 vagonë, dhe destinacioni ishte Austria, doganierët kanë kryer kontroll të detajuar, me ç’rast në njërin prej vagonëve u gjetën të fshehur grupi i emigratëve”, njoftoi MPB. Personat e ndaluar janë dërguar menjëherë në qendrën për pranimin e të huajve.
——————–

Delegatët e Kuvendit të Shoqatës së Gjuetarëve “Fazan” nga Presheva kanë mbajtur sot mbledhjen e vet të rregullt, ku pikë e rendit të ditës dhe që është debatuar në mënyrë konstruktive nga delegatët e kuvendit ka qenë aprovimi i planit financiar 2012/2013. Po në këtë mbledhje Qani Neziri është emëruar kryetar i Kuvendit të Shoqatës së Gjuetarëve “Fazan”. Ndryshe plani financiarë për vitin 2012/2013 i shoqatës së gjuetarëve “Fazan” në Preshevë, duhet të miratohet më së voni deri më 28 shkurtë.
——————–
Kryeministri Hashim Thaçi, duke iu përgjigjur kritikave të deputetëve të opozitës për bisedimet me Serbinë, në një moment shpërthimi është shprehur i gatshëm për të hyrë në luftë me Serbinë, nëse Kuvendi i Kosovës vendos për këtë gjë. “Parlamenti i Kosovës vendos edhe për paqen, edhe për luftën. Le të marrë vendim Parlamenti i Kosovës dhe Qeveria do ta zbatojë atë”, ka thënë ai, duke e goditur me pëllëmbë foltoren e Kuvendit, raporton sot “Koha Ditore”. Por ky deklarim i tij është cilësuar i çuditshëm nga nënkryetari i Kuvendit, Sabri Hamiti. “Unë si deputet bajagi i vjetër i këtij parlamenti si për nga mosha, si për nga kultura mendoj se situata jonë nuk është luftë ose paqe. Tjetër është gjuha e kategorive të mëdha që nuk na duhet. Ne mund të jemi ajo që thotë Petrarka: ‘Paqe nuk gjej e luftë s’kam për të bërë më’. Besoj se është koha kur duhet të jemi shumë më të matur në deklarata”, ka thënë Hamiti. Shefi i Grupit parlamentar të “Vetëvendosjes”, Visar Ymeri, nga ana tjetër, ia ka përkujtuar Thaçit së paku një rast kur Kuvendi kishte marrë vendim e Qeveria nuk e kishte zbatuar. “Kuvendi pati marrë vendim për reciprocitet politik e tregtar me Serbinë, por Qeveria nuk deshi ta zbatojë”, ka deklaruar Ymeri. Në fakt, Qeveria e pati rrëzuar mocionin e reciprocitetit me një kundër mocion që e heq këtë masë.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch