Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 1 tetor 2012

RTP lajmet 1 tetor 2012

Sot pritet të ngriten çmimet. Përveç çmimeve më të larta të ushqimit, do të rritet edhe nafta, dhe tatimi në vlerën e shtuar nga 18% sa ka qenë deri tani do të bëhet 20%. Ushqimi, cigaret, artikujt për higjienë personale, ngrohja, derivatet e naftës do të kenë çmime të reja edhe atë deri 20%. Qumëshit dhe prodhimet e qumshtit do të shtrenjtohet prej 2 deri 4%, çmimi i sheqerit dhe vajit ndërmjet 9 dhe 16%. Cigaret do të shtrenjtohet për 20 dinarë për kuti, pijet joalkoolike 4.5%
—————-
Vlera e dinarit sot është rritur, kursi mesatar shenon 114.79 dinarë për një euro. Dinari do të rrisë vlerën e saj kundrejt euros për 0.2% dhe kursi mesatar do të jetë 114.79 dinarë për një euro. Sipas kursit zyrtar të Bankës popullore, euro do të kushtojë 23 pare më pak se sa për vikend ku kursi mesatar ka qenë 115.03 dinarë për një euro.

—————

Në organizim të Forumit Rinorë të Partisë Demokratike Shqiptare në Luginën e Preshevës me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, në Preshevë u mbajt takimi i 5-të i Lidhjes Mbarë shqiptare të Forumeve Rinore të partive politike shqiptare. Pjesmarës ishin forumet rinore të partive politike shqiptare nga Shqipëria si ata të PD-së, LSI-së dhe PS-së, nga Kosova ata të PDK-së dhe PD-së, Maqedonia forumi rinor i BDI-së, Mali i Zi është përfaqësuar nga FR i FORCAS dhe nga Lugina e Preshevës forumet rinore të PDSH-së, RD-së, BDL-së, dhe ata të PD-së dhe LPD-së nga Bujanoci . Para te pranishmëve takimin e hapi kryetari i forumit rinorë të Partisë Demokratike Shqiptare në Luginë të Preshevës Ilir Sadriu i cili duke i përshendetur të gjithë të pranishmit për ardhjen dhe prezencën e tyre i dëshiroji mirëseardhje dhe punë të mbarë gjatë këtij takimi. Fjala pastaj iu kalua kryetarit të Komunës së Preshevës Ragmi Mustafa i cili foli në mënyrë globale duke i dhënë një retropsekitvë për historikun e qytetit të Preshevës por edhe rolit të rinisë preshevare. Kryetari Mustafa vazhdoi edhe tutje duke folur për të ardhmen e afërt e cila e pret Luginën e Preshevës për të cilën tha se varet shume nga e ardhmja e Mitrovicës ku bëri të ditur se do të kërkohet që të kemi status të njejtë me atë të cilin Kosova ia jep Mitrovicës. Pas urimit të mirëseardhjeve të gjitha forumet rinore mbajtën edhe një takim punues ku pati mjaftë diskutime. Në takim u vendos që takimi I 6 të mbahet në Tiranë nën organizimin e Forumeve Rinore të PD-së dhe LSI-së. të gjitha forumet rinore në fund autorizuan kryetarin e FR të PDSH-së që të mbajë edhe neë konferencë në emër të tyre. Lidhjes Mbarëshqiptare të Forumeve Rinore është themeluar në Prizren me 10 Qershor 2012 në vigjilje të shënimit të 134 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit. Pas gjithë këtij aktiviteti të organizuar nga FR i PDSH, të pranishmit patën edhe në drekë të përbashkët në restorantin Evropa 3. Vlen të përmendet se në këtë takim kanë marrë pjesë të gjitha Forumet Rinore të partive mbarë shqiptare me përjashtim të dy partive nga Lugina e Preshevës PVD-së dhe UDSH-së, edhe pse ishin të ftuara.

—————–

Dikur kjo rrugë ishte përrua dhe gjatë të reshurave të shiut u sillte shumë probleme banorëve të fshatit Rahovicë. Ndërkaq sot u bë një rrugë me infrastrukturë moderne , edhe atë falë banorëve dhe pushteti lokal. Halit Halimi nga viti 2002 kishte ndërtuar shtëpinë në këtë vend , por problemi kryesor ishte rruga. Sot janë mbi 10 shtëpi dhe Halimi kishte marrë iniciativën për asfaltimin e kësaj rruge. Vlera e përgjithshme e rrugës me gjatësi 500 metra është 30 mijë euro ku banorët kanë dhënë 50 % të shumës dhe pjesën tjetër e kanë ndarë komuna. Me këtë rast punimet i ka përcjellë edhe kryetari i komunës me delegacionin e tij. E kryetari Ragmi Mustafa uroi banorët për këtë rrugë , duke potencuar se komuna do të përkrahë gjithmonë iniciativa të tilla ku pjesë e projektit janë edhe vetë qytetarët. E në anën tjetër edhe kryetari i bashkësisë lokale Fadil Azizi ka përshëndetur bashkëpunimin qytetarë – komunë , duke theksuar se nga ky projekt kanë përfituar të gjithë banorët që kanë qasje në këtë rrugë. Para se të asfaltohej rruga në këtë lagje që gjendet në dalje të fshatit Rahovic tërë hapësirë shfrytëzohej vetëm për të mbjella , ndërsa sot është kthyer në parcela banimi duke ndikuar dukshëm edhe në ngritjen çmimit.

——————

Është bllokuar kanalizimi atmosferik në rrugën Salvador Alende si pasojë e pa përgjegjësisë së qytetarëve. Ky problem është evidentuar nga rruga e Karposhit që shkon drejt rrugës Salvador Alende, Mare Llonaçar e tjera. Në këtë puset janë hedhur mbeturina të ndryshme si kese plasmasti, shishe prej qelqi e të ngjashme që pengojnë qarkullimin e lirë të kanalizimit atmosferik mbase rrugët Salvador Alende, Mare LLonçar, Zenel Ajdini dhe nga një pjesë e rrugëve Qemal Shehu e 15 Nëntori mund të paraqiten probleme të natyrave të ndryshme. Me këtë rast ekipi i punëtorëve të Ndërmarrjes Publike Moravica ka dalur menjëherë në vendin e ngjarjes për të evituar problemin por ka qenë e pa mundur. Prandaj drejtori i kësaj ndërmarrjeje Naser Sadiku ka potencuar se problemi në fjalë është paraqitur nga papërgjegjësia e vetë qytetarëve e që një pjesë e këtij kanalizimi ka qenë i hapur për një periudhë të gjatë pa mbrojtëse. Ai njëherit i njofton gjithë qytetarët se kjo ndërmarrje tash e tutje mund ti ofrojë shërbime gjithë qytetarëve me anë të pagesave shtesë. Drejtori në fjalë thekson se së shpejti problemet e kësaj natyre do të evitohen.

—————

Zyra për informim e PD-së përmes një kumtese të dërguar redaksisë së Titullit njofton se java e ardhshme do të jetë kthesë në jetënpolitike të komunës së Bujanocit. “Pas dështimit për formimin e shumicës në Kuvendin Komunal të Bujanocit nga partitë opozitare shqiptare, sidomos në seancën e ditës së premte, subjekti ynë ka filluar bisedimet me subjektet e interesuara për tu bërë pjesë e qeverisjes lokale”, thuhet në këtë kumtesë të Partisë Demokratike. Sipas këtij subjekti, marrëveshja për zgjerim të koalicionit qeverisës pritet të arrihet brenda javës së ardhshme dhe se në koalicion do të jetë një, apo më shumë parti. PD në këtë kumtesë nuk i zbulon subjektet e interesuar për tu bashkuar me qeverinë lokale, mirëpo thotë se bisedat janë duke u zhvilluar. Kjo parti e re e cila në zgjedhjet e 6 majit fitoi më shumë vota nga partitë tjera shqiptare, por edhe ato serbe, përmes shërbimit për informim thotë se “tema, u rrëzua, nuk u rrëzua pushteti, do të jetë temë e harruar, pasi me zgjerimin e ri që pritet të ndodhë ajo do të jetë shumë stabile”. “Koalicioni opozitar fiktiv, PVD, LPD dhe UDSH, që mbahet për shkak të interesave të ndryshme, me gjasa reale do të shpartallohet”, thotë kumtesa. Edhe pse në kumtesë nuk tregohet se cili subjekt do të bashkohet me PD-në, fjalia e fundit për “shpartallimin e koalicionit opozitar”, ngritë dyshimin mbi ate se ndonjëri prej këtyre subjekteve shqiptare që janë në opozitë, do të bashkohen me PD-në e Nagip Arifit.

—————–

Udhëheqësit e Kosovës dhe ata të Serbisë vështirë se do t’ia shtrijnë dorën njëri-tjetrit këtë vit. Burime nga Brukseli thonë se Baronesha Catherine Ashton po kërkon garanci nga palët, në mënyrë që procesi i bisedimeve të rezultojë i suksesshëm. Por, as Prishtina dhe as Beogradi nuk ia kanë mbushur mendjen në këtë pikë Shefes së diplomacisë europiane. Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Ivica Dacic ka shumë pak mundësi të takohen brenda këtij viti. Takimet e nivelit të lartë mes dy shteteve nuk pritet të ndodhin shpejt për shkak se Shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Catherine Ashton nuk është e sigurt për rezultatin e bisedimeve, shkruan Express. Burime nga Brukseli kanë thënë se as Thaçi dhe as Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikolic, në takimet që kanë pasur me Baroneshën, nuk janë shprehur të gatshëm të hyjnë shpejt në bisedime.
——————
Parada e komunitetit LBGT sërish kthen Serbinë në një dileme te thellë për lejimin apo ndalimin e saj. Për shkak të sigurisë dhe të shkatërrimeve të kryeqytetit disa herë me radhë në të shkuarën, policia serbe pati ndaluar organizimin e paradës gej. Megjithatë, edhe pse me një president dhe kryeministër të ri, ndonëse ministri i policisë është edhe kryeministër, qeveria serbe është ende duke e diskutuar këtë temë, transmeton TCH. Në paradën e 6 tetorit kanë paralajmëruar pjesëmarrjen e tyre tre eurodeputet, të cilët kanë thënë se lejimi i paradës do ta lehtësonte rrugën e Serbisë drejt Bashkimit Europian. Ndërsa kryeministri Ivica Daçiq, thotë se ky nuk është një parakusht, ndonëse është duke e shqyrtuar mundësinë. Në mbështetje të paradës ka dalë publikisht ministrja e Shëndetësisë, Slavica Djukiq Dejanoviq, nga partia e kryeministrit, e cila edhe më parë si kryeparlamentare e ka mbështetur një lëvizje të tillë. Në shenjë proteste dhe mbështetje, në internet është paraqitur një video që dokumenton aksionin e një martese gay në qendër të kryeqytetit, filmuar në qendër të kryeqytetit, Beograd.
——————
Meteorologët e rajonit paralajmërojnë se edhe gjatë muajit tetor do të mbajë mot i ngrohtë, me temperatura deri në 28 gradë. Në dhjetëditëshin e parë të muajit do të dominojë kryesisht mot i ngrohtë me temperaturën më të lartë të ditës nga 23 deri më 28 gradë. Shi do të bjerë më 2, 3 dhe 8 tetor. Në dhjetëditëshin vijues, nga 11 deri më 19 tetor po ashtu do të vazhdojë mot i ngrohtë për këtë periudhë të vitit. Temperaturat më të larta do të jenë nga 19 deri më 25 gradë, rreth 17 tetorit dhe 18 tetorit deri 28 gradë. Sipas meteorologëve shi pritet të bie nga 11 deri më 13 dhe 18 e 19 tetor. Deri në fund të muajit do të jetë kryesisht mot i ngrohtë dhe i thatë, me temperaturat më të larta nga 16 deri më 23 gradë. Shirat parashihen nga fundi i muajit.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch