Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 10 Dhjetor 2012

RTP lajmet 10 Dhjetor 2012

Me fillimin e reshjeve të borës në rrugët e qytetit shihet një ndryshim tjetër, por sa janë përgatitur në mirëmbajtjen e rrugëve për këtë dimër, kryeshefi i fondit komunal z. Burhan Emërllahu i ftuar në programin paradites ka thënë se edhe këtë vit fondin komunal dimri e gjen të përgatitur për këtë stinë. Edhe këtë dimër janë përgatitur firmat të cilat do ti përmbajnë rrugët,ku për këtë vit është përzgjedhur firma Saba Bellca e cila do të jetë mirëmbajtëse e rrugëve. Gjithashtu në programin paradites është diskutuar edhe për raste tjera sic është situata e jashtëzakonshme e cila ishte e pranishme vitin e kaluar. Sa i përket reshjeve të borës së parë, nëpër rrugët e qytetit nuk ka pasur vështirësi në qarkullim të automjeteve dhe nuk ka pasur nevojë për intervenim.

————–

Vozitësit në Serbi nga 1 nëntori deri me 1 prill duhet të kenë sipas rregullores të gjithë gomat e dimrit në veturë nëse në rrugë ka borë apo akull. Denimi për gomat të cilat nuk i përshtatet kushteve atmosferike është 3000 dinarë. Thellësia e brazdave të gomave nuk duhet të jetë më e cekët se 4 milimetra, dhe se nëse gjatë kohës së stinës nuk ka borë dhe akull në rrugë, gomat e dimrit nuk janë të obligueshme. Nëse dera e veturës është nuk e ngrirë, atherë këshillohet që së pari të pastrohet bora nga vetura. Gjatë vozitjes duhet të mbahet një largësi e caktuar nga veturat tjera, pa marrë parasysh se a jeni duke vozitur në rrugë magjistrale apo në qytet. Në kushte me borë dhe akull, është e natyrshme që të gjithë vonohen, andaj edhe nuk duhet të bëheni nervoz në timon nëse kjo ju ndodh edhe juve. Për të arritur në orar të caktuar, për dallim nga stinët tjera, duhet të niseni më përpara. Duhet të keni kujdes me frenat, shpejtësinë dhe timonin. Nëse nuk përdoren këto me shpejtësi dhe përdoren butë, atherë do të keni stabilitet dhe kontrollim të veturës. Nëse avullohen xhamat e veturës, duhet të aktivizohet klima, pasi kjo ndikon më shumë se edhe nëse e keni lëshuar të fryej ngrohtë. Kush nuk ka klimë në veturë, atherë nxehtësia dhe fshirja e xhamave.
—————
Në vendkalimet kufitare Jarinje dhe Merdare ka filluar pa probleme të zbatohet Kontrolli i Integruar i pikëkalimeve kufitare – IBM. Zbatimi ka filluar në ora 8 të mëngjesit, dhe siç njoftojnë kalimtarët për mediet serbe, tani qytetarët kalojnë më shpejtë se sa më herët dhe pa vonesa. Në vendkalimin Merdare janë vendosur 6 kontenierë, 3 nga ana e Kosovës dhe 3 nga ana e Serbisë, të ndara ndërmjet veti rreth 10 metra larg. Në orët e para, komunikacioni nuk ka intenzitet të madh, dhe në shikim të parë nuk duhet se ka ndryshuar shumë, përveç objekteve që përdorin policët dhe doganierët tani janë të larguara vetëm rreth 10 metra. Në vendkalimet kufitare nuk ka shenja shtetërore dhe se veturat ndalen para shenjës STOP.
—————
Kufiri i Konçulit nuk do të funksionojë në bazë të sistemit për menaxhim të integruar të kufirit. Shefi i administratës policore në Vranjë, Sllagjan Vellinoviq i ka thënë Tanjugut se arsyeja e kësaj shtyrje është mos përfundimi i punimeve në ndërtim, dhe punët tjera në këtë punkt administrativë, transmeton Titulli. “Fillimi i punës me sistemin e integruar të menaxhimit në Konçul do të shtyhet për një kohë për shkak që në një gjatësi prej 2.850 metra nuk janë përfunduar të gjitha punimet për sjelljen e energjisë elektrike, ujit dhe vendosjes së kabllos optike”, thotë Vellinoviq. Ai ka shtuar gjithashtu se rreth përfundimit të punimeve në Konçul, opinioni do të njoftohet me kohë. Qeveria e Serbisë më herët ka njoftuar se kalimet në Jarinjë dhe Merdarë do të hapen më 10 dhjetor (nesër), ndërsa në Brnjak dhe Konçul deri më 31 dhjetor të këtij viti. Dejan Paviçeviq, shef i grupit negociues të Beogradit në dialogun teknikë me Prishtinën, pat deklaruar se në këto kalime me sistem për menaxhim të integruar, do të jetë i mjaftueshëm vetëm letërnjoftimi, që donë të thotë se nuk do të ketë risi drastike.
————–
Kabineti kryetarit të Komunës së Preshevës, njofton se kryetari Ragmi Mustafa sot është duke marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut që po mbahet në Kumanovë. Kjo konferencë po mbahet në saje të 10 Dhjetorit – Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut. Pjesëmarrës në këtë konferencë janë duke marrë pjesë delegacione nga Gjermania, Shqipëria, Kosova, Lugina e Preshevës, Maqedonia, dhe nga delegacioni i BE-së. 10 dhjetori shënohet në gjithë botën, me rastin e sjelljes së Deklaratës Universale prë të drejtat e njeriut 64 vite më parë.

——————
Këshilltarët e Partisë përparimtare serbe në komunën e Bujanocit do të jenë pjesë e koalicionit qeverisës të deritanishëm që janë PD e Nagip Arifit, grupi i qytetarëve “Stojança Arsiq” si dhe koalicioni SPS-DS, ka thënë kryetari i këshillit komunal SNS Nenad Mitroviq. “Ne kemi arritur marrëveshje me partitë serbe që marrin pjesë në atë koalicion dhe se është e sigurtë që edhe SNS në qeverisje lokale. Kanë mbetur vetëm edhe disa detaje të cilat do ti precizojmë së shpejti” ka thënë Mitroviq. Mitroviq do të jetë zëvendësi i kryetarit Nagip Arifi, përgjegjës për ekonomi, ndërsa SNS do të jetë një antarë në këshillin komunal, drejtorinë e Kopshtit të fëmijëve si dhe do të ketë përfaqësues në Agjencinë për zhvillim lokal si dhe vende në këshillat e shkollave, proporcionalisht me numrin e këshilltarëve sa kanë fituar në zgjedhjet lokale. Pushtetin lokal në Bujanoc pas zgjedhjeve të fundit lokale e kanë formuar Partia Demokratike e Arifit me 12 këshilltarë, Grupi i Qytetarëve me 5 dhe Lista serbe për Bujanoc më të mirë me 4 këshilltarë, kurse tashti do t’iu bashkohen edhe 2 këshilltarë të “Përparimtarëve”.
—————
Bashkësia Islame në Serbi ka mbajtur zgjedhjet e reja për zgjedhjen e udhëheqësisë për Kuvendin e Bashkësisë Islame, ndërsa për herë të parë në përbërjen e re u përfshi edhe Presheva, me ç’rast nënkryetar i Kuvendit u zgjodh Mehmet Sahiti. Enes Svraka, imam kryesor në Priboj, është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Bashkësisë Islame në Serbi, i cili është formuar sot, gjithashtu për nënkryetarë u zgjodhën preshevari Mehmet Sahiti, Smajo Serhatliq nga Beogradi si dhe Ruzhdi Radonqiq nga Gusinja. Për sekretar të Kuvendit është zgjedhur avokati Omer Gjondiq nga Tutini.Sipas zyrës për informim të Komunitetit Islam, të gjitha vendimet e Kuvendit u miratuan njëzëri. Anëtarëve të Kuvendit iu drejtua edhe kryemyftiu Muamer Zukorliq i cili tha se zgjedhja e udhëheqësisë së Parlamentit u bë në mënyrë efikase, duke konfirmuar pjekurinë, cilësinë dhe stabilitetin e bashkësisë islame. Zukorliq tha se pas mbrojtjes së komunitetit islam “do të vijë një periudhë stabilizimi ku detyra e krerëve do të jetë cilësia në punë.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch