Home » Lajme » RTP lajmet 10 prill 2012

RTP lajmet 10 prill 2012

Delegacioni i pushtetit lokal në Preshevë kryesuar nga zëvendës kryetari i kuvendit, Orhan Rexhepi kanë vizituar katër të burgosurit shqiptarë në Burgun Qendrorë në Beograd. Sipas lejes së vizitës zyrtare që u është bërë ata patën rastin të takohen me nga tri dhjetë minuta me cilin veç e veç duke filluar nga Agush Memishi, Faton Hajdari, Selimon Sadiku dhe Samet Hajdari. Gjatë vizitës delegacioni është informuar për së afërmi me gjendjen e tyre shëndetësore e cila nuk është e mirë, pastaj me tretmanin që u ofrohen në hapësirat brenda burgut, si ushqimi, fjetja, raporti njerëzorë me komunitetet e ndryshme në dhomat ku ata jetojnë si dhe sjellja e personave përgjegjës të burgut. Procedurat administrative për marrjen e lejes për vizitë në burgun qendrorë ishin mjaftë të gjata të cilat morën kohën më së paku afro një orë e gjysmë ku kontrollat ishin shumë rigoroze duke kaluar në kontrollimet elektronike dhe nëpër disa porta të hekurta. Pyetja e të burgosurve para zyrtarëve institucional komunal në Preshevë ishte çfarë ka të re për ne. A duhet ti besojmë drejtësisë së Serbisë, përderisa denohemi dhe mbahemi të burgosur pa fakte dhe dëshmi. Ata përcjellin çdo aktualitet përmes televizionit dhe shtypit serb. Nga të katërt shprehet dëshprimi dhe revolta ndaj disa zyrtarëve të institucioneve për mos insteresim ndaj tyre duke pasur parasysh se ata po sakrifikojnë çdo gjë vetëm pse janë shqiptarë. Edhe më tej katër të burgosurit shqiptarë janë të vendosur në pafajësinë e tyre të cilët hedhin poshtë akuzat që u mveshen gjoja për krime lufte. Me muaj të tërë deri në vizitat e familjarëve në hapësirat e burgut, të burgosurit shqiptarë nuk marrin asnjë informatë për të afërmit e tyre. Fjala e vetëm për ta që u ipet ishte durim dhe ruani shëndetin sepse drejtësia një ditë do të dal në pah. Edhe më tej mbetet dilema se a duhet të ketë denime për krime lufte kur bëhet fjalë për krimet e periudhës së pasluftës. Nga nëntë të burgosurit shqiptarë të arrestuar nga xhandarmëria serbe tani vuajnë burgun katër shqiptarë Agush Memishi, Faton Hajdari, Selimon Sadiku dhe Samet Hajdari ndërsa pesë të tjerët mbrohen në liri deri në fjalën përfundimtare të gjykatës gjatë procesit të rigjykimit. Grupit të Gjilanit tani i është bashkuar edhe i esktraduari nga Zvicrra, preshevari Shemsi Nuhiu. Seanca e radhës është konfirmuar më datën 23 prill.

———————–

Koalicioni i shqiptarëve të Luginës së Preshevës”, është duke u bërë gati për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare. Nëse në zgjedhjet e 6 majit në Serbi votën e tyre për këtë koalicion e japin 15 mijë shqiptarë, gjasat janë që Kuvendi i ardhshëm serb në përbërje të ketë edhe një deputet shqiptar dhe nëse dalin dyfishi i tyre mund të kenë dy deputetë. Megjithatë, jo të gjithë shqiptarët janë pro pjesëmarrjes në zgjedhjet parlamentare. Janë katër parti në koalicion në garë dhe dy parti e dy grupe qytetare që janë kundër. Ragmi Mustafa, kryetar i Komunës së Preshevës, por edhe i Partisë Demokratike Shqiptare, thotë se zgjedhjet tregojnë se Serbia nuk ka ndryshuar dhe nuk ka nevojë që të votohet për parlament. “Si shqiptarë ne kemi mbështetur vazhdimisht shtetin më të ri në botë, Kosovën. Tanimë është e njohur se PDSH nuk do marrë pjesë në këto zgjedhje parlamentare që nuk flasin për parlamentarizëm, nuk flasin për demokraci. Ne do të rezistojmë në këtë cështje, do ushtrojmë trysni ndaj Serbisë që të njohë Kosovën”, thotë për top chanel, Ragmi Mustafa, Kryetar i PDSH. Nga ana tjetër, Riza Halimi, kryetar i Partisë për Veprim Demokratik, i cili ka qenë deputet i Kuvendit të Serbisë, thotë se efekti nuk është i madh, por zëri i shqiptarëve dëgjohet dhe paraqiten padrejtësitë dhe diskriminimi. Sipas tij, është arritur që të ndryshojnë disa gjëra dhe mënyra demokratike është zgjidhje. “Nuk është i drejtë arsyetimi i disa partive për të mos marrë pjesë në zgjedhje. Shqiptarët duhet të përfaqësohen në parlament për të ndryshuar gjërat”, deklaron Riza Halimi, Kryetar i PVD. Pjesëmarrja ose jo në institucionet qendrore të Serbisë varet nga votat. Bashkësia ndërkombëtare ka rekomanduar më parë rrugën institucionale për shqiptarët. Sipas Top chanell megjithatë, edhe kësaj radhe shqiptarët janë të ndarë. Ndërsa votat e tyre për zgjedhjet presidenciale i ka kërkuar edhe liberaldemokrati serb, Çedomir Jovanoviq.

——————-

Është mbajtur mbledhja e fundit e të gjitha organeve të PDSH-së, para hapjes zyrtare të fushatës për zgjedhjet lokale të 6 majit nga ky subjekt. Në këtë takim ku kanë qenë të pranishëm Këshilli Qendror i partisë, aktivistët, anëtarët e kryesisë dhe të gjithë kandidatët për këshilltarë, janë për ecurinë e aktiviteteve që nga shpallja e zgjedhjeve e deri më tash. Kryetari i PDSH-së Ragmi Mustafa e dha informacionin e PDSH-së sa i përket aktiviteteve për mbledhjen e nënshkrimeve në përkrahje të listës, dhe përpilimin e listës me kandidatët për këshilltarë. Ai tha se për të gjithë aktivistët ishte një punë e mundimshme që të mblidhen nënshkrimet në një kohë rekorde. Ndërkaq një përmbledhje të qëllimit të mbledhjes së fundit e dha edhe zëdhënësi i PDSH-së Mitat Saqipi, sa i përket aktiviteteve dhe organizimet gjatë fushatës. Hapja e tubimit për zgjedhjet lokale të 6 majit e PDSH-së është caktuar për 12 prill në shtëpinë e kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë prej orës 13:00, gjatë së cilës do të promovohen kandidatët për këshilltarë dhe do të shpaloset programi zgjedhor.

———————-

Një ndjenjë e thellë e pasigurisë ka prekur shqiptarët të cilët jetojnë në lagjen e Tre Rrokaqiejve në veri të Mitrovicës. Të lodhur nga shqetësimet dhe kërcënimet e vazhdueshme, vrasja e fqinjit duket se i dha fund durimit dhe pritjes se një ditë do të bëhet më mirë. Banorët, kryesisht gratë dhe fëmijët, janë parë me valixhe në duar duke u larguar nga shtëpitë e tyre. Shqiptarët, shumica e të cilëve jetojnë prapa dyerve të blinduara, thonë se kanë para vetes vetëm dy zgjidhje, mbrojtjen e pragut të shtëpisë ose braktisjen e saj njëherë e përgjithmonë. Se këtu mbretëron urrejtja ndëretnike e tregojnë edhe muret e shkarravitura me mbishkrime nacionaliste kryesisht serbe e po kështu edhe xhamat e thyer në po thuaj secilin kat të ndërtesë, njofton TCH. Vetëm dy pjesëtarë policie janë parë duke patrulluar në këtë zonë të nxehtë. Ndërsa ka munguar tërësisht prezenca e KFOR-it dhe policisë së EULEX-it.

—————-

Shtabi i Përgjithshëm i Armatës Kombëtare Shqiptare, nëpërmjet një komunikate, të nënshkruar nga kolonel Sokol Deliu, ka konfirmuar qëndrimin për rishikimin e vendimit të mëhershëm të AKSH-së për të mos vepruar edhe në Kosovë. Pas sulmit me eksploziv ndaj familjes Haradinaj te “Tre Rrokaqiejt” në veri të Mitrovicës, me ç’rast u vra mizorisht Selver Haradinaj, ndërsa u plagosen fëmijët e tij, Shtabi i Përgjithshëm i Armatës Kombëtare Shqiptare, nëpërmjet një komunikate, të nënshkruar nga kolonel Sokol Deliu, ka konfirmuar qëndrimin për rishikimin e vendimit të mëhershëm të AKSH-së për të mos vepruar edhe në Kosovë. Pas ngjarjes tronditëse në lagjen “Tre Rrokaqiejt” në Mitrovicë, urgjentisht është mbledhur Shtabi i Përgjithshëm i AKSH-së, në mënyrë që ta dënojë këtë akt qyqar, akt ky që ka për qëllim të dëmtojë, të shqetësojë dhe ta frikësojë popullatën shqiptare për qëllime që vetëm ata që e kanë bërë këtë akt e dinë qëllimin e vërtetë”, thuhet në kumtesë. Në saje të mosekzistimit të sigurisë së duhur, siç thuhet më tej në reagim, AKSH u drejtohet institucioneve të Kosovës, që urgjentisht ta zbulojnë kryesin, apo kryesit e kësaj vepre qyqare dhe ndaj tyre të marrin masa përkatëse.“Të merren masa mbrojtëse sigurie për popullatën e pambrojtur në gjithë hapësirën veriore të Kosovës, duke dëshmuar me masa konkrete, prandaj u bëjmë thirrje strukturave ndërkombëtare, duke filluar nga NATO, EULEX-i dhe struktura përkatëse të saj, të veprojnë në kuadër të mandatit që kanë përpara popullit të Kosovës, t’i marrin seriozisht veprimet e strukturave kriminale ushtarake-policore të Serbisë, të instaluara në Kosovë. Në të kundërtën, AKSH është e detyruar të rishikojë vendimet e veta”, thuhet në reagim. AKSH, siç thuhet më tej në komunikatë, “duke dashur t’u mbetet besnike vendimeve të mëhershme se nuk vepron në Kosovë dhe në Shqipëri, do të dëshironim të na besohet se kësaj radhe AKSH-ja është shtrënguar t’i rishikojë vendimet e saj të veprimit në Kosovë, në mënyrë që ekstremizmin serbosllav ta shuajë nga territori i Kosovës”, përfundon komunikata e nënshkruar nga kolonel Sokol Deliu.

———————

Qeveria e Kosovës u ka thënë po bisedimeve për zgjidhjen e çështjes së veriut. Lajmin e ka konfirmuar për gazetën “Epoka e Re”, në kushte anonimiteti një nga ministrat e kabinetit Thaçi. I njëjti ministër ka thënë se me kohë do të kuptohet edhe agjenda e këtyre bisedimeve. Gazeta ka mësuar se bazë e zgjidhjes së problemit të veriut do të jetë Pakoja e Ahtisaarit, e cila në këtë rast do të mbajë një emër tjetër. “Qeveria e Kosovës ka shprehur gatishmërinë, pajtueshmërinë që së bashku me përfaqësuesit ndërkombëtarë të gjendet një zgjidhje për veriun, për integrimin e komunitetit serb në atë pjesë”, ka thënë ky ministër. Deri më tash drejtuesit e institucioneve vendore kanë qenë kundër nisjes së bisedimeve për veriun, por këtë qëndrim kanë filluar ta zbusin.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch