Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 10 nëntor 2012

RTP lajmet 10 nëntor 2012

RTV Presheva rrëmben çmim prestigjioz në mesin 200 mediave në Festivalin Ballkanik Press Vitez në Novi Sad

 

 

Këtë edicion lajmesh do të nisim me një lajmë të veçantë , gazetari Hasan Hasani dhe kameramani Gazmend Idrizi në festivalin Press Vitez në Novi Sad kanë marrë çmimin për miniaturën më të mirë sportive. RTV Presheva ka rritë të lë pas shumë mediume të tjera  duke u radhitur me ato shtetërore dh regjionale. Ky çmim iu është ndarë mediumit të vetëm lokal në tërë vendin.

 

 

RTV Presheva rrëmben çmim prestigjioz në mesin 200 mediave në Festivalin Ballkanik në Novi Sad. Dhjetë vjetori i Televizionit Presheva është kurorëzuar me çmimin më prestigjioz që  i dedikohet këtij mediumi publik që nga themelimi i tij. Gjithashtu ky është çmimi i parë zyrtarë që i ndahet një mediumi në Luginë për prezantim profesional.

Autori i këtij çmimi gazetari Hasan Hasani  dhe kameramani Gazmend Idrizi kanë arrit që me storien dedikuar Sporti , të marrin çmimin “ Press Vitez Angelina Guzijan “ që i dedikohet kësaj sportiste të shekullit .Festivali Press Vitez është një nga evenimente më të mëdha për media në Ballkan dhe prezantimi i stories nga ana e RTP dëshmon për profesionalizëm dhe konkurrencë për mediat edhe më prestigjioze. RTP është i vetmi medium lokal i cili ka lënë pas vete mbi 200 mediume , në mesin e tyre shtetërore , e regjionale.

Çmimi i rrëmbyer nga ekipi i Televizioni Presheva do të shërbejë edhe për punën e mëtutjeshme të këtij mediumi lokal publik.

———————————-

Partia Demokratike Shqiptare është duke përbyllur zgjedhjet nëpër nëndegët e saja me rastin e kuvendit të 5-të zgjedhor të saj.

PDSH gjatë ditës së djeshme ka vazhduar aktivitetet e saja zgjedhore me mbajtjen e kuvendeve në nëndegën e saj në fshatin Raincë e cila përfshinë njësit zgjedhore 28 dhe 29.

 

Si pika të rendit të ditës ishin:

1.Organizimi i Kuvendeve të nëndegës (anëtarëve të kryesisë së nëndegës,zgjedhja e kryetarit,)

2.Propozimet për listën e delegatëve për Kuvendit e 5-të zgjedhor të PDSH-së

3.Propozimet për anëtar të Këshillit qendror nga Lista e delegatëve për Kuvendin e 5-të zgjedhor të PDSH-së

4. E ndryshme

Të pranishëm ishin një numër I madh I anëtarëve të PDSH-së që gravitojnë në këto njësi zgjedhore ku pas mbajtjes së kuvendit zgjedhor të nëndegës  dhe pas konsolidimit me anëtar të kryesisë, Për Kryetar të nëndegës Raincë rizgjedhën z. Mehmet Halimin.

Poashtu me rastin e organizimit të Kuvendit të 5-të të përgjithshëm të PDSH-së, nga kjo nëndegë u propozuan delegatët në përbërje prej 9 anëtarëve nga radhët e së cilëve u propozuan edhe katër anëtarët për Këshillin Qendror për Kuvendin e 5-të zgjedhor të PDSH-së I cili do të mbahet me 18 nëntor .

Të pranishëm në aktivitetet e nëndegës në fsh, Raincë ishin anëtarë të Kryesisë Qendrore, Komisioni zgjedhor i partisë si dhe kryetari i PDSH-së z. Ragmi Mustafa I cili I përgëzoi për aktivitetet që kanë pasur këto njësi nga nëndega e Raincës si dhe falenderoi për mbështetjen e fuqishme që ka dhënë kjo nëndegë në zgjdhjet e fundit lokale.

Pjesmarrësit e tubimit shfrytëzuan rastin të bashkëbisedojnë me Kryetarin e

PDSH-së  tema të ndryshme nga jeta e përditshme  .

Nga të gjithë delegatët e Kuvendit të 5-të nga nëndega e fsh. Raincë u mbështet lista me nënshkrime e kandidaturës së kryetarit aktual të PDSH-së z. Ragmi Mustafa për tu rizgjedhur sërisht në këtë detyrë .

——————————

Të veshur me veshje kombëtare, dhe  me flamurin kombëtar, Anëtari i kryesisë së “Vatrës “Gani Shaqiri, qytetarët  Ekrem Avdiu –Gjilan, Dilaver Musliu – Preshevë, Nazim Ajdini – Medvegjë, janë nisur të  shtunën në këmbë  për në Vlorë, për të shënuar kështu një nga format e festimit të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.Shoqata e të Shpërngulurve nga Kosova Lindore SHSHKL “Vatra”,  vlerëson se me këtë udhëtim këta katër qytetarë dëshirojnë të shprehin dashurinë për Shqipërinë,  të paraqesin kërkesë Kosovës e Shqipërisë  që të kujdesen më shumë për Preshevën, Medvegjen e  Bujanocin. Gjithashtu ky udhëtim paraqet homazh për të gjithë  dëshmorët e  rënë për krijimin e shtetit shqiptar dhe gjithë dëshmorët tjerë dhe falënderim Shqipërisë për ndihmën e madhe qe i ka dhënë  Kosovës në çdo periudhë historike, posaçërisht  në luftën e fundit për liri. Fakti se ata vijnë edhe nga tri qytete të ndryshme: Presheva, Bujanoci e Medvegja, ka simbolikën  e vet, simbolikën e bashkimit, simbolikën se Kosovës Lindore i mungon liria, simbolikën  se Kosova Lindore i takon Shqipërisë.

——————————

Zbatimi i Marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të Kufirit (IBM) nuk do t`i mundësojë Qeverisë së Kosovës që pikëkalimet problematike me Serbinë, 1 dhe 31, në veri të Kosovës, t`i bëjë të funksionojnë në mënyrë të njëjtë si edhe katër pikëkalimet tjera me Serbinë, shkruan kohaditore.Marrëveshja do të nisë të zbatohet para 10 dhjetorit, kur kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ai i Serbisë, Ivica Daçiq, do të takohen sërish Zyrtarë të lartë ndërkombëtarë i kanë thënë gazetës se Kosova do të vazhdojë që në këto dy pikëkalime të mbajë vetëm nga një zyrtar policor, një zyrtar nga doganat dhe një nga agjencia hidrosanitare. Pjesa tjetër e stafit do të vazhdojë të jetë nga EULEX-i, ashtu siç është edhe tash. Në këtë mënyrë, sipas të njëjtave burime, do të jetë lehtë e zbatueshme edhe pengesa e vetme që kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, ka vendosur për zbatimin e marrëveshjes së integruar të kufirit të arritur mes Kosovës e Serbisë, para gati një viti, në fillim të vitit të kaluar.

………………..

 

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Beograd, Michael Davenport ka deklaruar në intervistën për gazetën “Politika” se “çështja e ardhmërisë së strukturave ekzistuese në veri të Kosovës lypset të iniciohet nëse duam të shohim përmirësim të qëndrueshëm të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë, duke iu përgjigjur kështu deklaratës së kryeministri serb Daçiq se Serbia nuk është e gatshme t’i heq të ashtuquajturat institucionet paralele në veri të Kosovës. Ambasadori britanik ka vlerësuar se “edhe Prishtina edhe Beogradi janë angazhuar në mënyrë konstruktive në dialog lidhur me zgjidhjen e problemit të Kosovës”. Sipas tij, “është i mirëseardhur fakti se kryeministri Daçiq dhe kryeministri Thaçi ta riinicojnë dialogun. Deri më tash kanë pasur dy takime konstruktive të kryesuara nga përfaqësuesja e lartë e BE, Catherine Ashton, e ku është biseduar mbi temat e rëndësishme përfshirë edhe financimin transparent të bashkësisë së serbëve të Kosovës dhe mbrojtjen e objekteve kulturore serbe”.

—————————–

Komisioni Evropian ka komunikuar se ka alokuar shumën prej 63 milionë eurove si mbështetje Kosovës në implementimin e reformave të dala nga agjenda Evropiane. Siç thuhet në komunikatën e këtij institucioni, mjete e ndara duhet të shfrytëzohen për reforma në sistemin gjyqësor dhe administratën publike si dhe ndihmën për riatdhesimin dhe reintegrimin e refugjatëve si dhe përmirësimin e shërbimeve korrektuese. Ato gjithashtu do të ndihmojnë nxitjen e zhvillimit të sektorit privat përmes modernizimit të furnizimit me energji elektrike në Kosovë, përmirësimeve në infrastrukturë dhe investimeve në arsim. Duke folur për ndihmat e ndara, komisoneri evropian për çështje zgjerimi Stefan Fule ka pohuar se prioritete kyçe të mjeteve në fjalë duhet të jenë reformat të cilat përmirësojnë efikasitetin e sistemit gjyqësor, përmirësojnë administratën publike dhe promovojnë sektorin privat më dinamik dhe më fleksibil.

—————————-

Ish shefi i UNMIK-ut Bernard Kushner tha se Serbia duhet ta njohë Kosovën me çdo kusht para se të hyjë në Bashkimin Evropian. Kushner tha në Prishtinë se dialogu Prishtinë – Beograd mund të ndikojë edhe në njohën e Kosovës nga 5 vendet e BE-së, derisa çështja e veriut sipas tij nuk mund të zgjidhet lehtë. Ish shefi i misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Bernard Kushner në një konferencë për media tha se Kosova mund të përfitojë shumë nga procesi i dialogut ndërsa shtoi se kushti i Serbisë për të hyrë në BE është njohja e Kosovës.  “Po, kjo i është bërë e qartë jo e tëra – por kuptohet. Ka kushte për çdo shtet nga BE-ja sikurse në rastin e Kroacisë”,tha Kushner.
Kushner po ashtu tha se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë mund të qojë edhe në njohjen e Republikës së Kosovës nga 5 vendet e BE-së, mund të zbusë qëndrimin rus dhe pozitën e Beogradit, por mbi të gjitha dialogu është baza për të ardhmen e njerëzve.

RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch