Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 10 tetor 2012

RTP lajmet 10 tetor 2012

Qani Lutfiu, tërë jetën e tij është marrë me riparimin e makinerisë së bujqësisë. Por, ato kurrë nuk kanë fluturuar. Tani ai ka hedh një hap drejt makinerisë më të avancuar, e cila as që bëhet fjalë të ndërtohet vetëm nga një njeri. Qania ka thyer të gjitha barrierat duke bërë diçka të jashtëzakonshme e të mahnitshme. Ai ia doli të jetë njeriu i parë në Ballkan që ndërton vetë një helikopter. Nuk iu deshën as fabrikat e Eurokopter apo kompanive të tjera, por vetëm një çekiç dhe një palë pinca që ëndrra e tij të bëhej realitet.Më konkretisht bëhet fjalë për helikopterin Made in Presheva i cili shumë shpejt do të fluturoj mbi Luginë. Mbi 30 vite ai  është mjeshtër i përgjithshëm, por për asnjërën punë nuk ka mbaruar shkollë apo artizanat. Qaniu nuk është me profesion as fizikanët, as instruktor e as pilot, por ai thotë se është kuadër i “Skënderbeut”, duke iu referuar gjimanzit që ka mbaruar. Preshevari thotë se filloi ndërtimin e këtij mjeti fluturues nga vullneti dhe dëshira për të vënë në test trurin dhe kapacitetin e njeriut.
Një motor të makinës së prodhuar në, Republikën Demokratike të Gjermanisë, Qaniu e shëndrroi në fluturues. Është i ndërtuar prej çelikut elastik  dhe motori i tij është pa vajra, por me benzinë Helikopterin tashmë është në përfundim dhe Qaniut i ka kushtuar rreth 10 mijë euro dhe katër vjet punë. E përveç motorit dhe xhamit, të gjitha pjesët i ka ndërtuar vet.E për Qaniu edhe nata është ditë , pasi ai shpesh zgjohet në mes natë dhe idenë e tij e shëndrron në punë .Helikopteri Preshevar është testuar vetëm në lëndina pasi një komision i veçantë do të duhej ta testonte atë për siguri dhe cilësi ndërtimi, ndërsa Lutfiu mendon ta lerë në muzeun e tij, por thotë se do ta provoj dhe do ta shijoj kohën me krijesën e re. Lartësia e fluturimit ende nuk dihet, por Lutfiu ka mbjell farën e parë për një luftë të re, shkencore.

Helika e madhe e këtij helikopteri bashkë me zbrazëtinë mes helikave është 4 m e 30 centimetra e cila arrin të bëjë 500 rrotullime në minutë ndërsa e vogla tek bishti arrin në 1 minutë të bëjë më shumë se 1800 rrotullime, që do të thotë 30 rrotullime në sekondë.
Deri në ditën kurrë helikopteri të jetë i gatshëm të fluturojë do të arrijë peshën e 210 kg. Deri tani janë realizuar pjesa më e madhe e punimeve dhe kanë mbetur ca gjëra të vogla për ta ngritur në qiellin e Luginës së Preshevës helikopterin shqiptar.

 

———————————————

 

Nxënës jetim të Gjimnazit Skendërbeu në Preshevë sot kanë përfituar një ndihmë në mjete materiale. Për këtë mision humanitarë është përkujdesur bashkatdhetari ynë nga Norça Abedin Sahiti i cili është kryetar i xhamisë ASR nga Ingulshtadi i Gjermanisë. Z.Abedini për  RTP thotë se këto mjete janë grumbulluar nga turniri humanitar   që organizojnë xhamitë në jugun e Gjermanisë.

Edhe pedagogu i kësaj shkolle falëmderon mërgimtarët për këtë gjest bamirës.Këtë vepër humanitare e ka përshëndetur edhe drejtori i Gjimnazit Skenderbeu Abdurrahman Zylfiu

Aktivitet e tilla nga ana e mërgimtarëve tanë janë një vepër e çmuar, pasi misionet e tilla sadopak do të ndihmojnë familjet në nevojë.

————————————–

Presidenti serb, Tomislav Nikoliq, ka thënë se Serbia më mirë është të heqë dorë nga Evropa se sa nga Kosova. Në një intervistë për të përditshmen italiane Corriere dela Sera, para vizitës së tij në Itali, transmeton TCH. Ai ka theksuar se problemet e tij me politikanët e Kosovës nuk ekzistojnë në aspektin e takimeve të mundshme, duke përsëritur se kryeministri Hashim Thaçi, është nën hetim për tregti organesh dhe deri në mbylljen e tyre një takim me të nuk do të ndodhë. Nikoliq, përkundër kritikave të mëhershme, ka përsëritur se në Srebrenicë, ku janë vrarë rreth tetë mijë mysliman, e që sipas Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë ka ndodhur gjenocid, në fakt ka thënë presidenti nuk ka ndodhur gjenocid. “Në Srebrenicë nuk ka ndodhur gjenocid. Bëhet fjalë për një fajësi individuale të pjesëtarëve të kombit serb. Kuvendi serb e ka dënuar këtë krim, por nuk e ka thënë fjalën genocid. Asnjë serb nuk e pranon se në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid, kështu as unë”, ka thënë Nikoliq. Serbiadhe Italia kanë marrëdhënie të mira ekonomike dhe një nivel bashkëpunimi diplomatik mjaft të mirë.

—————————-

Ambasadorja turke në Kosovë, Songul Ozan tha të mërkurën se Turqia mbështet fuqishëm integritetin territorial të Republikës së Kosovës. Këto komente i bëri gjatë një vizite në Mitrovicë, ku u takua me kryetarin e komunës, Avni Kastrati.Ambasadorja Ozan, theksoi se nuk mund të flitet për ndarjen e Kosovës, meqë në një rast të tillë do të destabilizohej i gjithë rajoni.“Ne mbështesim integritetin dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës dhe jemi kundër çfarëdo ideje për ndarje”, tha ajo.

 

RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch