Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 11 Dhjetor 2012

RTP lajmet 11 Dhjetor 2012

Këshilltarët e kuvendit komunal kanë miratuar 30 pika të rendit të ditës. Si gjithnjë seanca ka nisur me tensione, por më pas  ka rrjedhur normalisht me pika e rendit të ditës.

Fillimisht është konstatuar dorëheqja e sekretarit të kuvendit, më pas është miratuar plani për mbrojtje nga vërshimet në ujërat e rendit të dytë  për vitin 2012 dhe është emëruar këshilli drejtues i fondit për qëllime humanitare .

Ndërkohë këshilltarët me një ritëm më të shpjet  për dallim nga seancat e tjera kanë kaluar  17 pika të rendit të ditës . Me vota edhe të opozitës janë miratuar këshillat drejtues dhe mbikëqyrës të shtëpisë së kulturës, Moravicës , qendrës për punë sociale ,shtëpisë së shëndetit , bibliotekës, OKF-ës dhe RTV Presheva.

Po ashtu këshilltarët kanë miratuar vendimin mbi ndryshimin e dhe plotësimin e vendimit të taksave të qëndrimit dhe taksave lokale komunale për vitin që po e lëmë pas.

Pika që është diskutuar në mënyrë unanime ka qenë ajo e grupit të këshilltarëve të UDSH-ës për ndryshimin  dhe emërimin e rrugëve , vendbanimeve dhe të shesheve në Preshevë. Pas diskutimeve u dhanë edhe propozimeve se kush do të jetë pjesëmarrës në komision i cili do të merret në mënyrë të detajuar me këtë iniciativë , e cila nga përvoja sidomos në Bujanoc tregon se do të ketë vështirësi ne realizim. Edhe pas këtij diskutimi pikat tjera kanë kaluar, si :

·        vendimi mbi çmimin mesatar në treg për metër katrorë të patundshmërive për vitin 2013,

·        vendimi mbi kompensimin për shërbimet të cilat i kryen administrata komunale,vendimi mbi kompensimin për mbrojtjen dhe përparimin e mjedisit jetësor ,

·        vendimi mbi kriteret dhе masat për përcaktimin e qirasë dhe kompensimin për rregullimin  e tokës ndërtimore.

Gjithashtu në vazhdimësi kanë kaluar :

·        Vendimi për  lirimin nga pagesa e tatimit në pronë për tokën bujqësore dhe asaj pyjore, pastaj

·        vendimi mbi kompensimin për shfrytëzimin e tokës ndërtimore,

·        vendimi mbi taksat e qëndrimit dhe taksat lokale komunale ,

·        vendimi mbi taksat administrative , postja mbi caktimin e normës së tatimit në pronë  të gjitha këto për vitin 2013.

Po ashtu këshilltarët një zëri kanë miratuar vendimin mbi ndryshimin e vendimit mbi sigurimin material të pjesëmarrësve të luftës  nacional çlirimtare të komunës sonë.

—————

Në mënyrë të organizuar nxënësit nga shkollat e mesme të tre komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë kanë vizituar disa nga objektet më të rëndësishme të qytetit të Beogradit. Parlamenti i Republikës së Serbisë ishte vendi  ku nxënësit u pritën nga kryetari i bordit administrativ,ministri i arsimit dhe drejtori i Trupit Koordinues. Ku dhe në mënyrë zyrtare iu ndanë stipendionet me vlerë prej 6000 dinarë nga Trupi Koordinues. Para nxënësve fjalën e mori  Zoran Babiq- kryetar i bordit i cili i uroi nxënësit për bursën e fituar dhe i uroi një arsim të mesëm sa më të mirë. Edhe ministri i arsimit të Serbisë i uroi nxënësit nga tre komunat për këto bursa të dhuruara nga Trupi Koordinues  duke shtuar që në të ardhmen përfitues të këtyre bursave të jenë ,më shumë nxënës. Zoran Stankoviq drejtor i Trupi Koordinues  i uroi nxënësve një arsim sa më të mirë,me shpresë që këto bursa sado pak të jenë ndihmë shtesë për vitin 2012-2013. Më pas tre nxënësve përfaqësues nga komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë iu ndanë këto bursat e fituara nga Trupi Koordinues, ku përparsi kishin nxënësit me sukses të mirë dhe jetim. Edhe kryeshefi për veprimtari Shoqërore Fadil Azizi falënderoi Trupin Koordinues për stipendionet  e dhuruara për 129 nxënësit nga komuna e Preshevës. Pas vizitës në Parlamentin e Serbisë nxënësit  vizitën e tyre e vazhduan në Kuvendin Komunal të Beogradit,dhe objektet tjera kulturore në këtë qytet

 ————–
Kryetari i Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë ka deklaruar në Novi Sad se është shumë e rëndësishme që në jug të Serbisë të zgjidhen të gjithë problemet ekonomike siç janë papunësia dhe investimet e munguara. Stankoviq gjatë vizitës në Universitetin e Novi Sadit dhe studentët nga Lugina e Preshevës që studiojnë në fakultetin e Novi Sadit, që janë bursistë të trupit Koordinues, ka thënë se është shumë e rëndësishme bashkëpunimi, dialogu dhe shoqërimi ndërmjet njerëzve që jetojnë dhe punojnë në një hapsirë duke theksuar se nëse kjo mungon, atherë vështirë që të arrihet politika e pajtimit dhe përparimi i një hapsire. Sipas fjalëve të tij, të rinjtë nga këto komuna, të cilët janë gjenerata e dytë që studiojnë në Universitetin e Novi Sdit, me diturinë e tyre dhe me punë, me siguri do të kontribojnënë zgjidhjen e problemeve ekonomike dhe një jetë më të mirë të të gjithë qytetarëve. Stankoviq ka thënë se këta studentë në të ardhmen duhet të angazhohen në strukturat shtetërore të Serbisë, pasi siç ka thënë ai, me diturinë e tyre dhe njohjen e gjuhës serbe dhe shqiptare, do të garantojnë një funksionim të mirë të punëve për të cilët edhe do të punojnë ata. Në Universitetin e Novi Sadit vitin e kaluar për herë të parë janë regjistruar më shumë se 30 studentë nga të tre komunat, si dhe në të njejtën kohë është hapur në Bujanoc edhe dega e Fakultetit ekonomik e Universitetit të Novi Sadit
————–
Marrëveshja për menaxhimin e integruar të kufirit po zbatohet pa probleme në dy vendkalimet kufitare me Serbinë në Merdarë dhe Jarinjë. Zëdhënësi i policisë së Kosovës, Baki Kelani tha për Radio Kosovën se gjatë natës dhe në orët e mëngjesit çdo gjë ka shkuar mirë dhe se marrëveshja po zbatohet pa asnjë problem. Në pikat kufitare në Merdarë dhe Jarinjë gjatë natës së mbrëmshme përveç kalimit të personave ka pasur edhe kalim ta mallrave komerciale
Pёrfaqёsuesja e lartё e Bashkimit Evropian pёr Politikё tё Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton, ka bërë të ditur se dialogu ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe atij të Serbisë, Ivica Daçiq, do të vazhdojë në janar. Barnosha Ashton ka theksuar se pret përparim të mëtejmë në dialog. Ajo në konferencë për media, pas përfundimit të takimit të Këshillit të Ministrave të Jashtëm të BE-së, nuk e ka komentuar caktimin e datës për fillimin e negociatave të Serbisë me BE-në
—————-

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zbogar ka thënë se Serbia dhe Kosova së shpejti do të fillojnë të komunikojnë direkt, pa ndërmjetësues dhe të zgjidhin problemet e tyre. Në një intervistë për Radio Kosovën, në ditën kur ka filluar zbatimi i marrëveshjes për menaxhim të integruar të kufijve, Zbogar ka thënë se përtej mosbesimit dhe shqetësimit të njerëzve bisedimet po japin rezultate. Ai ka përmendur Marrëveshjen për menaxhimin e integruar të kufijve për të cilën ka thënë se po i hap kufijtë. Megjithatë ai ka thënë se rreth çështjeve doganore mbetet të diskutohen disa modalitete në nivel ekspertëve. “Të dy kryeministrat ishin të etur për të ndryshuar këtë ‘status quo’ e cila është negative për Kosovën dhe Serbinë dhe përfundimisht jo e mirë për njerëzit sidomos ata që jetojnë në veri. Kështu që të dy liderët e kapën momentin dhe treguan pak lidership. Dhe tani kur flasim për raundin tretë të takimit ne po shohim disa rezultate”, ka theksuar ai. Ai ka folur gjithashtu me bindje se BE së shpejti do të jetë gati të filloj negociatat për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit me Kosovën

Mnistrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian kanë mbështetur integrimin e Ballkanit në BE, derisa disa nga ta, kanë folur për raportet mes Kosovës dhe Serbisë, raporton rel. BE-ja po ndërmjetëson në dialogun mes Kosovës e Serbisë, ndërsa sot, është përshëndetur nga BE-ja edhe nisja e zbatimit të njërës prej marrëveshjevemë të diskutueshme mes palëve, ajo e Menaxhimit të Integruar të Kufirit, apo IBM-së.
Baronesha Catherine Ashton, përfaqësuese e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, është shprehur për marrëveshjen para nisjes së takimit të shefave të diplomacisë së BE-së. “Jam shumë e lumtur që ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, kemi të hapura dy vendkalime që menaxhohen në mënyrë të përbashkët, që janë hapur sot”, u shpreh Ashton. Ashton raportoi për ecurinë e deritashme të dialogut që zhvillohet ndërmjet kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë Ivica Daçiq, të cilin e lehtëson ajo. Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle ka përgëzuar palët për nisjen e zbatimit të IBM-së.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch