Home » Lajme » RTP lajmet 10 nëntor 2011

RTP lajmet 10 nëntor 2011

Në mbledhjen e sotme të këshillit komunal për siguri në Preshevë është konfirmuar për realizimin e një projekti në vlerën prej 10 mijë euro në vendin tonë. Përfaqësuesit e UN Habitatit gjatë paradites së sotme para anëtarëve të këshillit komunal për siguri kanë diskutuar për prezantimin e kriteriumeve për propozim projektin ku prioritet do të kenë sfera e sigurisë së fëmijëve, parandalimi I dhunës në familje dhe parandalimi I narkomanisë. Propozim projekti do të dorëzohet më së voni më date 05 dhjetorë e që do ë aplikohet gjatë katër muajve në vijim. Këshilli komunal për siguri në kuadër të projektit DFID e tani që funskionin në kuadër të PBILD-së ka realizuar një sërë projektesh që kanë të bëjnë me sferën e sigurisë në komunën e Preshevës.
—————–
Në një aksident direkt komunikacioni ndërmjet një veture dhe një kamioni tek Banja e Bujanocit, në rrugën magjistrale Vranjë – Preshevë, kanë humbur jetën tre persona dhe një është lënduar lehtë. Aksidenti i cili ka ndodhur në orën 7:20 sot, shumë afër fabrikës së ujit “Heba”, kanë humbur jetën tre persona dhe një është lënduar. Sic njofton “Tanjug” nga vendi i ngjarjes, vetura me targa italiane ‘Fiat Bravo”, në të cilën kanë qenë 4 persona, për shkaqe ende të pa njohura ka kaluar në anën e majtë të rrugës dhe ka goditur direkt me një kamion që ka ardhë nga ana e kundërt. Sic thuhet në njoftim, arsyja e aksidentit ka ardhë kur shoferi i veturës ka filluar tejkalimin e një kamioni me një pamje rreth 30 deri 50 metra. Kjo magjistrale ka qenë e ndërprerë për një kohë për qarkullim të automjeteve.
——————-
Fshati Cakanoc dhe Reka e Tërrnavës janë dy fshatra që gjinden 6 km Larg Qytetit të Preshevës . ndërsa vetëm 4 km është distance me kufirin e Maqedonisë.Këto dy fshatra dikur ishin më të populluar , por tani së bashku kanë afro 65 shtëpi dhe mbi 200 banorë.
Ekipi ynë gjatë realizimit të reportazhit nëpër komunë ka mësuar se banorët serb dhe shqiptarë jetojën në harmoni ,por përballen me kushte të vështira ekonomike.Ata gjitthënjë janë marrë me bujqësi dhe kryesishtë dhe sot e kësaj dite ne tregun e Preshevës shesin prodhimet e tyre bujqësore.Mirëpo , sipas tyre dikur bujqësia paguhej dhe kishte velrën më të madhe , ndërsa tani po thuaj se nuk ja vlen të punosh. Mirëpo shqestuese mbete fakti pasi banorët e këtyre dy fshtara cdo ditë shëprngullen për të kërkuar një jetë më të mirë drejt qendrave si shqitarët drejt qytetit të Preshevës apo edhe vendeve evropiane e serbët drejt Vranjës , Leskocit e qyeteve të ndryshme.Në këtë pjesë edhe ndërtimi është I vjetër por pozita karakteristike është gjeografike ,me një pejsazh shumë tërheqës , cka sipas banorëve tani më këto dy fshtra po thuaj janë shëndrruar në vende turistike.
Armend Hyseni jeton në Rekën e Ternavës , mirëpo ai thotë se jeta në këto fshatra është e vështirë pasi mungojnë shumë gjëra elementare , e mos të flasim për jetën e një të riu që kalon në këtë fshat. Megjithatë këto fshatra mbeten me shpresë se jeta tyre një ditë të përmirësohet dhe duke marrë parasysh pozitën gjeostrategjike , Magjistralen e 75 dhe hekurudhën aty të paktën Qeveria e Beogradit duhet të investojë në ngrijten e këtyre vendabenimeve që janë multientike.
————————-
Trafikimi i njerëzve momentalisht është “puna kriminale” më e paguara deri tani, thuhet në një komunikatë në repartin e shtetasve të huaj të policisë në Vranjë. Për 9 muaj, në regjionin e Vranjës, Preshevës dhe Bujanocit, policia ka arritur të zbulojë 315 shtetas të huaj që janë përfshirë në trafikimin e njerëzve, thuhet në njoftim, transmeton presheva.com. Goran Krstiq, operator në repartin e policisë dhe njohës i mirë i “teknologjisë së trafikmit” si dhe përgjegjës për operacionet ndërmjet rrugës magjistrale ndërmjet Preshevës dhe Vladicki Hanit thotë se “sipas të dhënave flitet se trafikantët e njerëzve në jug të Serbisë fitojnë më shumë se dilerët e drogës, pasi vetëm në një trafikim të suksesshëm fitohet deri në 2000 euro”. Sipas tij, migrantët e huaj më së shpeshti transportohen nga taksistët, ku më shumti deri tani janë arrestuar nga qyteti i Vranjës, Bujanocit, Preshevës, pastaj edhe nga Vojvodina.”Të gjithë taksistët e dinë se tansportimi i migrantëve ëshë vepër kriminale, mirëpo të hollat që i marrin, i motivon ata që të keqpërdorin profesionin e tyre dhe lejën për punë” ka thënë Krstiq. Sic thuhet në njoftim, vetëm 5% e emigrantëve vijnë nga Kosova, sipas të dhënave, kufiri Maqedoni – Serbi është kanali më i frekuentuar për trafikim të njerëzve. Githashtu theksohet se, vendkalimi kufitar në Preshevë përdoret më së paku, por kjo “punë” kryhet nëpër rrugët dytësore si dhe rrugët malore, një zonë kufitare që përfshin një gjatësi prej 107.5 kilometra.
————————
Deri në fund të vitit 2011 Ministria e Punëve të Brendshme pritet të shpall konkurs për regjistrimin e kandidatëve të rinjë në Qendrën për trajnime bazë të policisë në Sremska Kamenicë. Me qëllim të inkurajimit të shumëllojshmërisë brenda shërbimit policor Ministria e Brendshme dhe Misioni i OSBE-së në Serbi janë duke organizuar një fushatë me qëllim informimi të rinisë shqiptare mbi mundësitë e karrierës në shërbimin policor bashkëpunim me Trupin Bashkërendues të Qeverisë së Serbisë për komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, parasheh organizimin e tri takimeve promovuese të punës së Qendrës për trajnime bazë të policisë. Ftojmë të gjithë të rinjtë e interesuar të marrin pjesë në këto takime të cilat do të mbahen gjatë këtyre ditëve:
14 Nëntor 2011 në ora 16:00 në Shtëpinë e Kulturës në Medvegjë
15 Nëntor 2011 në ora 16:00 në Ndërtesën e Kuvendit Komunal në Preshevë
16 Nëntor 2011 në ora 16:00 në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc.
Pas këtyre takimeve një grup i zgjedhur i të rinjve shqiptarë do të ftohet të marr pjesë në një vizitë studimore në Qendrën për trajnime bazë të policisë për të mësuar më shumë rreth procesit të regjistrimit dhe programit të trajnimeve. Vizita studimore do të ndodh më 24-25 Nëntor 2011
Kandidatët që dëshirojnë të marrin pjesë në këtë vizitë duhet të plotësojnë këto kushte:
Të jenë qytetar të Republikës së Serbisë
Të mos posedojnë shtetësi të dyfishtë
Të mos jenë të dënuar nga gjykatat dhe të mos jenë nën ndonjë proces/ndjekje penale ose kundërvajtëse (pa ndonjë çështje sigurie)
Të jenë të moshës prej 18 deri 26 vjet
Të kenë të mbaruara 3 apo 4 vite të shkollës së mesme (deri në Qershor të vitit 2011 më së voni)
Të kenë shëndet të mirë psikik dhe fizik
Të kenë gjatësi minimale femrat prej 163cm, ndërsa meshkujt prej 170cm.
Inkurajojmë femrat shqiptare të aplikojnë në konkurs.
Të gjithë kandidatët e interesuar, që plotësojnë kriteret e lartëpërmendura, duhet të dorëzojnë formularin e plotësuar në këtë adresë e-maili studijskaposeta@osce.org ose me anë të postës në Misionin e OSBE-së rruga Çakorska nr.1 11 000 Beograd
Formularët duhet të dërgohen deri ditën e Mërkure më 16 Nëntor 2011. Kandidatët e pranuar për vizitën studimore do të informohen ditën e Martë më 22 Nëntor 2011
—————————-
Sonte fillon edicioni i tetë i Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare Presheva 2011”, për të cilin organizatorët pohojnë se gjithçka është gati.
Natën e parë do ta hapë Teatri i Kombëtar i Kosovës me shfaqjen Cubi i Kukurrecit me regji të Ilirjana Arifi.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch