Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 11 Mars 2013

RTP lajmet 11 Mars 2013

Ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Edmond Panariti, ka paralajmëruar një vizitë në Beograd, ndërkaq vizita e tij do të ketë për qëllim inkurajimin e bisedimeve  Prishtinë – Beograd të ndërmjetësuara nga Brukseli, si dhe për situatën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Edmond Panariti, ka paralajmëruar një vizitë në Beograd, e cila do të realizohet brenda muajit mars. Në një intervistë dhënë agjencisë shtetërore të lajmeve (ATSH), kreu i diplomacisë shqiptare ka folur për situatën e tensionuar në Maqedoni, bisedimet Prishtinë – Beograd të ndërmjetësuara nga Brukseli, si dhe për situatën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Ai ka vlerësuar se garanci e vetme për ecurinë dhe rezultatet e dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, janë zbatimi i marrëveshjeve të ndërmjetësuara nga BE-ja dhe posaçërisht Marrëveshja në menaxhimin e integruar të kufijve midis dy vendeve. “Ne përshëndesim dhe mbështesim dialogun tashmë të institucionalizuar midis dy vendeve sovrane. Madje jemi të inkurajuar edhe nga fakti se kjo po ndodh në nivelet më të larta të hierarkive shtetërore dhe institucionale përkatëse, si rruga e vetme për arritjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme edhe për veriun e Kosovës. Ky dialog duhet të vazhdojë, duke respektuar integritetin territorial dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës, duke shmangur që në embrion çdo përpjekje që kërkon enklavizim të Kosovës, gjë që do të prodhonte një situatë të pashpresë dhe vatër permanente tensioni dhe konflikti sipas modelit të Bosnjës”, ka thënë Panariti, transmeton Koha Ditore. Sipas tij, enklavizimi nuk është në interes të Kosovës dhe as të Serbisë dhe për më tepër as në interes të paqes, stabilitetit dhe progresit në Ballkan.
——————

Shqiptarët nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja duhet të kontrollojnë mallrat në doganën e vendkalimit kufitar Konçul – Dhe i Bardhë në komunën e Bujanocit  ashtu siq i kontrollojnë serbët në Kosovë ku dhe do të jenë pjesë e fondit të doganave  ka thënë kreu i LPD Jonuz Musliu . Ai ka thënë se edhe policët duhet të jenë nga ana e Luginës e jo të sillen nga qytetet tjera të Serbisë.

Lideri i Lëvizjes së Progresit Demokratik pas përfundimit të seancës së tre kunvedeve shqiptare të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, ka thënë se rezoluta do ti dërgohet Qeverisë së Beogradit, bashkësisë ndërkombëtare dhe Qeverisë së Kosovës, dhe ndër të tjerash, kërkon që shqiptarët nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja të kontrollojnë mallrat në doganën e vendkalimit kufitar Konçul – Dhe i Bardhë në komunën e Bujanocit. “Kërkojmë reciprocitet që i kanë serbët e veriut të Kosovës, e kjo do të thotë se sikur ata që kontrollojnë doganat në veri të Kosovës, ashtu edhe ne kërkojmë që shqiptarët ti kontrollojnë mallrat në vendkalimin kufitar Dheu i bardhë” ka thënë Musliu. Ai ka thënë se në hapsirat e Komunës së Preshevës dhe Bujanocit të mos jenë më prezent forcat speciale të policisë, por vetëm policia multietnike. “Kërkojmë që edhe policia kufitare në Komunën e Preshevës drejt Maqedonisë të jetë e përfaqësuar me policë nga Presheva dhe Bujanoci, siç ka qenë më herët, e jo me policë që sillen nga vendet tjera” ka thënë Musliu.
—————

Në prag të takimit të sotëm të kreut shtetëror serb me shefen e diplomacisë së BE në Bruksel, Ketrin Eshton, kryeministri Serb Ivica Daçiç ka thënë se ka ardhur ai momenti që me partnerët evropian të bisedohet hapur dhe sinqerisht edhe për vazhdimin e integrimeve të mëtejshme evropiane”.Por Daçiç ka thënë se “nuk mund të pranojë asgjë që nuk e siguron funksionimin dhe ekzistencën e serbëve dhe të bashkësisë serbe në Kosovë.

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq ka paralajmëruar në prag të takimit të sotëm të kreut shtetëror serb me shefen e diplomacisë së BË në Bruksel, Ketrin Eshton, se pas këtij takimi mund të jetë më e qartë nëse është e mundshme të gjendet zgjidhja për bashkësinë serbe në Kosovë dhe ka cekur se Serbia për hir të datës do të heq dorë nga politika e vet dhe zgjidhja kompromise që ofron, transmeton rtk. Në intervistën për “Veçernje novosti”, Daçiq ka thënë se “nuk mund të pranojmë asgjë që nuk e siguron funksionimin dhe ekzistencën e serbëve dhe të bashkësisë serbe në Kosovë. “Prishtina po i hedh poshtë propozimet tona për Bashkësinë e komunave serbe, por as ne nuk do të pranojmë asgjë nën këtë. Nuk pajtohemi që bashkësia serbe ekskluzivisht të fitojë të drejtën e organizimit të shfaqjeve folklorike dhe të botojë buletine. Do të insistojmë në autorizimet ekzekutive dhe këtë krejt qartë do t’ua themi edhe zyrtarëve në Bruksel”, ka thënë ai. Sipas tij, Serbia për hir të marrjes së datës nuk do të heq dorë nga politika e vetë dhe zgjidhja kompromise që ofron. Sipas kryeministrit serb, “ka ardhur ai momenti që me partnerët evropian të bisedohet hapur dhe sinqerisht edhe për vazhdimin e integrimeve të mëtejshme evropiane”. Të gjithë duhet ta kenë plotësisht të qartë, ka theksuar Daçiq, se Serbia nuk do t’i ndryshojë qëndrimet që në verë ta marrë datën për nisjen e negociatave për anëtarësimin në BE. “Kjo assesi nuk nënkupton se po heqim dorë nga rruga evropiane e Serbisë, sepse Serbia abolutishtë e ka merituar datën”, ka nënvizuar pos tjerash kryeministri Daçiq.

————-

Christoph Heusgen – këshilltari special për Marrëdhënie Ndërkombëtare i Kancelares Angela Merkel – në shkurt të këtij viti ia ka dorëzuar nënkryetarit të Qeverisë së Serbisë, Aleksandar Vucic, marrëveshjen kornizë ku parashihet që “të respektohen  të gjitha bashkësitë nacionale në Serbi dhe të garantohet  mbrojtje për të gjitha të drejtat e tyre në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare, veçanërisht nëpërmjet promovimit të arsimit, kulturës, fesë, dhe gjuhës së komunitetit nacional”.

Versioni i punës për marrëveshjen kornizë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të cilën e ka parë ditorja serbe Danas, ndër të tjera parasheh që “të respektojë të gjitha bashkësitë nacionale (pakicat) në territorin e vet (si në Kosovë ashtu edhe në Serbi), të garantojë mbrojtje për të gjitha të drejtat e tyre në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare, veçanërisht nëpërmjet promovimit të arsimit, kulturës, fesë, dhe gjuhës së komunitetit nacional”. Danasi nga shumë burime e ka konfirmuar vërtetësinë e përmbajtjes së këtij dokumenti, të cilin Christoph Heusgen – këshilltari special për Marrëdhënie Ndërkombëtare i Kancelares Angela Merkel – në shkurt të këtij viti ia ka dorëzuar nënkryetarit të Qeverisë së Serbisë, Aleksandar Vucic, gjatë qëndrimit të këtij të fundit në Berlin. Siç kanë sqaruar jozyrtarisht për Danas, versioni i punës së marrëveshjes për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë nuk ka të bëjë me dinamikën dhe përmbajtjen e negociatave në Bruksel, edhe pse në mesin e tyre ka ngjashmëri, sidomos kur është fjala menaxhimin e integruar të kufirit, zyrës për ndërlidhje etj. Versioni i punës për normalizimin e raporteve parasheh që “të dy palët të futen në negociata për caktimin e pikëkalimeve të reja kufitare, si dhe në përmirësimin transportit rrugor, ajror dhe hekurudhor midis dy territoreve”. Sipas dokumentit, të dyja palët duhet “reciprokisht të zotohen për të ngritur zyra ndërlidhëse në selitë e qeverisë” dhe se “do të kërkojnë bashkëpunim ndërkufitar ndërmjet komunave dhe komuniteteve, nxitje të vëllazërimit të komunave dhe marrëdhënieve reciproke, për të lehtësuar lirinë e lëvizjes në mes të komuniteteve fqinje” – në mënyrë që të “reduktohen barrierat”. Në një prej dispozitave është parashikuar që secila palë “të respektojë të gjitha bashkësitë nacionale (pakicat) në territorin e vet, të garantojë mbrojtje të të gjitha të drejtat të tyre në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare, veçanërisht nëpërmjet promovimit të arsimit, kulturës, fesë, dhe gjuhës së komunitetit nacional”. Këtu përmenden “organet e zgjedhura në mënyrë demokratike të pakicave kombëtare ose forma të tjera të përfaqësimit të tyre në të dy anët, të cilat duhet të kontribuojnë në zgjidhjen e çështjeve praktike të mbrojtjes së pakicave kombëtare.

——————-

Përmes  mjet kopjeve ju mund të ndihmoni fëmijët me aftësi të kufizuara në Preshevë . afër stacionit të autobusëve  zyra e Shoqatës së Prindërve dhe Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara ku për mes kësaj forme të gjithë qytetarët edhe kryejnë obligimet e veta por edhe ndihmojnë këtë shoqatë.

Gjithë ata që dëshirojnë të ndihmojnë fëmijët me aftësi të kufizuara në Preshevë kanë mundësinë që nëpërmjet kopjeve të dokumenteve të tyre ti ofrojnë mundësi të ndryshme për t’a lehtësuar sa do pak problemet e tyre. Nga një shkruti i këtij viti është hapur kjo  zyrë e Shoqatës së Prindërve dhe Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara afër stacionit të autobusëve madje hapjen e kësaj  zyre e ka ndihmuar Dega e Bashkësisë Islame në Zvicër e posaçërisht bashkatdhetari jonë me punë të përkohshme atje Xhelil Xhelili nga fshati Strezoc. Qëllimi i hapjes së kësaj zyre është mundësia  shërbimeve të ndryshme administrative të prindërve të këtyre fëmijëve është shprehur kështu për Radiotelevizionin Presheva Isuf Ahmeti.Gjithë qytetarët e  komunës sonë kanë mundësinë që ti ndihmojnë këta fëmijë në forma të ndryshme, potencon veç tjerash zoti Sadriu.Përndryshe kjo zyrë numëron gjithsej 28 fëmijë me aftësi të kufizuara.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch