Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 10 Prill 2014 – USAID ndihmon realizimin e projekteve në ekonomitë e vogla dhe të mesme në Preshevë

RTP lajmet 10 Prill 2014 – USAID ndihmon realizimin e projekteve në ekonomitë e vogla dhe të mesme në Preshevë

RTP-LogoKonfirmohet zyrtarisht ndihmesa financiare për realizimin e projekteve në ekonomitë e vogla dhe të mesme në Preshevë nga USAID-I amerikan. Këtë lajm të mirë për bizneset preshevare e konfirmuan sot përfaqësuesit e USAID-it në takimin me kryetarin e komunës, Ragmi Mustafa. Realizimi I ndihmesës financiare sipas tyre do të orientohet në ndërmarrjet që punojnë me alumin, pelet, material plastik dhe në sferën e agrobiznesit. Kryetari Mustafa në deklaratën për Radiotelevizionin Presheva ka potencuar se gadishmëria e tijë për bashkëpunim është e parezervë karshi USAID-It e cila brenda këtijë viti do të dedikojë donacionet për zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla e të mesme në vend. I pari I komunës është mjaftë optimist në rimëkëmbjen ekonomike në nivel më të lartë se sa që është tani në komunën e Preshevës. USAIDI amerikan edhe këtë vit kalendarik po realizon programin për zhvillimin e komunave të pazhvilluara ekonomikisht që është aktive në Serbi nga viti 2001.

———————————-

Projekti për rregullimin e rrugicave po vazhdon edhe këtë vit, përkrahet nga këshilli komunal

 

Projekti për rregullimin e rrugicave me pllaka betoni dhe asfaltim në Preshevë me participim 50 % qytetarë dhe 50 % buxheti komunal do të vazhdoj edhe këtë vit ka deklaruar kështu në programin e paradites anëtari I Këshillit Komunal në Preshevë Mitat Saqipi.  21 milion e 169 mijë dinarë është shuma e  dedikuar këtij projekti për kët vit. Sipas tij janë gjithsej 80 kërkesa të aprovuar nga ky organ komunal.

———————————————-

Këshilli I Bshkësisë Islame në Bujanoc fushatë kundër alkoolit

 

Këshilli i Bashkësisë Islame (KBI) në Bujanoc  ka mbajtur tribunë me temë: “Alkooli – maturantët dhe ekskursioni”.  Tribuna  e organizuar nga Departamenti i Gruas dhe të Rinjve pranë KBI-së .Tribuna në fjalë   i kushtohej të rinjve e si  për qëllim kishte vetëdijesimin për pasojat që sjell konsumimi i alkoolit. Lidhur me këtë fushatë senzibilizuese para të pranishmëve foli kryetari i KBI-së Sulejman Fejzullahu si dhe drejtuesi i shkollës së mesme “Sezai Surroi” Zejni Fejzullahu. Ndërkaq të pranishmit në sallë  patën rastin të shohin edhe një dokumentar kushtuar pasojave  që sjell konsumimi i alkoolit, po ashtu psikologja Fatime Fazliu foli për një temë mjaft me rëndësi për nxënësit   “Adoleshenca dhe alkooli”. Teologu Ragmi Destani ka paraqitur në mënyrë të detajuar edhe arsyet se përse feja islame ndalon përdorimin e alkoolit, duke shpjeguar fazat e saj, deri te ndalimi përfundimtar i përdorimit të kësaj pije. Departament i Gruas dhe të Rinjve pranë KBI-së, i cili ka ndërmarrë këtë fushatë senzibilizuese   në program ka përfshirë edhe shpërndarjen e broshurave   në shkollën e mesme “Sezai Surroi” si dhe në sheshin e qytetit të Bujanocit.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch