Home » Lajme » RTP lajmet 10 janar 2012

RTP lajmet 10 janar 2012

Ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli, shumë shpejt pritet të bëjë një vizitë zyrtare në Serbi, ku do të qëndrojë në Luginën e Preshevës. Lidershipi politik i Luginës po bënë përgatitjet teknike me autoritetet në Beograd për lejimin e kësaj vizite zyrtare.“Unë tani jam në kontakt me lidershipin politik e Luginës së Preshevës për aranzhimin e kësaj vizite. Për procedurat rreth marrjes së lejes për këtë vizitë zyrtare do të merren lidershipi institucional i Luginës së Preshevës”, ka konfirmuar të matën për Portalin KosovaTimes.net ministri Makolli. Kjo do të ishte vizita e parë e një zyrtari të institucioneve të Kosovës në komunat shqiptare në Serbi. Ministri Makolli ka thënë se dëshiron të zhvillojë një vizitë zyrtare tek bashkëkombësit shqiptarë që jetojnë në trojet e tyre autoktone, për të parë mundësinë e bashkërendimit të aktiviteteve në kuadër të fushëveprimit të përkujdesjes institucionale të Kosovës për bashkatdhetarët që jetojnë jashtë shtetit.
—————————–
Lehtë është të shqiptarosh në Tiranë , Tetovë apo Prishtinë por vështirë është ta bësh një gjë të tillë në Preshevë e Manastir, meqë për popujt që kanë prind të kujdesshëm kjo gjë nuk është e vështirë. Këto komente I bëri shkrimtari dhe publicisti Kim Mehmeti gjatë promovimit të librave ese historike Shkupi dhe romani Lypsiqarët e Shkupit. Panelistë të këtij promovimi ishin kryeredaktori i gazetës Lajm nga Shkupi, Isen Salihu dhe kryetari i Shoqatës së historianëve shqiptarë të Maqedonisë, Skender Hasani. Promovimi i librave u organizua në patronatin e Bibliotekës së qytetit në Preshevë, Mehmet Jusufi dhe një grup të rinjësh. Gjatë promovimit u lexua një përshkrim i Xhevat Lloshit që kshte bërë për esenë historike Shkupi të shkrimtarit Kim Mehmeti. Prapaskenën e ndarjes së Shkupit, Kim Mehmeti e jep të prekshme ku kjo ndarje është e ethshme pikërisht para se Shkupi të hyjë në Evropë, pasi atëherë planet e grabitësve do të ngecnin. Në këtë libër shquhet qartë se Shkupi është qytet i urës së gurit, ajo të del vetvetiu përpara. Për të folur për veprat e Kim Mehmetit fjalë rasti kishte edhe kryetari i Shoqatës së historianëve shqiptarë të Maqedonisë, Skender Hasani. Ardhja e Kimit në Preshevë ishte kënaqësi e veçantë për të sepse ati I ka sjellur një ndjenjë të fortë emocionale ky vend. Gjatë ceremonisë së promovimit të librave shkrimtari Mehmeti nuk la pa kritikuar edhe vetëdijen momenentale të shqiptarëve dhe raportin e politikanë tanë me qytetarët. Kim Mehmeti në mënyrë hipotetike ka potencar se partitë shqiptare e kanë privatizuar popullatën në bazë të preferencave të tyre. Gjatë diskutimeve me panelistët dhe të pranishmit publicisti Kim Mehmeti ka dhënë detaje edhe lidhur me emrin e tijë që shpesh herë ngjall kurreshje tek opinioni publik. Babai I Kimit ishte besimtarë musliman dhe një komunist I asaj kohe I cili është munduar të balancojë këto dy gjëra e që lidhen edhe me emrin e Kimit. Njëri nga prozatorët, nga më të talentuarit e letërsisë së sotme shqipe, Kim Mehmeti, laureat i çmimit të parë që e ka dhënë kompania mediale “Koha” për romanin më të mirë shqiptar për vitin 2008 (“Vitet e urithit”), ka deklaruar se çmimet letrare nuk janë çdoherë tregues të saktë të një letërsie “më të mirë”. Sipas tij, në letërsi ka aq shkrimtarë “të mirë” sa edhe shije, preferenca dhe standarde individuale, sipas të cilave vlerësohet një vepër.
——————-
Policia e Kosovës ka konfirmuar se qarkullimi në pikën kufitare në Merdar është rregulluar. Deri në këtë kohë kalimi i udhëtarëve me letërnjoftim të Republikës së Kosovës për në Serbi ka qenë i bllokuar. Zyrtarët e Policisë së Serbisë në pikën kufitare në Merdare u kanë thënë udhëtarëve se nuk mund të hyjnë më dokumente të Kosovës për shkak të problemeve në sistemin për regjistrimin e të dhënave. Nga ana tjetër, kreu i opozitës Isa Mustafa është shprehur skeptik se marrëveshja për lëvizjen e lirë do të implementohet pasi kjo nuk ka kaluar përmes Kuvendit të Kosovës. “Ne e kemi shprehur mosbesimin tonë dhe kemi thënë se është e vështirë të miratohen ato pa aprovimin e Kuvendit. E kjo ka pasoja për qytetarët të cilët nuk po lejohen të kalojnë përmes Serbisë”, ka thënë Mustafa. Sipas Mustafës, përgjegjësinë për këtë që po u ndodh qytetarëve duhet ta marrin ata që e kanë bërë këtë marrëveshje, duke aluduar kështu në Qeverinë e Kosovës.
———————
Është normalizuar lëvizja e lirë në vendkalimet kufitare Merdar dhe Dheu i Bardhë, pas një bisede që ndërmjetësi i BE-së Robert Kuper zhvilloi me autoritetet serbe. Zv/kryeministrja Edita Tahiri kërkoi angazhim shtesë të Kuperit për zgjidhjen e problemeve në kalimet kufitare me Serbinë, pasi BE-ja është garantues për zbatimin e marrëveshjes për lëvizjen e lirë midis Kosovës e Serbisë.
——————
Procedura e arritur në marrëveshjen e Brukselit po rrespektohet dhe po aplikohet në të gjitha vendkalimet kufitare dhe normalisht është mundësuar hyrja në Serbinë qendrore me letërnjoftim të Kosovës, ka thënë Ministri për Kosovë i qeverisë serbe Goran Boogdanoviq. “Procedura e arritur me marrëveshjen e Brukselit edhe më tej po rrespektohet dhe po aplikohet në të gjitha vendkalimet. Ndoshta procedura zgjat pak më shumë për shkak të turmave rreth festave, mirëpo Prishtina edhe në këtë mënyrë po tenton të ndikojë tek Brukseli që të bëjë presion Beogradit. Kjo nuk është asgjë e re, kjo po ndodh me muaj që cështjet teknike ti ngrisin në nivel politik” ka thënë Bogdanoviq.
——————
Qeveria e Serbisë ka ritheksuar se referendumi i paralajmëruar në veri të Kosovës është “i pakuptimtë dhe i rrezikshëm”, ndërsa ka thënë se organizohet nën komandën e disa partive në Beograd. “Vetë ideja është e diskutueshme. Nëse bëni një pyetje, përgjigjen e së cilës e dinë të gjithë, atëherë me siguri se ekziston një motiv tjetër apo një qëllim tjetër”, ka thënë Milivoje Mihajlovic, drejtor i Zyrës për bashkëpunim me mediat në Qeverinë e Serbisë. Sipas tij, referendumi i kontribuon edhe ndarjes së serbëve në veri dhe në jug të lumit Ibër, çfarë “është një gjë e keqe për mbijetesën e tyre në Kosovë”, transmeton Rel. “Në përgjithësi, referendumi nuk do t’i kontribuojë zgjidhjes së problemeve në Kosovë. Nuk mund ta komplikojë shumë situatën, por as nuk mund ta ndihmojë”, ka thënë Mihajlovic për mediat serbe. Referendumi i ashtuquajtur i veriut është paralajmëruar të mbahet më 14 dhe 15 shkurt në Mitrovicë, Zveçan, Zubin Potok e Leposaviq. Me këtë referendum synohet të qartësohet vullneti i serbëve për lejimin apo moslejimin e shtrirjes së autoritetit shtetëror të Kosovës në veri të vendit.
—————–
Familja Nexhibi nga Stacioni Hekurudhorë kanë shtruar një darkë për përfaqësuesit e pushtetit lokale në shenjë faleminderimi për asfaltimin e rrugës. Darka ishte organizuar në restorantin Evropa tre në Preshevë ku të pranishëm ishin kryetari i komunës dhe kuvendit komunal, kryeshefat e drejtorateve në kuadër të administratës komunale dhe mysafirë të tjerë. Çifti Faredin dhe Lejla Nexhibi asfaltimin e rrugës Vaso Smajeviç banorë të së cilës janë vetë, e kanë vlerësuar si tejet të rëndësishme. Aktivitetet që janë realizuar në sferën e infrastrukturës në Stacionin Hekurudhorë në kuadër të pushtetit lokal dhe donatorëve gjatë vitit 2011 janë përshëndetur edhe nga kryetari I bashkësisë lokale, Skender Limani. Zyrtarët e pushtetit lokal në Preshevë premtojnë se viti 2012 do të jetë vit më I mirë I realizimit të kërkesave të qytetarëve të komunës sonë.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch