Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 10 korrik 2012

RTP lajmet 10 korrik 2012

Keqpërdoret uji i pijshëm në Preshevë

 

Rtv Presheva në mëngjesë ka xhiruar keqpërdorimet e ujit të pijshëm, ku shumë qytetarë pastrojnë rrugët, trotuaret dhe ujitin kopshtet. Presheva ka ujë të mjaftueshëm, por keqpërdorimet bëjnë që kohë pas kohe të ketë reduktime të ujit.

 

Presheva mjaftueshëm ka ujë të pijshëm. Asnjë familje që furnizohet nga ujësjellësi i Zhunicës nuk ka reduktime, ndërsa familjet që furnizohen nga ujësjellësi Topliku kanë reduktime.

Reduktimet vijnë jo pse ka mungesë të ujit por sepse qytetarë të pandërgjegjshëm keqpërdorinë ujin e pijshëm për pastrimin e trotuareve, rrugëve dhe kopshteve.

Me autorizim të shtabit për situate të jashtëzakonshme Rtv Presheva sot ka xhiruar në disa rrugë në qytetin e Preshevës, ku shihet shumë ujë duke u keqpërdorur, e sidomos keqpërdorimi më i madhë bëhet në rrugët 15 Nëntori dhe Sava Kovaçeviq.

Shtabi për situate të jashtëzakonshme apelon tek qytetarët që të mos keqpërdoret uji në mënyrë që most ë ketë reduktime, në të kundërtën nëse uji keqpërdoret atëherë NP “Moravica” është e obliguar që të bëjë reduktime në mungesë të ujit të pijshëm.

 

Edhe 36 vende të lira në SHMT “Presheva” në Preshevë

 

Në Shkollën e Mesme Teknike “Presheva” në Preshevë, janë edhe 36 vende të lira në drejtimet që i posedon kjo shkollë. Në afatin e parë të regjistrimit janë pranuar 296 nxënës, nga gjithësejë 330 vende. Tashmë është hapur edhe konkursi për afatin e dytë.

 

Afati i parë i regjistrimit në Shkollën e Mesme Teknike “Presheva” në Preshevë, afati i parë i regjistrimit të nxënësve për vitin e parë ka përfunduar, ndërsa është hapur edhe konkursi për afatin e dytë në ato drejtime ku ka vende të lira. Janë 294 nxënës të regjistruar në afatin e parë, nga 330 vende që kanë qenë të lira. Drejtori i këtij institucioni arsimor Talat Arifi thotë se në 36 vendet e lira në konkurs mund të paraqiten të gjithë nxënësit tek drejtoria dhe ti paraqesinë dëshirat e tyre për regjistrim në drejtimet ku ka vende të lira.

Në afatin e parë të regjistrimit nxënësit interesim më të madhë kanë pasur për drejtimin e mjekësisë ku konkurenca ka qenë mjaftë e madhe. Në këtë drejtim janë pranuar 30 nxënës, kurse dallimi prej të parit në list e deri tek i 30 ka qenë vetëm 6 poena.

 

Fëmijët mund të vërtetojnë librezat

Nga data 10 korrik të gjithë fëmijët mund ta vërtetojnë librezën shëndetsore pa marrë parasysh se a paguajnë prindërit e tyre kontributin për fondin shëndetsor, njofton mbrojtësi i qytetarëve Sasha Jankoviq.Fondi Republikan për sigurim shëndetsore do të mundësojë që secili fëmijë të jetë të drejtën e plotë shendetësore, duke përfshirë edhe fëmijët prindërit e të cilëve punojnë tek punëdhënësi i cili nuk i paguan kontributet për fondin shëndetsorë.

 

RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch