Home » Lajme, Vendore » RTP Lajmet 10 Dhjetor 2013

RTP Lajmet 10 Dhjetor 2013

KDNJ- Shqiptarët e Luginës më të diskriminuarit në Serbi

Është shënuar sot në mbarë botën Dita për të Drejtat e Njeriut, sipas përfaqësuesit të Këshillit   për të Drejtat e Njeriut Valon Arifi, qytetarët e komunës së Preshevës edhe më tej vazhdojnë të jenë të diskriminuar pasi e drejta e tyre nuk respektohet.  

 

Të drejtat e njeriut më së paku respektohen në Republikën e Serbisë .Me rastin e 10 dhjetorit  Ditës së të Drejtave të Njeriut, përfaqësuesi i Këshillit për të Drejtat e Njeriut Valon Arifi i ka thënë RTP  se qytetarët e Luginës së Preshevës  kanë më së paku të drejta në krahasim me qytetarët tjerë në Republikën së Serbisë. Për KDNJ-në kjo ndodh pasi Qeveria serbe  edhe më tej nuk  tregon interesim për zgjidhjen e problemeve elementare  me të cilat ballafaqohen shqiptarët e Luginës së Preshevës.Qytetarët ndjehen skajshmërisht  të diskriminuar, ku  ata çdo ditë përballen me shkelje  të të drejtave të tyre. E këtë here dita e të drejtave të njeriut në vendin tone nuk u shënua me ndonjë organizim. Por këtë radhë përfaqësuesit e Këshillit  për të Drejtat e Njeriut do të marrin pjesë në Tiranë në tryezën e debatit që ka të bëjë me të drejtat e njeriut.Kjo ditë vëmendjen ka tek të gjithë njerëzit përfshirë këtu femrat,të rinjtë,minoritetet,personat me aftësi të kufizuara,dhe të varfrit, për të mundësuar që zëri I tyre të dëgjohet në jetën publike dhe politike. 10 dhjetori përkujton Deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut,e cila u miratua në vitin 1948 nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.

 

——————————————–

SHPGS (NUNS) – miraton kodeksin e ri gazetaresk – reagon ndaj kërcënimeve të gazetarëve

Është miratuar kodeksi i ri i gazetarëve të Serbisë. Ai sot iu është prezantuar mediumeve në Preshevë e Bujanoc. Sipas përfaqësuesve shoqatës së pavarur të gazetarëve të Serbisë , kodeksi i ri është hartuar me plotësime dhe udhëzime të reja. Ndërkaq sekretari i SHPGS ka dënuar sjelljen e inspektorit të kriminalitetit ekonomik dhe policisë ndaj ekipit të rtv presheva në Raincë gjatë konfiskimit të teksteve shkollore.

 

Vërtetësia e raportimit, pavarësia ndaj presioneve , pengimi i korrupsionit , dhe raportin ndaj burimit të informatës janë disa kritere të cilat  iu kanë bashkangjitur kodeksit të  ri të gazetarëve , të cilën e ka miratuar Shoqata e pavarur e gazetarëve të Serbisë .Ata sot para medieve , në Bujanoc kanë shpalosur detajet e këtij kodi , i cili precizon punën e medieve. Sipas përfaqësuesit të SHPGS Zlatko Miniç ky kodeks rregullon gjërat elementare  të gazetarisë.

Ndërkaq ky kodeks sipas tij do të ndihmojë çdo redaksi dhe medium , ku në kontratat e punës duhet të parashihet edhe kodeksi i gazetarisë. Edhe gazetari i portalit Titulli Skender Saqipi thotë se mediat duhet të jenë më transparente sidomos në autorësinë e lajmeve. Ndërkaq redaktori I kodeksit Svetozar Obradoviç ka reaguar edhe ndaj kërcënimeve të gazetarëve , sidomos rastit të fundit në Raincë ku gjatë konfiskimit të teksteve shkollore  ekipi i RTV Presheva , u kërcënua disa  herë nga inspektori për kriminalitetit ekonomik dhe policia.

“ ata janë sjellur në mënyre jo ligjore , sepse ju jeni penguar të kryeni punën për të cilën jeni të thirrur. Ata nuk kanë pas të drejt të sillen ashtu , andaj ne e gjykojm këtë rast “.

Ndërkaq e ka vepruar drejt RTV Presheva gjatë rastit në fjalë ,dhe të drejtës për të filmuar ngjarjen Rakoviç thotë.

“ ju keni vepruar drejt , sepse obligim i juaji është të përcillni aktivitete në vendin tuaj , e sidomos në shkolla. Ju keni pas të drejtë të filmoni sepse rasti është zhvilluar në shkollë e ko në polici”

Gazetarët në serbi ende vazhdojnë të përballen me presione dh e kërcënime. Kodeksi gazetareskë ishte aprovuar para gjashtë viteve nga shoqata e pavarur e gazetarëve të Serbisë , ndërsa në kodeksin e ri janë futur edhe disa kritere të cilat do të krijojnë saktësi , transparencë dhe pavarësi të mediave.

———————————————

 

Studio e Hapur- nuk duhet lëshuar pe politika shqiptare rreth moratoriumit me Serbinë

 

 

Përfaqësues të partive politike shqiptare të komunës së Preshevës në emisionin e mbrëmshëm Studio e hapur në Radiotelevizionin Presheva ishin të zëshëm karshi kërkesave të adresuara në qeverinë serbe të cilat kanë hasur në veshë të shurdhër. Ata poashtu kanë konfirmuar edhe një herë se nuk duhet lëshuar pe për moratoriumin lidhur me bisedimet me qeveritarët serb  .

——————————————

Demush Berisha botoi librin Migjeni- poet i dhimbjes dhe mjerimit

 

Sa herë që lexohet krijimtaria e Migjenit, vërtetohemi se ishte poet që në embrion të vetin kishte humanizmin, deklaroi sot në programin e paradites autori i librit të sapo botuar Demush Berisha, Migjeni- poet i dhimbjes dhe mjerimit. Duke konsultuar arkivat dhe dorëshkrimet e Migjenit shihet se në këtë monografi letrarer e artistike janë përmendur një galeri e madhe personazhesh që kanë jetuar në kohën e Migjenit.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch