Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 11 Janar 2013 – Kërcënimet serbe kan mbledhur sot këshilltarët e Kuvendit Komunal të Preshevës

RTP lajmet 11 Janar 2013 – Kërcënimet serbe kan mbledhur sot këshilltarët e Kuvendit Komunal të Preshevës

Seanca e Kuvendit Komunal të Preshevës-Pjesa e parë

Pjesa e dytë

————
Kërcënimet e udhëheqësve më të lartë të shtetit serb se do të hiqet apo rrënohet lapidari i dëshmorëve të UÇPMB-së në Preshevë, ka mbledhur sot këshilltarët e Kuvendit Komunal të Preshevës në seancë të jashtëzakonshme. Njëzëri që të gjitha partitë politike janë kundër këtyre kërcënimeve duke thënë se lapidary i dëshmorëve nuk provokon askend por identifikon popullin shqiptarë në Serbi. Kryetari Komunës së Preshevës Ragmi Mustafa tha se nuk ka pajtueshmëri që të largohet e as të zhvendoset. Kemi ne unitet që jemi të bashkuar të gjithë për të mbrojtur këtë monumentet. Kurse deputeti Riza Halimi nga ana tjetër tha se qeveria serbe po përdorë standarde të dyfishta dhe kjo nuk e çon askund. Edhe për kryetarin e UDSH-së Rahmi Zylfiu është e papranueshme zhvendosja e lapidarit në ndonjë vend të mbyllur siç propozon qeveria serbe. Nga ana tjetër për ti dhënë fuqi kuvendit të këshilltarëve shqiptarë që do të mbahet nesër Skender Destani propozoi se Kuvendi i Preshevës sot most ë nxjerrë asnjë vendim. Pas fjalimeve kryetari Grupit të Këshilltarëve të PDSH-së propozoi për një pauzë 30 minutëshe, e që do të shfrytëzohet për të dalë me neë qëndrim. E kryetarët e partive politike dhe të grupeve të këshilltarëve pas pauzës u kthyen me 3 konkluzione. Lapidari i Dëshmorëve të Kombit të UÇPMB-së është vendosur në qendër të Preshevës më 16 Nëntor.

Pas kërcënimeve të udhëheqësve më të lartë të shtetit serb se ai do të largohet mos me qef atëherë me dhunë, përfaqësuesit institucional dhe politikë të Luginës së Preshevës kanë tërhequr vërejtjen se nëse ndodhë neë gjë e tillë atëherë shteti kontribon në tensionimin e situatës.

KONKLUZIONET në shqip dhe anglisht:

Kuvendi Komunal i Preshevës në seancën e jashtëzakonshme të mbajtur më 11.01.2013 nxjerr këto konkluzione:

 

 

  1. Gjendja politike dhe e sigurisë e qytetarëve të komunës së Presheës është e lënduar dhe e rrezikuar nga deklaratat kërcënuese të krerëve më të lartë shtetëror të Serbisë.
  2.  Në bazë të Aktvendimit Kuvendit komunal 04 Nr. 352 – 30 të datës 02.04.2007 mbi caktimin e emërimit të Qendrës së qytetit të Preshevës “Sheshi i Dëshmorëve” Këshilltarët e Kuvendit Komunal mbështesin lokacionin e Lapidarit të Dëshmorëve të vendosur në këtë vend dhe i propozon shërbimeve të administratës komunale për përgaditjen e dokumentacionit përkatës.

3.      Këshilltarët e Kuvednit Komunal të komunës së Preshevës           mbështesin përfaqësuesit politik për vazhdimin e dialogut të filluar me përfaqësuesit e Qeverisë serbe nën patronatin e faktorit ndërkombëtarë.

Kryetarë

Dr Ramiz Latifi

————————————-

In support of Article 14, Paragraph 1, Point 30, of the Statute of Municipality of Presevo (Official Gazette of Pcinjski District Nr 26/08) and Article 66 of Regulation on the Work of Assembly (Official Gazette of City of Leskovac Nr 19/2012)

Municipal Assembly of Presevo, during an extraordinary meeting, has approved these:

CONCLUSIONS

  1. 1.      Political and security situation of citizens of municipality of Presevo is fragile and endangered by the threatening statements of the most senior Serbian state officials

 

  1. 2.      Based on the decision of Municipal Assembly 04 Nr 352 – 30 approved on 2 April 2007 about the determination of name of Centre of city of Presevo into “Square of Martyrs”, members of Municipal Assembly of Presevo support the erection of the monument of martyrs in this location and they propose to municipal administration services to prepare the necessary documentation.

 

  1. 3.      Members of Municipal Assembly of Presevo support their political representatives for continuation of the dialogue started with representatives of Serbian Government under the auspices of international community.

Speaker

Dr Ramiz Latifi

————————————————

Municipal Assembly of Presevo, in a meeting held on 2 April 2007, has adopted this:

 

Decision on determination of the name of a part of public space in the territory of municipality of Presevo

Article 1

The name of the part of public space in front of the building of Presevo municipality is determined to “Square of Martyrs”

Article 2

Department for urbanism, property-legal, inspection issues, municipal housing issues and protection of environment will be in charge of implementation of this decision

Article 3

The decision will come into effect after receiving of the consent from the Ministry for state and local self administration

Article 4

This decision is going to be published in the “Official Gazette of Pcinjski District”

Municipal Assembly of Presevo

Nr 04 352-30

In Presevo, 2 April 2007

SPEAKER OF ASSEMBLY

Dr Nazmi Arifi

  ———————————————————————————

Me njëher pas përfundimit të seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Komunës së Preshevës të mbajtur sot deri në orët e paditës, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇPMB-së në Preshevë e Bujanoc po ashtu ka mbajtur takim të jashtëzakonshëm me veteranët e luftës dhe familjarët e dëshmorëve së UÇPMB-së, rreth çështjes së lapidarit të dëshmorëve të vendosur përpara objektit të komunës së Preshevës. Sipas burimeve tona vendimi i nxjerrur nga takimi i sotëm nuk është bërë publike për opinionin ndërsa gjatë ditës së nesërme do të prezantohet përpara këshilltarëve të tri kuvendeve.

——————–
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd konsideron se çështja e lapidarit të diskutueshëm e vendosur në Preshevë është çështje e brendshme e Serbisë, duke i bërë thirrje qeverisë serbe për të gjetur një zgjedhje që do t`i kënaq të gjitha palët. Krerët e partive shqiptare në rajonin e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës thonë se çështja duhet të zgjidhet me legalizimin e monumentit. Mediat serbe kanë raportuar se ekziston mundësia që edhe ambasadorët e shteteve të huaja, të përfshihen për të zgjedhur problemin e paraqitur rreth memorialit që përmban emrat e 27 anëtarëve të UÇPMB-së të vrarë gjatë konfliktit të vitit 2001. I pyetur nëse planifikohet të mbahet një takim në mes ambasadorit të SHBA-s në Beograd, Michael Kirby, me liderët shqiptarë në Preshevë, zëdhënësi i ambasadës amerikane, Stephan Stark, ka thënë se ambasadori dhe zyrtarë e ambasadës mbajti takim të rregullt me zyrtarët qeveritarë dhe mbajnë kontakte me gjithë shoqërinë në Serbi. “Ne besojmë që çështja e lapidarit në Preshevë është një çështje e brendshme e Serbisë. Ne i mbështesim të gjitha ofertat që do të zgjedhin çështjen me dialog, brenda asaj që parashohin ligjet në Serbi dhe brenda institucioneve”, ka thënë Strak.
———————-
Forcat ushtarake dhe ato të Xhandarmërisë së Serbisë vazhdojnë me punimet për përfundimin e ndërtimeve të lapidarit gjigant në Komunë të Bujanocit. Ndërkohë që Kryeministri serb Ivica Daçiq ka kërkuar zhvendosjen e Përmendores së Dëshmorëve të UÇPMB-së në Preshevë, duke deklaruar për mediet serbe se “përmendorja nuk guxon të jetë halë në sytë e institucioneve shtetërore të Serbisë”, Xhandarmëria serbe tashmë ka bërë gati lapidarin gjigant mu në mes të vendbanimeve etnike shqiptare të Bujanocit për pjesëtarët e forcave militare e paramilitare serbe të rënë në luftë me shqiptarët në Kosovë dhe Luginë të Preshevës. Për këtë lapidar janë uzurpuar më se një mijë metra katrorë tokë, në pjesën mbi fshatin Lluçan në drejtim të fshatit Dobrosin. Portali PreshevaNEWS ka siguruar foto ekskluzive të këtij lapidari i cili gjatë tërë kohës mbrohet nga syri i publikut prej dhjetëra xhandarëve serb.

——————-
Arjeta Ibrahimi nga Tërrnoci i madh është arrestuar nën dyshimin se në mënyrë të kundërligjshme ka përfituar të holla në vlerë të 400, 1000 dhe 1500 eurove duke kontrabanduar viktimat Erkan Emini dhe Muharrem Selimi të cilët i ka transportuar përmes Serbisë e Hungarisë në shtetet perëndimore, por që të njëjtit janë kapur dhe janë kthyer sërish . Policia ka arritur ta arrestoj bosen e kontrabandimit me migrantët e Anamoravës, Arjeta Ibrahimin (1974) nga Tërrnoci i madh i Bujanocit. Prokurori i rastit Esat Ademi tha për agjencinë rajonale të lajmeve rajonipress se Arjeta Ibrahimi dyshohet për kontrabandim me migrantët e cila me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror u ka marrë viktimave Erkan Emini dhe Muharrem Selimit nga 400, 1000 dhe 1500 euro për t`i transportuar në perëndim nëpërmjet Serbisë dhe Hungarisë me destinacion shtetin e Austrisë. Sipas aktvendimit për zhvillimin e hetimeve e njëjta dyshohet edhe për falsifikim të pasaportave me viza të ndryshme të shteteve si Zvicër, Belgjikë e Gjermani. Prokurori Esat Ademi tha se Prokuroria Themelore e Gjilanit ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarën. Viktimat e këtij rasti kanë thënë në hetuesi se i kanë dhënë të holla të dyshuarës dhe kanë tentuar të dalin në shtetet ku e kanë pasur destinacionin, mirëpo janë kthyer nga policia e atyre shteteve mbrapshtë pasi kanë pasur viza fallso. Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Jetish Maloku tha për rajonipress se rajoni i Anamoravës kohëve të fundit është i theksuar sa i përket kontrabandimit me migrantët, por kjo prokurori dhe organet tjera hetuese janë të përkushtuara për ta luftuar këtë dukuri e cila luftohet me të madhe nga të gjitha shtetet e Bashkimit Evropian.
—————

Në Bruksel ka vazhduar edhe sot takimi i grupeve punuese të Kosovës dhe Serbisë, për të gjetur zgjidhje për hollësitë e implementimit të Marrëveshjes së IBM-it, gjegjësisht për doganat dhe mënyrën se si do të mblidhen ato në pikë kalimet kufitare. Bisedimet e zhvilluara në Bruksel midis grupit të ekspertëve nga Kosova dhe atyre nga Serbia, me ndërmjetësimin e Bashkimit Everopian, ka përfunduar mbrëmë pa ndonjë rezultat lidhur me çështjen e pagesës së taksave doganore për serbëve e veriut në dy kalimet kufitare në Jarinje dhe Bërnjake. Afati që lejonte serbët të importojnë mallra nga Serbia pa taksa doganore në dy pikat e përmendura në sasi prej 3.5 tonësh tashmë ka përfunduar. Ndryshe dialogu dje është zhvilluar prapa dyerve të mbyllura. Sipas zëdhënëses së përfaqësueses së BE për politikë të jashtme dhe siguri, Maja Kociançiq, ekspertët kanë diskutuar se në çfarë mase është zbatuar marrëveshja për Menaxhimin e integruar të kufirit që kishte nisur me 10 dhjetor të vitit të kaluar. Kurse për çështjen e taksës doganore për serbet nuk ka pasuar pajtim.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch