Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 10 maj 2012

RTP lajmet 10 maj 2012

Komisioni Komunal Zgjedhor në përbërje të zgjeruar prej 14 anëtarësh i kryesuar nga kryetari Zeqir Miftari gjatë ditës së djeshme ka mbajtur mbledhje për shqyrtimin disa e ankesave të dërguara nga subjektet politike në vend. Sipas Kryetarit të Komisionit Zgjedhor Komunal është bërë shqyrtimi i 4 ankesave ku në mes tyre tri ishin të Partisë për Veprim Demokratik dhe një e Bashkimit Demokratik të Luginës. Në mbledhjen e djeshme është shqyrtuar edhe një kërkesë e Partisë Liberale Demokratike e Çedomir Jovanoviqit.

Anëtarët e Kryesisë së Komisionit së bashkë me kryetarin e Komisionit Zgjedhor kanë vlerësuar se tri ankesat e Partisë për Veprim Demokratik kanë qenë të pa afat si dhe në mënyrë të përgjithësuara ndërsa ankesa e Bashkimit Demokratik të Luginës ka qenë kryekëput e pa afatshme. Në anën tjetër këto parti ankesat me shkrim brenda një afati të shkurtër prej 24 orësh mund ti drejtojnë në gjyq nëpërmjet Komisionit Komunal Zgjedhor, potencoi kështu zoti Miftari. Sipas Komisionit Zgjedhor Komunal zgjedhjet do të përsëriten vetëm në njësinë numër 12 në Bukuroc.

———————-

Sipas të dhënave nga Komisioni zgjedhor në Preshevë, PDSH në zgjedhjet lokale ka arritur të marrë 40.07% të votave, ndërsa PVD ka marrë 23.9% të votuesve. Përveç këtyre dy partive, në Kuvendin komunal të Preshevës do të participojnë edhe Unioni Demokratik i Shqiptarëve, Bashkimi Demokratik i Luginës dhe Rilindja Demokratike. Asnjëra parti serbe nuk kaluar pragun e nevojshëm, kështu që kuvendi komunal për herë të parë që nga viti 1990 të sistemit shumë partiak do të jetë pa përfaqësues serb. Liderët serb në Preshevë kësaj here kishin ndarë votuesit e saj në 2 kolona ku së bashku me numrin e vogël të votuesve nuk ka arritur që asnjëri të kalojë në kuvendin komunal.

———————–

Në BL Geraj sot është duke përfunduar projekti i ndërtimit të terrenit sportiv, për nevojat e nxënësve të ciklit fillor të shkollës dhe të rinjve të kësaj Bashkësie Lokale. Projekti ka filluar para 2 jave, ndërsa krahas asfaltimit të fushës sportive është duke u asfaltuar edhe rruga prej shkollës e deri në rrugën kryesore. Kryetari i Komunës së Preshevës Ragmi Mustafa, sot nga afër përcolli fazën e fundit të këtij projekti, ku i uroi si nxënësit ashtu edhe banorët e fshatit Geraj. Nga ana tjetër, përveç dy projekteve të sotme, në shkollën fillore të fshatit Geraj, pushteti lokal ka investuar edhe në ndërrimin e të gjitha dritareve. Terreni sportiv në BL Geraj është terreni i dytë që ndërtohet brenda 2 ditëve, ndërsa brenda ditëve të ardhshme pritet të ndërtohen edhe 3 terrene tjera sportive nga pushteti lokal i Preshevës, nëpër Bashkësitë tjera Lokale.

—————————

Vlera e dinarit ka rënë për 15 pare duke kaluar kufirin prej 112 dinarë për një euro, pasi kursi mesatar arrin 112.145 dinarë për një euro. Ekspertët ekonomik presin edhe më tej humbje të vlerës së dinarit kundrejt euros, me një oscilim si dhe përforcim të përkohshëm të dinarit.

—————————

Kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa ka dërguar një letër ministrisë së arsimit dhe shkencës, Drejtoria e Arsimit të Lartë dhe Kërkim shkencor, Sekretarit të përgjithshëm, Skënder Uku në Tiranë në të cilën thuhet . Lidhur me shkresën tuaj me numër protokoli 2230 të datës 06.04.2012 ju përgjigjemi për kuotat e regjistrimit të studentëve në studimet bazë në universitetet e Shqipërisë për vitin akademik 2012/2013 si në vijim: Kuota e regjistrimit për secilin Universitet përkatësisht Fakultet të mbeten të njejta si vitin e kaluar 2011/2012, për kandidatët shqiptar të Luginës së Preshevës, duke pasur parasysh kërkesat e shumta të maturantëve që dëshirojnë të regjistrohen në Universitetet e Tiranës dhe Universitetet e tjera në Republikën e Shqipërisë! Me respektin më të madh për mirëkuptim presim konfirmimin sa më të shpejtë nga ana Juaj rreth regjistrimit të studentëve tanë në Republikën e Shqipërisë, thuhet kështu në letrën e Kryetarit të komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa dërguar ministrisë së arsimit dhe shkencës në Republikën e Shqipërisë.

————————–

Në një letër dërguar kryetarit të Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, Qeveria e Turqisë ka njoftuar se ofron bursa për studentët e huaj me qëllim që të kontribuojë në edukimin e të rinjve në vendet fqinje. Gjithashtu ka për qëllim që të ndërtojë lidhje miqësore mes njerëzve dhe shteteve, nëpërmjet edukimit dhe të ndihmojë në përmbushjen e resurseve të caktuara njerëzore kjo si kërkesë ndaj shteteve të cilave ju ofrohen bursat. Këtë vit, bursat e dhëna nga Turqia studentëve ndërkombëtarë u transformuan në një program të ri. Këtij dokumenti do ti bashkangjiten edhe fletë informacione për programin në fjalë si dhe formularët për aplikim. Nxënësit e interesuar duhet të aplikojnë deri më së voni më date 1 qershor të vitit 2012 nëpërmjet faqes së Kryesisë për Turqit Jashtë dhe Komunitetet e Afërta (www.ytb.gov.tr), Me respekt, Ozlem Demir, Përfaqësues Kryesor i këtij Shërbimi. Në vazhdim kemi edhe njoftimin për Bursat e Turqisë ofruar Nxënësve Ndërkombëtar.

Kushtet për sistemin e ri të dhënies së bursave janë si vijojnë:

Aplikimi (konkurimi): Nxënësit e interesuar duhet të aplikojnë deri më 1 qershor 2012 nëpërmjet web faqes së Presidencës për Turqit Jashtë Vendit dhe Komunitetet e Afërta (përreth) (www.ytb.gov.tr). Dokumentet e nevojshme do të skanohen dhe do të barten në web faqe nga aplikuesit. Nxënësit do të kenë mundësinë të aplikojnë me më pak dokumente se në të kaluarën. Tabela për procesin e aplikimit mund të gjendet në http://www.trscholarships.org/en. Zgjedhja e nxënësve do të bëhet në dy faza. Në fazën e pare nxënësit me qëllime të larta akademike do të zgjedhin me përmbushjen e më së paku një prej këtyre kritereve: diplomë të studimeve, rezultate të provimit pranues në universitet, rezultate nga provimi i maturës shkollore, rezultatet e provimit ndërkombëtar, sukses mesatar të lëndëve nëse ka vit të fundit në shkollë të mesme. Nxënësit do të zgjedhin vetë universitetet dhe degët e studimit gjatë aplikimit. Pas plotësimit të aplikimit nxënësit të cilët janë kompetent për këto studime do të ftohen për intervista. Në raste kur tek ndonjë aplikues nuk mund të ketë qasje për shkak të largësisë së madhe aplikimi i tij do të mundësohet me njërën prej këtyre medotave: dokumente të dërguara në postë (me letër), intervista telefonike ose on line nëpërmjet të internetit. Në fazën e dytë, do t’u nënshtrohen intervistave.

———————–

Organizata e nxënësve të gjimnazit “Skënderbeu” në Preshevë “Junior Skills”, kanë filluar aktivitetin humanitar të titulluar “nxënësit, ndihmojnë nxënësit”. Qëllimi i kësaj kampanje është që të ndihmohen ata maturantë që kanë kushte jo të mira ekonomike që së bashku të shkojnë në ekskursion me të gjithë shokët e tjerë. Organizatorët e këtij projekti kanë paraparë që ditën e shtunë në disa lokacione në qytetin e Preshevës, të shesin ëmbëlsira. Diamant Selimi nxënës i vitit të katërt thotë se kjo ide ka ardh duke parë se ka nxënës me kushte të vështira ekonomike. Ai thotë se asnjë nxënës nuk do të mbetet pa shkuar në ekskursion. Ndërsa Leart Hajrullahu bënë të ditur se në anketën e realizuar para 2 ditëve ka pas shumë të interesuar. Altina Boriçi shpreson se qytetarët do ti përgjigjen masovikisht kësaj iniciative humanitare, sepse e tëra është në të mirë të nxënësve. Një ide e tillë është realizuar edhe para disa muajve, ndërsa Njomza Agushi thotë se në krahasim me atë ide, tash pret që rezultatet të jenë edhe më të mëdha. Të gjitha ëmbëlsirat do të shiten në tri lokacione në qytetin e Preshevës. Ndërsa nxënësit faleminderojnë të gjithë ata që janë duke ndihmuar që të dalë sa më i suksesshëm ideja e tillë. Në fund organizatorët apelojnë tek të gjithë qytetarët që sado pak me blerjen e ëmbëlsirave të ndihmojnë në realizimin e projektit, që në fund do të dalë mjaftë i suksesshëm, pasi që me mjetet që do të grumbullohen do të ndihmohen nxënësit me kushte të vështira ekonomike ta realizojnë ekskursionin së bashku me të gjithë shokët.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch