Home » Lajme » RTP lajmet 11 nëntor 2011

RTP lajmet 11 nëntor 2011

Komuna e Preshevës për mes zyrës për zhvillim ekonomik lokal do të aplikoj më dy projekte në ministrin e ekonomisë dhe zhvillimit regjional proporcional. Këtë e ka konfirmuar kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa pas konferencës të organizuar nga ministria ekonomisë. Konferenca është mbajtur në Beograd ndërsa kanë marrë pjesë kryetarët e komunave më të pazhvilluara dhe koordinatorët e zyrave për zhvillim ekonomik lokal të cilët hartojnë aplikacione në konkurse të ndryshme për të përfituar projekte. Ndërkaq sipas kryetarit Mustafa me rëndësi të veçantë është se plani investiv nacional vitin e ardhshëm do të vazhdojë me buxhet të caktuar. Megjithatë komuna jonë do të konkurrojë në këtë konkurs , dhe në përfundim e sipër janë dy projekte prioritare të cilët do të dërgohen gjer më 15 dhjetor. Siç mëson RTP dy projektet prioritare do të jena ndërtimi i parkingut 2 katesh me konstruksion metalik që do të jetë tek ish tregu i gjelbër dhe projekti tjetër kanalizimi fekale në bashkësinë lokale Bushtran .Që të dy projektet kapin vlerën e 1 milion eurove.
——————
Mbrëmë në Shtëpinë e Kulturës Abdulla Krashnica u hap edicioni i tetë i Festivalit Ditët e Komedisë shqiptare Presheva 2011 ku shfaqja e parë ishte Cubi i Kukurrecit nga Tetari Kombëtar i Kosovës, komedi kjo në regji të Ilirjana Arifit.Në hapjen e Festivalin të mbrëmshëm fjalën e morën Kryetari i Komunës Ragmi Mustafa dhe Drejtori i Shtëpisë së Kulturës Naser Nuredini. Edhe Drejtori i Shtëpisë së Kulturës Naser Nuredini falemideroi të gjithë të pranishmit sallë dhe i uroi mirëseardhje në Festivalin Ditët e Komedisë Shqiptare Presheva 2011. Kjo komedi nën regjinë e Ilirana Arifit dhe e autorit Rushit Ramabaja është ndërtuar me motive të traditës popullore shqiptare,regjisorja e komedisë Cubi i Kukurecit shprehet e kënaqur për sa i përket pritjes së komedisë nga publiku Preshevar. Në komedinë “ Cubi i kukurrecit” luajtën aktorët e mirënjohur të Tetarit Kombëtar të Kosovës ku gjithashtu u ndanë të kënaqur me pritjen që ua kishin bërë atyre. Ndërkaq pjesëmarrëse në festivalin e Mbrëmshëm ishte edhe drejtoresha e Teatrit Kombëtar të Kosovës Burbuqe Berisha e cila kishte vite pa ardhur në festivale të tilla dhe pa e parë skenën e Teatrit të Preshevës dhe ishte e kënaqur që ishin të ftuar në Festivalin Ditët e Komedisë Shqiptare Presheva 2011. Ndërsa sonte me fillim prej orës 19 30 publiku Preshevar do të ketë rastin ta ndjek Komedin, Për Pushtet Jap nga Teatri i Qytetit Tetovë ,Regjia dhe teksti Grupi.
—————-
Të nderuar qytetarë, ju njoftojmë se familja e Dëshmorit të Kombit Eqrem Shefqet Hoxha nga Prizreni i rënë gjatë luftës së lavdishme të UÇPMB-së të vitit 2001,këtyre ditëve është duke përjetuar ditët më të vështira që prej rënies në altarin e lirisë të djalit të tyre Dëshmorit Eqrem Hoxha pasi djali i tyre pra, vëllau i Dëshmorit të kombit është në gjendje shumë kritike për jetë a vdekje nga një sëmundje e rëndë e diagnostifikuar /tumori në kokë/. Familja e Dëshmorit përveç që po përjeton dhëmbje nga sëmundja e djalit të tyre është edhe në gjendje të vështirë ekonomike dhe nuk mund t’ia dalë vet që ti mbulojë shpenzimet për intervenimin kirurgjik që do ti bëhet në spitalin e Tiranës. Andaj kërkojmë nga ju vëllezër dhe motra që si gjithmonë edhe kësaj here ta tregojmë solidaritetin tonë, ti ndihmojmë dhe ta përkrahim familjen e Dëshmorit, fundja ja kemi borxh sepse ai dha jetën për Luginën e Preshevës e ne së paku ta ndihmojmë familjen e tij në këto ditë të vështira . Të gjithë të interesuarit që kanë shprehur dëshirë që ta ndihmojnë këtë familje ta bëjnë këtë përmes zyrave të OVL-së në Preshevë dhe Bujanoc
——————
Filmi “Zakonisht” prezanton Preshevën në ditët e Ballkanit që mbahet prej 6-13 Nëntor 2011 ne Mynih të Gjermanisë, kurse filmi “Lufta” prezenton Kosovën. Me filmin “Zakonisht” të regjisorit Kastriot Saqipi i cili do të jetë prezent në Gjermani, debatin për këtë film do ta përqëndrojn në temën deri sa i tërë ballkani është orientuar të futet në Europë, Presheva jonë mbetet e harruar dhe ballkanasit nuk dojn ta përmendin as si term gjeografik, vall mos ka harru Ballkani diçka të vlefshme mbrapa e don të shkoj në Europ, ne si ZAKONISHT do ti themi STOP. Nikoqir i Ditëve të Ballkanit për vitin 2011 është zonja Minister Emilia Müller e Gjermanisë, ku merr pjesë Doris Pack (deputete në kuvendin evropian, dhe shefja e komisonit vëzhguse në zgjedhjet në Bosne, Kosovë dhe Shqipëri si dhe marrin pjesë persona nga bota e modës, Autor dhe Regjisor te cilët kanë fituar çmime shumë të larta botërore.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch