Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 10 Shkurt 2014 – Këshilli komunal ka mbajtur mbledhjen e vetë të rregullt

RTP lajmet 10 Shkurt 2014 – Këshilli komunal ka mbajtur mbledhjen e vetë të rregullt

Janë shqyrtuar dhe miratuar dy raportet e punës në këshillin komunal ku themelues është Kuvendi Komunal. Bëhet fjalë për drejtoratin për përcaktimin dhe pagesën e të hyrave publike dhe të drejtoratit të fondit  për punë komunale ndërtimore dhe banesore në administratën Komunale në Preshevë.  Raportet e punës të drejtorateve janë kaluar nga anëtarët e këtij organi Komunal.

 

Anëtarët e këshillit komunal së bashku me kryetarin e zëvendëskryetarin e komunës mbajtën  sot mbledhjen e  katërt të rregullt për këtë vit. Sipas kryetarit të komunës së Preshevës  ky organ komunal ka filluar  që nga mbledhja e parë me shqyrtimin dhe miratimin e raporteve  të punës për vitin 2013 dhe 2014 në institucionet ku është themelues Kuvendi Komunal, të cilat institucione kanë për obligim  statusor të tyre të raportojnë Këshillit Komunal e më vonë edhe Kuvendit Komunal. Anëtarët prezent shqyrtuan dhe miratuan raportin e punës të drejtoratit për përcaktimin dhe pagesën e të hyrave publike dhe të drejtoratit të fondit  për punë komunale ndërtimore dhe banesore në administratën Komunale në Preshevë. Të dyja  raportet e punës janë shqyrtuar dhe miratuar nga ana e këshilltarëve komunal. Sipas kryetarit të komunës mbledhjet e këshillit komunal do të vazhdojnë edhe me tri raportet tjera të mbetura ku themelues është Kuvendi Komunal, Pikat e shqyrtuar dhe miratuara sot do të adresohen në Kuvendin Komunal.

 

Nazmi Hajredini zgjidhet kryetarë i OVL UÇPMB-së në Preshevë

 

Në kuvendin e tretë zgjedhor me unanimitet  dhe pa kundër kandidat Nazmi Hajredini është zgjedhur kryetar I OVL së UÇPMB-së në Preshevë .

kryetari i sapo zgjedh ka thënë se do të punojë me ndërgjegje e përgjegjësi , për udhëheqjen e këtij institucioni të lartë , gjithmonë duke respektuar statutin dhe programin e OVL së UÇPMB-së.

 

Me intonimin e himnit kombëtar dhe me një minutë heshtje për dëshmorët e rënë, ka nisur të dielën kuvendi i tretë zgjedhor i OVL së UÇPMB-së në Preshevë. Pas konstatimit se në sallë gjendeshin 32 delegat ,nisën procedurat për zgjedhjen e kryetarit të OVL së UÇPMB-ës dhe këshillit drejtues. Komisioni bërë të ditur se kandidaturën e kishte paraqitur vetëm ish kryetari Nazmi Hajredini , por në kuvend u tha se delegatët mund të paraqesin edhe kandidaturat e tyre.

Por pasi të gjithë u akorduan , pas hedhjes në votimin me 32 vota pro , asnjë kundër dhe asnjë abstenim Nazmi Hajredini u zgjodh kryetar i OVL së UÇPMB-së në Preshevë.

Kryetari i sapo emëruar duke falënderuar kuvendarët tha se këtë institucion të lartë dhe me vlera kombëtare do të udhëheq konform statutit dhe programit të organizatës.Ndërkaq kuvendi ka zgjedhur edhe 21 delegat , duke përfshirë të gjitha vendbanimet e komunës së Preshevës.

Nazmi Hajredini menjëherë pas përfundimit të luftës , më 17 janar të viti 2004 , ishte emëruar kryetar i shoqatës për ruajtjen dhe kultivimin e vlerave njerëzore dhe kombëtare, e cila më pas u shndërrua në OVL e UÇPMB-së.

 

Ragmi Mustafa jemi të zhgënjyer për propozimin që Daçiç të kandidojë për çmimin Nobel të paqes

 

Kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa gjatë një intervistë  për televizionin shqiptar A1 report është shprehur i zhgënjyer nga propozimi i kryeministrit serb Ivica Daçiç për çmimin Nobel të paqes.

Mustaf ka thënë se shqiptarët e Luginës mbështesin kryeministrin kosovar Hashim Zhaçi i cili ka bërë shumë për Kosovën e pavarur , por nuk të mbështesin pasardhësin e Miloshevoçit i cili ka kryer gjenocid në Kosovë dhe vendet tjera të ish Jugosllavisë.

 

Kryetari i PDSH njiherit i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa, duke folur për situatën e përgjithshme në Luginë , në televizionin  A1 Report në Shqipëri , ka thënë se propozimi i kryeministri serb për çmimin bobël të paqes ka zhgënjyer të gjithë shqiptarët e Luginsë së Preshevës. Për Mustafën , një personalitete si Daçiç nuk duhet të jetë në atë listë , pasi ai ka qenë pararendësi i Milosheviçit i cili ka kryer gjenocid në Bosnjë , Kroaci e Kosovë. Ndërkaq sa i përket kryeministri Thaçi, Mustafa ka thënë se kryeministri Kosovar  ka mbështetjen e plotë të shqiptarëve në Luginë për këtë çmim , pasi është një personalitet që ka bërë mjaft për republikën e Kosovës, duke filluar nga lufta e UÇK-ës e deri tek shpallja e pavarësisë.

Por çfarë do të thotë për kryetarin Mustafa kandidimi Daçiçi , apo edhe fitimi i këtij çmimi për paqe.Kryetari Mustafa në emisionin e gazetarit Artur Nura , ka folur edhe për unitetin e faktorit politik shqiptarë në Luginë , duke u nisur nga referendumi i 1 dhe 2 marsit 1992 , lufta e ushtrisë çlirimtare për Preshevë , Bujanoc dhe Medvegjë , bojkoti i regjistrimit të popullsisë e deri tek platforma e përbashkët politike e viti 2006. Ky unitet sipas Mustafës pritet të jetë edhe për zgjedhjet parlamentare  pasi me këtë shqiptarët dëshmojnë pjekurin politike duke i bërë me dije edhe faktorit ndërkombëtarë se shqiptarët janë të diskriminuar skajshmërisht. ndërkaq në pyetjen se sa po bëjnë Shqipëria e Kosova për Luginën ,e sidomos fondin prej 100 mijë eurove , Musatafa , duke përshëndetur këtë nismë ka thënë se Lugina pret një fond zhvillimor serioz ,pasi për  kryetarin e Preshevës  qeveria serbe për serbët në Kosovë gjatë këtij viti ka ndarë 43 milion euro, e në anën tjetër ka shkurtuar buxhetet e tri komunave shqiptare. Në fund kryetari Preshevës ka thënë se qeveria e Kosovës çështjen e shqiptarëve të Luginës duhet që më këmbëngulësi ta shtrojë edhe në Bruksel ashtu siç po bënë Daçiç për serbët në Kosovë.

 

 

Maturanti preshevarë, Shpresim Sadiku zë vendin e parë në garat regjionale në Vlladicin Han

 

Shpresim Sadiku ka zënë vendin e parë në garat regjionale të matematikës në Vlladicin Han ku morën pjesë nxënës të dalluar të shkollave të mesme të Serbisë. Në bazë të rregullave të garave të matematikës Shpresimi garimin do ta vazhdojë në garat që do të mbahen në nivelin shtetërorë në Serbi.

 

Maturanti preshevarë, Shpresim Sadiku ka zënë vendin e parë në garat regjionale të matematikës të mbajtura të shtunën në Vlladicin Han. Në këto gara morën pjesë të nxënës të dalluar të shkollave të mesme të Serbisë. Shpresimi me talentin e tijë për matematikë mori maksimumin e poenave duke plotësuar njëqind për qind testin garues. Në bazë të rregullave të garave të matematikës Shpresimi garimin do ta vazhdojë edhe më tutje në garat që do të mbahen në nivelin shtetërorë në Serbi. Shpresim Sadiku nga arsimi I tijë fillorë e deri më sot ka zënë vendet e para në matematikë në gara të niveleve të larta shtetërore dhe ndërkombëtare.

 

Presheva Lions kthehet me suksese nga turneu ndërkombëtarë në Austri

 

Karateistët e KK Presheva Lions kanë lënë gjurmë suksesi në turneun ndërkombëtarë të karatesë në Austri. Në mesin e 600 garuesve ata u radhitën në vend të katërt.

 

Klubi i karatesë dhe Kick Boksit Presheva Lions  është kthyer ballë hapur nga turneu ndërkombëtarë ii karatesë Austri Champions Cup 2014. Karateistët e Presheva Lions në mesin e 18 shteteve të botës e 600 karateisteve arritën të tregojnë forcën e tyre dhe shpirtin luftarak duke u radhitur në vendet e katërta , gjashta dhe të shtata. Sipas trajnerit Rijad Ajeti në këtë turne ka qenë një garë e fortë , duke marrë parasysh edhe kushte që kanë klubet tjera evropiane për stërvitje.

Trajneri Ajeti thotë se ky sukses do të jetë motiv shtesë  për karateistët.Duek falënderuar të gjitha ata që ndihmuan shkuarjen e tyre në Austri , trajneri Ajeti apelon që ndihma të vazhdojë edhe më tej në mënyrë institucionale pasi këta djelmosha ajanë ambasadorët e Luginës.

Në turneun e karatesë Austria Champions Cup 2014 Presheva Lions ka shënuar këto rezultate.

Egzon Ajeti 57 kg vendi i katërt në lufta

Argjend Esati 52 kg vendi i katërt në lufta

Arianit Keka 52 kg vendi shtatë në lufta dhe

Hami Halimi u21 68kg vendi i gjashtë në lufta.

 

Kjo është hera e parë që një klub i karatesë merr pjesë në një turne ndërkombëtar , ku nga kjo garë për këtë klub tashmë janë hapur dyert dhe ata do të jenë edhe pjesë edhe të turneve tjera  Evropiane.

 

Dy shqiptar nga Maqedonia kapen me 138 kg marihuanë në Sërbi

 

Policia Serbe në kufirin Batrovci kanë gjetur 138 kg marihuanë, në një kamion me targa Maqedonase dhe janë burgosur dy shtetas Maqedonas. Sipas informatave jozyrtare, policët këtë kamion e kanë ndjekur nga kufiri Merdare nga ka hyrë dhe në Kosovë

 

Policia Sërbe në kufirin Batrovci kanë gjetur 138 kg marihuanë, në një kamion me targa Maqedonase dhe janë burgosur dy shtetas Maqedonas. Vlera e përgjtihshme e marihuanës ishte 600.000 euro dhe ishte e paketuar në 319 pako të cilat ishin të fshehura me mbështjedhës të drurit special të cilat shfrytëzohen për të mbajtur pëlhurën e kamioit. Të burgosur janë shtetasit e Maqedonisë me emrat Sevim A. dhe Ismail A. të cilët pas 48 orëve do të dërgohen deri tek prokurori kompetent në Sremska Mitrovica. Sipas informatave jozyrtare, policët këtë kamion e kanë ndjekur nga kufiri Merdare nga ka hyrë dhe në Kosovë.

RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch