Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 11 korrik 2012

RTP lajmet 11 korrik 2012

U.D drejtorit të NP “Moravica” ka marrë pozitën e tij të re në udhëheqjen e kësaj ndërmarrje. Këtë ndërmarrje tash e tutje do ta udhëheqë Naser Sadiku. Për këtë ka vendosur KK i Preshevës në sëancën e mbajtur më 4 korrik, ku në bazë të marrëveshjes së koalicionit NP “Moravica” do ta udhëheqë kuadri nga radhët e RD-së.

Naser Sadiku fillimin e punës së tij e ka ndarë në 4 pika, në mënyrë që sado pak të evitohen problemet që janë në këtë ndërmarrje.

Sadiku gjithashtu kërkon edhe bashkëpunim me pushtetin lokal të Preshevës, ndërsa apelon edhe tek qytetarët në mënyrë që të shlyejnë borxhet që kanë në këtë ndërmarrje.

Qytetarë të shumtë në llogari të NP “Moravica” kanë borxhe të mëdha, duke bërë që puna në këtë ndërmarrje rë kryeht me probleme të mëdha, pasi që punëtorët i sigurojnë pagat e tyre nga të hyrat e veta vetanake.

—————————

Familja Sulejmani nga Presheva jeton ne kushte shume te veshtira per jetese. Kjo familje shtate anetareshe vite me radhe jeton duke u perballur edhe me semundjen e kryefamiljarit I cili renkon nga nje semundje e rende.Pervec kesaj ata nuk kane asnje te ardhur tjeter,dhe cdo dite duhet te përballen me problemet e natyrave te ndryshme.

Sipas kryrefamiljarit Shukri Sulejmani gjate gjtihe ketyre viteve nuk I ka ndihmuar askush,andaj ndjehet I zhgenjyer nga jet ate cilen e jeton.

Kesaj familje qe dita dites po ballafaqohet me veshtiresi kesaj here e  ka pare te udhes ti dale ne ndihme qenrda solidariteti dhe avancimi.

Veq kësaj Kryetari kësaj shoqate bën apel tek gjithë qytetarët që ti ndihmojnë kësaj familje në nevojë.

Kjo shoqate humanitare  ndihmon familjet ne nevoje e shpesh here duke i bere me kulm mbi koke.

 

Ekspozita e luleve dhe parqeve nga evropa, është mbajtur në shtëpinë e kulturës në Preshevë. Në ekspozitë janë paraqitur qindra fotografi të parqeve dhe lulishteve nga kopshtet mbretërore të Belgjikës dhe Holandës.

 

Në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë, është mbajtur ekspozita e luleve dhe parqeve nga europa. Ekspozitën e ka mbajtur bashkatdhetari Ridvan Salihu, i cili jeton dhe punon në Belgjikë. Peisazhet dhe fotografitë e bukura nga vende të shumta europjane janë paraqitur para të interesuarve të Preshevës, ku një numër i qyetarëve përcollën fotografitë e parqeve të shumta apo lulishteve të vendeve më të njohura europjane. Ridvan Salihu, thotë se këtë punë e bënë me mjaftë përkushtim të madhë dhjetë viteve të fundit, ndërsa ishte i kënaqur që iu dha rasti që edhe në vendlindjen e tij të organizojë këso llojë ekspozite ashtu si ka organizuar me bashkëpunëtorët e tij në evropën perëndimore.

Salihu thotë se idet me peisazhe dhe fotografi të bukura që i kanë përgatitur nga parqet apo lulishtet më të njohura nëpër shtete të ndryshme si nga Belgjika, Holanda, Gjermania, Zvicrra dhe Franca janë të paraqitura në ekspozitë. Këto fotografi janë të realizuara nga kopshtet Mbretërore të Belgjikës dhe Holandës si dhe kopshte të ndryshme ku brenda muajit vizitohen me qindra mijëra apo edhe me miliona visitor.

Në ekspozitën e luleve dhe parqeve nga europa janë paraqitur mbi 300 fotografi, ndërsa kjo në Preshevë është organizuar për herë të parë, kurse Salihu thotë se edhe viteve të tjera do të mundohet të mbajë eksozitë ku do të prezantohen me mijëra fotografi nga parqe të europës.

Po vazhdojnë bisedimet për koalicionin qeverisës në Serbi. Mediet serbe në ndërkohë kanë publikuar listën me emrat e mundshëm të qeverisë së re. Ata janë:

Kryeministër – Ivica Daçiq (SPS)

Nënkryetarë të  Qeverisë  – Jovan Kërkobabiq (PUPS) dhe Suzana Grubjeshiq (URS)

 

Ministër i Punëve të Brendshme – Ivica Daçiq (SPS)

Ministër i Punëve të Jashtme  – Leon Kojen

Ministër i Mbrojtjes – Aleksandar Vuçiq (SNS)

Ministër i Drejtësisë  – Nikola Selakoviq (SNS)

Ministër i Energjetikës – Zorana Milanoviq (SNS)

Ministër i Tregtisë (të brendshme e të jashtme) – Velimir Iliq (NS)

Ministër i Kulturës – Radoslav Lale Pavloviq (SNS)

Ministër i Bujqësisë – Goran Knezheviq (SNS)

Ministër i Arsimit – Zharko Obradoviq (SPS)

Ministër i Infrastrukturës – Milutin Mërkonjić (SPS)

Ministër i Shëndetësisë – Slavica Gjukiq Dejanoviq (SPS)

Ministër i Rinisë dhe Sporteve – Branko Ruzhiq (SPS)

Ministër i Punës dhe i Politikës Sociale – Milan Kërkobabiq (PUPS)

Ministër i Ekonomisë dhe Financave – Mlagjan Dinkiq (URS)

Ministër i Punëve i Zhvillimit rajonal dhe administrimit lokal – Verica Kalanoviq (URS).

Qeveria pritet t’i ketë 15 ministri dhe dy zv/kryeministra

RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch